Home Jehona 24 Dëshmitarë okularë flasin për ringjalljen e Krishtit

Dëshmitarë okularë flasin për ringjalljen e Krishtit

Unë u besoj dëshmive të apostujve sepse prej atyre dymbëdhjetë njerë- zve, njëmbëdhjetë vdiqën si martirë për shkak të dy gjërave: ringjalljes së Krishtit dhe bindjes së tyre se ai ishte Biri i Perëndisë. Janë torturuar, fshikulluar dhe më në fund vdiqën në mënyrat më mizore që njiheshin në atë kohë:

Pjetri – i kryqëzuar

Andrea – i kryqëzuar

Mateu – i vrarë me shpatë

Gjoni – i internuar

Jakobi, i biri i Alfeut – i kryqëzuar

Filipi – i kryqëzuar

Simoni – i kryqëzuar

Simoni Tadeu – i vrarë me shigjetë

Jakobi, vëllai i Jezusit – i vrarë me gurë

Thomai – i përshkuar me heshtë

Bartolemeu – i kryqëzuar

Jakobi, i biri Zebedeut – i vrarë me shpatë

(Burimi: J. McDowell Më shumë se zdrukthëtar.)

Disa kundërshtues të besimit thonë që këta njerëz kanë qënë të mashtruar. Por si ka mundësi që gjithë këta njerëz të vdesin për një gënjeshtër? Vërtet që, ka njerëz në botë që kanë dhënë jetën për një gënjeshtër duke menduar se ajo ka qenë e vërtetë. Por në qoftë se ringjallja nuk ka ndodhur nxënësit do ta kishin ditur këtë gjë.

Do të ishte tepër e vështirë për të gjetur në histori dymbëdhjetë njerëz që kanë vdekur për një gënjeshtër, duke e ditur se është e tillë. Paskali, filozof fancez, shkruan: “Akuza se apostujt kanë qenë mashtrues është plotësisht absurde.

Le të përfytyrojmë sikur këta të dymbëdhjetë u takuan pas vdekjes së Jezu Krishtit dhe, fshehurazi, bënë marrëveshje për t’i mashtruar njerëzit, duke thënë se ai u ringjall. Por zemra e njeriut në mënyrë të çuditshme është e paqëndrueshme.

Po të ishte se ndonjëri prej këtyre të dymbëdhjetëve do të dorëzohej në sprova, ose do t’i nënshtrohej argumenteve shtrënguese të burgut, torturës, atëherë të gjithë do të ishin të humbur.” Simon Grinlif, profesor i drejtësisë në universitetin e Harvardit, njeri që me vite të tërë ka dhënë leksione se si të thyhet dëshmitari dhe si të përcaktohet nëse gënjen dëshmitari apo thotë të vërtetën, arrin në përfundimin se: “Ata kishin arsye të forta të rishikonin me kujdes themelet e besimit të tyre dhe dëshmitë e fakteve dhe të të vërtetave të mëdha që ata pohonin, por nuk u thyen.”

Apostujt kaluan nëpër sprovën e vdekjes për të verifikuar vërtetësinë e asaj që ata shpallnin. Mendoj se mund t’i besoj dëshmisë së tyre më shumë se dëshmive të shumë njerëzve që i takoj sot, të cilët nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë gjënë më të vogël e jo më të vdesin për të.

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments