Home Jehona 22 Dëshmia e atletëve në vendin ateist

Dëshmia e atletëve në vendin ateist

Pavarësisht nga pohimet e bëra nga qeveria komuniste kineze se nuk do të tolerojë nxitjen e fesë gjatë Lojrave Olimpike të vitit 2008, shumë atletë besimtarë po planifikojnë të flasin për rolin që Perëndia ka luajtur në jetët e tyre. Seksioni 51 i Kartës Oli­m­pike pohon: “ … nuk lejohet asnjë lloj demonstrimi apo propagande politike, fetare apo raciale në Lojrat Olimpike”.

Megjithatë shumë atletë shpesh shprehin mirënjohjen e tyre ndaj Perëndisë në intervistat televizive. Steve McConkey, president i një shoqate të atletikës tha se Kina nuk ka të drejtë të çensurojë besimin në Lojrat Olimpike. “Për aq kohë sa bëhet në mënyrë paqë­ sore asnjë nuk mund t’ua heqë këtë të drejtë, pavarësisht se kush janë ata, qeveri apo kushdo.”

McConkey tha se ai foli me Komitetin Olimpik të Shteteve të Bashkuara, dhe i pyeti nëse do t’u kërkohet atletëve të ndryshojnë përgjigjet e tyre gjatë intervistave në shtyp për të hequr Perëndinë nga pohimet e tyre. “Ata më thanë jo”, tha ai. “Me fjalë të tjera, ata mund ta bëjnë”

Përndjekje e re për besimtarët kinezë Kina është një vend komunist dhe zyrtarisht ateist dhe po i paralajmëron vizitorët të mos sjellin me vete në Kinë më shumë se një kopje të Biblës. Qeveria kineze nuk dëshiron që Lojrat Olimpike të përdoren për të nxiturbesimin te Perëndia.

Pavarësisht nga përndjekja e madhe qeveritare kundër fesë për shumë vite, kisha në Kinë ka vazhduar të rritet. Tani mendohet se ka të paktën 50 milionë të krishterë në Kinë. Megjithatë, në kohën para fillimit të Lojrave Olimpike, kishat kudo në Kinë janë goditur nga një dallgë e re arrestimesh dhe ndalimesh thotë China Aid Association (Shoqata e Ndihmës për Kinën), grupi kryesor mbështetës për të krishterët e persekutuar në Kinë.

Takimet e kishave janë shpërndarë dhe një numër të krishterësh janë arrestuar. Dr. Keith Roderick, përfaqësuese për Christian Solidarity International (Solidariteti i Krishterë Ndërkombëtar) tha: ‘Lojrat Olimpike duhet të jenë një rast për të nxitur aspiratat më të larta të njerëzimit: respekt për të drejtat njerëzore, paqen dhe unitetin’.

Burimi: World Religious News

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments