Home Mesazhi 1 Festa 2000 Vjeçare

Festa 2000 Vjeçare

Pashkët janë festuar në Shqipëri për 20 shekuj

Krishtërimi është feja më e vjetër në Shqipëri që ekziston sot. Rrënojat e kishave në mbarë vendin dëshmojnë qartë për një gjë të tillë. Por sa e vjetër është feja e krishterë në vendin tonë? Është e qartë se themelet e krishtërimit në Shqipëri janë hedhur nga vetë apostujt e Jezus Krishtit.

Besimi në Krishtin është predikuar për herë të parë në Evropë nga shën Pali, i cili predikoi “gjer në Illiri” sipas Dhiatës së Re. Egzistenca e rrugës romake ‘Via Egnatia’ që kalonte përmes Shqipërisë, të bind që predikuesit e parë të krishterë duhet të kenë përhapur lajmin e tyre në brendësi të Shqipërisë ndërsa udhëtonin në drejtim të Romës.

Historiani Farlati shkruan për kishën e Durrësit, se ajo është më e lashta në Shqipëri, dhe se u themelua prej apostullit Pal ndërsa ai po predikonte në Iliri dhe në Epir. Thuhet se në vitin ‘59 të shekullit e parë, kishte 58 familje të krishtera në Durrës.

Francezi Lavardin, historian i Skëndërbeut, duke shkruar në vitin 1576 për antikitetet e Dukagjinit në malësitë e Shqipërisë, tha: “Në pjesën e brendshme të kësaj krahinë shihen disa shënime apo dëshmi prej të cilave është e dukshme se Shën Pali, Apostulli i predikoi popullit Ligjin e Birit të Perëndisë.”

Është plotësisht e mundur që Pali të ketë vizituar edhe Shqipërinë e Jugut. Duke i shkruar Titit, Apostuli Pal thotë: “Shpejto të vish tek unë në Nikopol, sepse atje vendosa të dimëroj”. Ndonëse në atë kohë, kishte disa qytete me emrin “Nikopol”, ka arsye të forta për të besuar që Pali po bënte fjalë për Nikopolin e Epirit.

Ky ishte një qytet kryesor i Epirit, i lidhur me rrugën Egnatia edhe me Durrësin me një rrugë që kalonte përmes Butrintit. Ndërkohë qendrimi në Shqipëri i Titit, bashkëpuntorë i Palit, nuk dyshohet aspak. Gjatë burgimit në Romë, Pali shkruan se Titi kishte shkuar në Dalmaci, një krahinë e Ilirikut.

Ka dëshmi edhe për predikimin e apostullit Andrea në afërsi të Shqipërisë, pasi shën Gregori i Nazianizit në vitin 380 pas Krishtit, e lidh emrin e tij me Epirin.Duke konsideruar se sa e hershme është krishterimi në vendin tonë, na lind një keqardhje që pushtimet e mëvonëshme si dhe lufta ideologjike ka penguar lulëzimin e besimit te ne.

Më të vërtetë, sot është një ditë e mirë për popullin tonë të rizgjojë besimin ndaj Shpëtimtarit të kombeve. «Si do të shpëtojmë ne, nëqoftëse e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh?» Bibla.

Previous articleAi është gjallë!
Next articleDy Pashkë?

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments