HomeAktualitetÇ’KUPTIM KA KRYQI?

Ç’KUPTIM KA KRYQI?

Ç’kuptim ka kryqi i Krishtit? Cila është domëthënie e asaj që i ndodhi Jezusit?

Së pari, kryqi na tregon sesa e padrejtë është bota. Në ç’mënyrë? Shihni Jezusin në kryq, dhe bëni këtë pyetje, si përfundoi aty?

Mjafton të kthehemi mbrapa në kohë vetëm një natë para kryqëzimit. Jezusi po qendronte me dishepujt e tij në një vend që quhej kopshti i Gjetsemanisë. Papritur vjen një turmë e armatosur dhe e arrestojnë Jezusin. Që andej e çuan fillimisht te kryeprifti e pastaj përpara këshillit të Judenjve. Hetimi dhe gjyqi u zhvilluan kundër Jezusit pa asjnë vonesë. Në këshillë ishin mbledhur kreret e popullit dhe drejtuesit fetar. Këta ishin njerëz të shkolluar, dhe ç’është më e rendësishmja, ishin të brumosur me ligjin e Zotit. Të shkon në mendje, se nga gjithë njerëzit në botë, këta duhet të ishin në gjendje t’i bënin Jezusit një gjyq të ndershëm. Por jo. Atyre nuk u intëresonte e vërteta, këta donin vetëm se si ta gjenin Jezuin fajtor.

Cilat ishin akuzat që sollën kundër tij? A kishte bërë diçka të keqe për të cilën meritonte të denohej. Asnjë gjë. Asnjë faj. Përveç kësaj: Kishte shkuar kudo në Jude duke bërë të mira e duke shëruar të sëmurët. Tjetër gabim, kishte? Jo, veçse po ta quash faj predikimin e së vërtetës në praninë e atyre që nuk duan ta dëgjojnë. Dakord, ai bëri edhe këtë: e spastroi tempullin nga matrapazat që shisnin në vendin e lutjes.

Por Jezusi nuk kishte mashtruar, nuk kishte vjedhur, e patjetër nuk kishte vrarë. E megjithatë, u përpoqën me dëshmitar të rremë të gjenin prova kundër tij. Ishte një gyjkim skandaloz që behej sa për sy e faqe. Këta kërkonin vetëm justifikim për të shpallur dënimin që e kishim patur në mendje kohë me parë.

Ligji kërkonte që të paktën dy persona të jepnin dëshmi të njëjtë në mënyrë të provohej fajësia. Por edhe pse skena ishte e parapërgatitur, nuk gjenin dot dy veta të gënjenin njësoj. Kur në fund, nga dëshpërimi e dënuan gjoja per blasfemi.

Pastaj, nuk humbën më kohë, dhe e çuan Jezusin te Pilati, guvernatori romak, i cili qevëriste në Jeruzalem. Kështu që e kishte rradhën Pilati ta merrtë në pyetje. Dhe çfarë qendrim mbajti? Edhe pse e pranoi me gojën e vet që Jezusi ishte i pafajshëm, dhe megjithëse gruaja e Pilatit e paralajmëroi të mos përzihej në çështjen e tij, ky prapë e urdhëroi që Jezusi të dënohej me vdekje.

Pa dyshim që Jezusi nuk ishte i pari e as i fundit të dënohej nga një gyq i padrejtë. Dhe nuk ishte as i pari dhe as i fundit të vuante dënimin e kryqëzimit. Por padrejtësia e botës arriti kulmin në kryqëzimin e tij sepse ky ishte burri më i ndershëm që kishte shkelur ndonjëherë në këtë tokë. Dhe shiko si u trajtua! Kur bota e dënoi kështu Jezusin, që s’kishte bërë asnjë mëkat, kjo e vërtetoi në mënyrë përfundimtare padrëjtësinë e saj.

Sa mizor është njeriu!

Përveç kësaj, kryqi na zbulon sesa mizor është njeriu. Mirë që i bënë gjyq të padrejtë, mirë që e dënuan me vdekje, por përse duhet ta fshikullonin? Përse duhet ta godisnin e ta përshtynin e ta tallnin? E të vinin një kurorë me ferra mbi kryët e tij? A nuk kishin dëgjuar për të mirat që ai kishte bërë? A nuk kishin dëgjuar për njerëzit që ai kishte shëruar? Patjetër që po. Por prapë e goditën. E prapë e qëlluan. Tamam sikur gjenin kënaqësi në atë punë.

Madje, pasi e mbërthyen Jezusin me gozhda, akoma s’ishin të ngopur. Edhe te kryqi i vazhduan provokimet. Nuk mjaftonte fakti që po vuante tmerrsisht në sytë e të gjithëvë, e nuk patën mëshirë që ishte dhe nëna e tij aty pranë, duke parë me sy vdekjen e të birit. Jo. Jo. I thoshnin me tallje: “Nqs je bir i Perëndisë, zbrit nga kryqi! I shpëtove të tjerët, tani shpëto vetveten.” E fjalë dhe ngacmime më të ndyra sesa këto. Kjo skenë të bën të ngresh pyetjen: Çfarë i ka hyrë në barkë njeriut që sillet kështu, fare pa shpirt?

Dhe këtu zbulojmë diçka: njerëzia u gëzuar kur doli një mrekulli-bërës, por duket sikur u gëzua akoma më shumë kur ky e pësoi keq. Ç’është kjo mizori e madhe? Përse duhet ta trajtonin Jezusin në këtë mënyrë? A nuk është sepse ai ishte drita mes nesh. Ndërsa njeriu është i lig, dhe ka mbushur shpirtin e tij me errësirën.

Mirësia e Pakufijshme

Kjo na çon te një e vërtetë tjetër që u zbulua mjaft qartë atë ditë në Golgotë: Sa i mirë qenka Jezus Krishti! Gjithë ato vuajtje. Gjithë ato tortura. Dhe megjithese Jezusi e dinte që do t’i bënin më të keqen, ai nuk i kthehet kundër. Si ka mundesi? Jezusi as nuk i shau. As nuk i mallkoi. Përkundrazi, ai iu drëjtuar qiellit me lutjen: “Fali o Ate, sepse nuk dinë çfarë bëjnë!” Kush vepron kështu?

Nëse mendoni që s’kishte çfarë të bënte tjetër, po mendoni gabim. Reflekto pak, ai që e urdhëroi stuhinë dhe ajo pushoi, Ai që urdhëroi djajtë të largoheshin dhe iu bindën, nuk i urdhëronte dot këta?

Edhe gjatë kohës që rrinte në agoni, mëndjen nuk e kishte vetëm te vetja. E kishte te e ema, se kush do kujdesej për të më pas, dhe iu drejtuar dishepullit të tij kështu: “Ja nëna jote” dhe Marisë “Ja biri yt”.

Edhe ndërsa qëndronte në kryq, sa i mirë që tregohet me keqbërësrin që po vuante në krah të tij. Ky i penduari i drejtoi Jezusit një lutje, dhe Jezusi gjeti forcë t’i jepte shpresë edhe pse ishte në agoni për vete.

Sa i mirë qenka Jezusi! Kushdo që studion skenën e kryqëzimit nuk mund të thotë ndryshe, vetëm po i ka sytë dhe veshët plotësisht të mbyllura. Madje edhe oficeri romak që rinte në krah të kryqit, një njeri që kush e di sa kryqëzime e sa skena të tjera rrënqethëse e kishte parë në jetë, kur ai pa se si sillej Jezusi në kryq, tha “më të vërtetë ky ishte Biri i Perëndisë.”

Zbulohet mëkati

Por ka edhe një të vërtetë tjetër këtu: Kryqi i Krishtit na dëshmon se sa i tmerrshëm është mëkati i njeriut. Jo vetëm sepse Krishtit i bënë gjyq të padrejtë, e jo vetëm sepse vunë dorë mbi të shenjtin, por për një arsye tjetër akoma më bindëse: Jezusi po vdiste për mëkatet tona.

Sipas drëjtësisë, shkalla e dënimit duhet të pasqyrojë shkallën e krimit. Nëse Perëndia ka caktuar vdekjen e Birit të tij të shenjtë për të paguar mëkatet tona, sa të rënda duhet të jenë ato mëkate!

Ne kemi tendencë ta zbusim mëkatin, ta marrim lehtë, t’i nënvlerësojmë fajet tona. Por Zoti di t’i vlerësojë se sa serioze janë ato më të vërtetë. Dhe nëse iu desh vdekja e Birit të Perëndisë në kryq të largojë fajet tona, le të mos guxojmë të themi që ato s’janë aq serioze.

Drejtësia vihet në vend

Dhe kryqi na tregon se sa i drejtë është Zoti gjithashtu.

Ju e dini si është drëjtësia njerëzore. Ju e dini se në botën tonë edhe atëherë kur kapet keqbërësi, madje kur ka prova të qarta që është fajtor, ai mund të mos dënohet. Se si shtrëmbërohet drejtësia, a me fjalë të zgjuara, a me një shkelje syri, dhe fajtori del i pafaj!

Por mos mendo që I Shenjti Zot është si ne. E të mos sajojmë një perëndi sipas imagjinatës sonë që nuk mërzitet me mëkatin. Perëndia në drëjtësinë e tij nuk mund t’i mbylli sytë ndaj së keqes. Ai nuk mund të bëjë sikur ne s’kemi mëkatuar. Në drejtësinë e tij Zoti duhet ta dënoj mëkatin. Ai është dritë, dhe në të nuk ka kurrëfarë errësirë.

Atëherë, si mund të vihet drëjtësia në vend, përveç duke na dënuar në ditën e gjykimit? Por ja që Zoti gjeti një rrugë. Ky shpëtim erdhi me anë të qengjit të Perëndisë, që u ofrua si flijim i përsosur për të larë mëkatet e popullit të tij. Kështu përmbushet tamam drëjtësia.

I vetmi shpjegim

E së fundmi, kryqi i Krishtit na tregon se sa e madhe është dashuria e Perëndisë. Çfarë tjetër e shpjegon ardhjën e shpëtimtarit nga qielli në tokë? Çfarë tjetër e shpjegon faktin që Perëndia e lejoi birin e tij të vuante një vdekje të tmerrshme si kjo?

Sepse Perëndia e deshi aq botën sa dha birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të të mos humbasë por të ketë jetë të përjetshme. Vetëm dashuria hyjnore mund të bëntë një sakrificë të tillë. Dashuria e Atit dhe e Birit gjithashtu.

Vërtetë mendon që Jezusi nuk mund të shpetonte veten nga kryqi? Të dashur miq, nuk ishin gozhdët që mbanin Krishtin në kryq, por ishte dashuria e tij për të humburit!

Çfarë kuptim ka për ju?

Në mbyllje, më lejoni t’ju pyes çfarë kuptim ka kryqi i Krishtit për ju? Çfarë shikon mbi kodrën e Kalvarit? E di që ka gjera që i kuptojmë dhe ka gjera që nuk i kuptojmë lidhur me Zotin. Por te kryqi i Jezus Krishtit a nuk shikon disa të vërteta të mëdha? Te ai kryq, a nuk shikon padrëjtësinë e botës? Te ai kryq, a nuk shikon ligësinë e njeriut? Dhe te ai kryq, a nuk shikon mëkatin tënd?

Te Kalvari nuk zbulojmë vetëm anën e errët të gjërave, sepse prej kryqit shkëlqen edhe drita hyjnore. A nuk shikon mirësinë e Jezusit që duroi vuajtjet e mëdha që të shpëtonte pikërisht ata që e keqtrajtuan? Edhe, a nuk shikon që drejtësia e Perëndisë u vu në vend? Dhe kjo nuk është pak. Dhe a nuk shikon dashurinë e Zotit për të shpëtuar një botë të humbur. Madje për të shpëtuar të gjithë ata që besojnë në emrin e Jezusit. Sepse ky është mesazhi i kryqit: Të vësh besimin tënd në veprën e tij, edhe jo te merita juaj personale. Kryqi i Jezus Krishtit ju drejtoftë edhe juve në rrugën e shpëtimit! Amin.

Previous articleVezët e Pashkës
Next articlePASHKËT: SHPRESA TE ZOTI

Most Popular

Recent Comments