Home Mesazhi 1 Dy Pashkë?

Dy Pashkë?

Me qindra miliona njerëz marrin pjesë në festën e Pashkës nëpër botë. Por ndodh shpesh që të festohet Pashka në dy data të ndryshme.

Përse?

Kishat ortodokse në përgjithësi përdorin kalendarin Julian, ndërsa katolikët dhe protestantët përdorin atë Grigorian. Metodat për të llogaritur datën e Pashkës ndryshojnë. Kështu Pashkët festohen në të njëjtën ditë për të gjithë krishterët vetëm çdo tre-katër vjet.

Vitet e tjera, Pashka ortodokse vonohet një, katër ose pesë javë pas datës katolike. Janë bërë disa përpjekje për të bashkuar datat e Pashkës. Që nga viti 1965, Këshilli Botëror i Kishave e ka diskutuar këtë temë herë pas here.

Në 1997, Këshilli Botëror i Kishave dhe Këshilli i Kishave të Lindjes së Mesme sponsorizuan një mbledhje në Halep të Sirisë.

Ata nxorën përfundimin që një datë e re, e bashkuar, nuk do të funksiononte, sepse disa rryma do ta hidhnin poshtë datën e re, dhe si përfundim do të kishim më shumë data për Pashkët sesa kemi sot.

Previous articleFesta 2000 Vjeçare
Next articleFjalët e fundit

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments