HomeJehona 22DUKE SYNUAR MEDALJEN E ARTË

DUKE SYNUAR MEDALJEN E ARTË

Brajan Klei fitoi një medalje të argjendtë në Lojrat Olimpike të 2004-ës dhe tani kërkon të fitojë të artën në Beijing. Ai ka bërë një rrugë të gjatë nga vitet rebele dhe plot telashe të adoleshencës për t’u bërë një atlet i suksesshëm. Një model i vërtetë, Brajan tani siguron një mundësi për studentët sportivë të vafër të ndryshojnë jetët dhe të ardhmen e tyre përmes fondacionit të tij që jep bursa. Ai shpreh mirënjohjen e tij ndaj dy gjërave që kanë ridrejtuar rrjedhën e tij të jetës: suksesin e tij në sport, që e çoi në një kolegj të krishterë, dhe besimi në Jezus Krishtin.

Sporti: Dekathlon (sport i përbërë nga dhjetë gara)

Datëlindja: 3 Janar, 1980

Vendlindja: Austin, Teksas dhe Honolulu, Havai

Vendbanimi: Glendora, Kaliforni

Intervistë me atletin Brajan Klei

Na trego shkurtimisht si dhe kur u bëre i krishterë: Jam rritur në një familje të krishterë por nuk kisha marrëdhënie me Krishtin dersia shkova në kolegj. Atje e kuptova se çfarë do të thoshte të ishe i krishterë dhe të ecje në marrëdhënie personale me Krishtin.

A shkoni në kishë? Po! Ne (Brajani është i martuar dhe ka dy fëmijë) shkojmë në një kishë vërtet të mirë që është afër shtëpisë sonë.

A e lexon Biblën rregullisht?

Përpiqem. Duhet të jem i ndershëm. Ka mëngjese kur harroj ose puna më pengon.

Si ndikon besimi te ty si një atlet?

Aty unë gjej fuqi. Gjithashtu, në mënyrë që të dalësh mirë duhet të jesh në barazpeshë, shpirtërisht, mendërisht, emocionalisht dhe fizikisht.

A përballeni me sfida të vështira për shkak të qëndrimit tuaj për Krishtin?

Po. Një mënyrë që më vjen në mendje është se shumë reporterë nuk duan që të më dëgjojnë t’i jap lavdi Perëndisë. Nuk ka dramë në të për ta. Një mënyrë tjetër është se sponsor të fuqishëm mund të mos duan të ngatërrohen me një të krishterë. Në fakt, më kanë thënë se nëse rrëfej besimin tim, mund të mos fitoj shumë para.

Kë do të përmendnit si hero personal të besimit?

Mendoj se do të them se një nga heronjtë e mi është mbreti David. Me të vërtetë më pëlqen dhe gjej lidhje midis meje dhe historisë së Davidit dhe Goliathit.

Cili është mësimi më i rëndësishëm në jetë që keni mësuar?

Tema e fundit në jetën time ka qenë rreth ekuilibrit dhe rregullit. Kam zbuluar se nëse i mbaj në rregull përparësitë e mia (Perëndia i pari, pastaj familja etj.) çdo gjë shkon në vendin e vet. Kur janë në rendin e duhur e di kujt t’ia jap 100% dhe për çfarë të mos e shpenzoj kohën kot.

Most Popular

Recent Comments