Home Jehona 24 Edukimi fetar i domosdoshëm

Edukimi fetar i domosdoshëm

Një fjalë me vend

Unë nuk besoj që i është dashur asnjë brezi fëmijësh të ndeshin tundimet dhe të këqijat të cilat i ndeshin sot djemtë dhe vajzat tona. Fëmija sot është i ekspozuar ndaj shumë gjerave të këqija. Mbrojtja më e mirë kundër këtyre gjërave është besimi te Zoti.

Unë e di se tani jetojmë në një kohë kur besimi është përsëri i lejuar. Por problemi është se shumica e atyre që janë prindër sot janë rritur në kohën e sistemit ateist dhe ata nuk janë në gjendje t’u japin edukim fetar fëmijëve të tyre sepse as ata vetë nuk morën mësim fetar kur ishin të vegjël.

Prandaj, u bëj thirrje prindërve të gjejnë kisha të mira ku fëmijët e tyre do të marrin edukim fetar. Personalisht, unë i çoj fëmijët e mi në një kishë ungjillore, ku e di që fëmija im do të mësojë vlera të mira dhe do të njihet me Jezu Krishtin.

Nëqoftësë Krishti është në zemrat e fëmijëve ata do të kenë fuqi të kundërshtojnë tundimin dhe të refuzojnë të keqen. Por nqs femijëve u mungon udhërrëfyesi i brendshëm si do të jenë në gjendje të kuptojnë rrugën e mirë?

Nëse ne, prindërit, i lejojmë fëmijët që të rriten pa këtë njohuri të Perëndisë, i shërbejmë jo vetëm paditurisë dhe mosbesimit, por edhe shkatërrimit të tyre. Është detyrë solemne e të gjithë prindërve të sigurojnë që fëmijët e tyre të mësojnë për Perëndinë.

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments