- Sepse kur jep ndihmon dikë që ka nevojë.
- Sepse kur ndihmon njerëz në nevojë vendos një shembull të mirë për fëmijët, familjen dhe miqtë e tu dhe i frymëzon ata të jenë njerëz më të mirë.
- Sepse kur u jep të tjerëve i jep ditës një ton pozitiv dhe të fuqishëm.
- Sepse të ndihmosh të tjerët ka një efekt të thellë përhapës. Asnjëherë nuk e di, një akt i vetëm mirësie i treguar prej teje mund të ndryshojë jetën në më shumë mënyra se sa ti mund të imagjinosh.
- Sepse, mesatarisht, njerëzit bujarë jetojnë më gjatë.
- Sepse edhe majmunët japin.
- Sepse ti je me fat që ke ushqim, strehë, rroba dhe ujë—jepu të tjerëve që nuk kanë.
- Sepse karakteri yt zhvillohet me më pak egoizëm.
- Sepse ne admirojmë njerëz të tjerë që kanë qenë bujarë me pasurinë e tyre, prandaj përse të mos bëhemi si ata?
- Sepse Perëndia premton të shpërblejë ata që u japin të varfërve: “Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t’ia kthejë ato që i ka dhënë”. Fjalët e Urta 19:17