Home Jehona 32 Ç’kuptim ka jeta?

Ç’kuptim ka jeta?

Si mund të gjej kuptim në jetë? Si mund të ndihem i kënaqur me jetën time? A do ta kem mundësinë të arrij diçka me vlerë? Kaq shumë njerëz nuk janë ndalur ndonjëherë për të menduar se cili është kuptimi i jetës. Ata kthejnë sytë pas në vite dhe vrasin mendjen se pse janë prishur marrëdhëniet e tyre dhe pse ndihen aq bosh edhe pse mund të kenë arritur atë që i kanë vënë qëllim vetes.

Një njeri pati fatin të realizonte gjithçka që kishte menduar të arrinte, por kur e pyetën se çfarë do të kishte dashur që dikush t’i thoshte kur filloi karierën e tij, u përgjigj: “Do të kisha dëshirë që dikush të më kishte thënë se kur arrin në majë, nuk ka asgjë aty”. Shumë qëllime na duken të kota vetëm pasi kanë kaluar vite të shkuara dëm për realizimin e tyre.

Njerëzit ndjekin lloj lloj qëllimesh, duke menduar se në fund do të arrijnë të gjejnë kuptim në jetë. Disa nga këto qëllime janë: biznesi, suksesi, pasuria, seksi dhe argëtimi. Njerëz të ndryshëm kanë dëshmuar se ndërsa i kanë realizuar qëllimet e tyre për pasuri, pushtet dhe qejf, ata përsëri janë ndjerë bosh.

Një mbret, i cili jetoi shume kohë më parë, e nxjerr në pah këtë ndjenjë kur ai thotë: “Pa kuptim! Pa kuptim!…Përfundimisht pa kuptim! Gjithçka është pa kuptim.” Ky njeri kishte një pasuri të pamasë, gra, pallate, ushqimin dhe verën më të mirë, të gjitha format e argëtimit të kohës së tij. Ai tha se gjithçka që zemra e tij dëshironte, ai e kishte realizuar. Por ai përsëri doli në përfundimin se jeta është pa kuptim.

Pse ka një boshllëk kaq të madh? Sepse Zoti na ka krijuar për diçka përtej asaj që është materiale. Njeriu është më shumë sesa një qenie fizike. Bibla thotë: “Ai madje ka vendosur edhe përjetësinë në zemrat e njerëzve…”. Në zemrat tona, ne jemi të vetëdijshëm se kjo botë nuk është e gjitha. Fakti që njeriu i sotëm po harron shpirtin e tij shpjegon se përse shoqëria, dhe në veçanti rinia, po përjeton shume probleme.

Ka shumë prindër që plotësojnë të gjitha ne­vojat materiale të fëmijëve të tyre, por fëmijët po u dalin nga duart, dhe nuk arrijnë të kuptojnë përse po ndodh kjo. Sepse fëmija, përveç të mirave materiale, ka nevojë për të besuar te Zoti. Vlerat me pozitive të shoqërisë kanë lidhje me besimin.

Besimi te Zoti i mëson fëmijët të kenë dashuri, sinqeritet, respekt dhe të mos jenë egoist dhe të pasjellshëm. Sigurisht, jo të gjitha sektet fetare ofrojnë një mesazh të shëndoshë, por ka kisha me nam të mirë në qytetet tona që ofrojnë një kujdes shumë të vyer për të rinjtë. Prindi që drejton fëmijën e tij në këtë rrugë, tregon që e do vërtetë të mirën e fëmijës së tij.

Jezusi ka thënë: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.’’

Previous articleGëzuar Vitin e ri!
Next articleGëzuar Pashkët!

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments