Home Jehona 25 Darvini kishte një gjysh

Darvini kishte një gjysh

Ç’ është e vërteta, Darvini kishte dy gjyshër të famshëm – Xhozaja Uexhvud, i famshëm për poçarinë e tij, ishte anëtar i Shoqërisë shkencore Hënore. Një tjetër anëtar i kësaj shoqërie të shquar ishte Erazmus Darvini – gjyshi tjetër i Çarlzit. Erazmus punoi si mjek në zonën e mesme të Anglisë.

Ai shkroi dhe studioi gjerësisht, duke botuar vepra për botanikën, si dhe duke kryer eksperimente me elektricitetin, shpikjet dhe raketat. Ndoshta vepra më e rëndësishme e tij shkencore ishte Zoonomia. Në këtë vepër të rëndësishme, ai u parapriu ideve të mëvonshme evolucionare të Lamarkut, si dhe atyre të nipit të vet.

Ndonëse Çarlzi lindi pasi kishte vdekur Erazmusi, është e paimagjinueshme që Darvini i ri të mos ketë qenë i  vetëdijshëm për veprën e të gjyshit. Vini re sa të ngjashme janë pikëpamjet e Erazmusit me ato të nipit të tij të famshëm në këtë pjesë të shkëputur nga Zoonomia:

A do të ishte tepër e guximshme të imagjinonim se, në periudhën e gjatë të kohës, qysh kur toka filloi të ekzistonte, ndoshta miliona epoka para fillimit të historisë së njerëzimit; a do të ishte tepër e guximshme të imagjinonim se të gjitha kafshët gjakngrohta kanë dalë nga një fill i vetëm i gjallë, të cilin Shkaku i Parë madhor e pajisi me gjallëri, me fuqinë e përftimit të gjymtyrëve të reja, së bashku me prirje të reja, të drejtuara nga acarimet, ndjesitë, dëshirat dhe shoqërimet, dhe që, në këtë mënyrë zotëronte aftësinë për të vazhduar të përmirësohej me anë të veprimtarisë së vet të qenësishme, dhe për t’ia transmetuar këto përmirësime, me anë të lindjes, brezave të mëvonshëm, në jetë të jetëve?”1

Gjithkush mendon se Darvini e formuloi teorinë e tij pasi pa faktet e pakundërshtueshme në udhëtimin e tij nëpër botë. Por ja që, sigurisht, nuk ka ndodhur kështu vërtetë. Darvini ishte i bindur për evolucionin përpara se të vinte këmbë në anijen Bigëll.

 

1. Darwin, E. (1796), Zoönomia.

Previous articleNë fillim . . .
Next articleE veçanta e njeriut

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments