HomeMesazhi 8Ylli i Bolivudit që lindi në Krishtlindje

Ylli i Bolivudit që lindi në Krishtlindje

Nandita Morarji, e njohur më mirë me emrin Nagma, ka qënë një nga aktoret më të sukseshme të Bolivudit duke realizuar me dhjetra filma artistikë. Nagma flet nëntë gjuhë, duke përfshirë disa gjuhë indiane. Për këtë arsye, ajo është përpjekur të luajë role që e jepnin mundësi të flasë në gjuhë të ndryshme.

Ajo ka përdorur famën e saj të luftojë mentalitetin patriakal që vlerëson lindjen e fëmijëve meshkuj më shumë se ata të gjinisë femërore. Konkretisht, Nagma ka marrë pjesë në fushatën kundër abortimit të vajzave të palindura.

Ajo është përfshirë gjithashtu në fushatën kundër ekstremizmit fetar, sidomos ndalimin e përplasjeve të dhunshme që shpërthejnë midis komunitet hindu dhe atij musliman si dhe parandalimin e përndjekjes së pakicës së krishterë. “Prindërit na rritën me një frymë respekti për të gjitha fetë,” tregon Nagma, “Trazirat fetare më shqetësonin shumë dhe desha të ndikoj për mirë lidhur me këtë problem”.

Dëshira e saj për marrëdhënie paqësore midis feve është nxitur nga fakti që prindërit e saj rridhnin nga tradita te ndryshme fetare, babai hindu dhe mamaja muslimane. Ndërkohë Nagma u identifikua me besimin në Jezus Krishtin që në moshë të re, fillimisht e ndikuar nga fakti që ajo ka lindur në ditën e krishtlindjes.

“Ngaqë kam lindur në ditën e krishtlindjes m’u duk se bota festonte ditëlindjen time!” e tregon me humor Nagma në një intervistë për gazetën Daystar, “Ndërsa më ka tërhequr gjithmonë figura e Jezusit. Mua më është dukur një person shumë i mirë dhe fisnik”.

Pastaj, gjatë fëmijërisë ajo tregon se kishte ndjerë sikur Jezusi ishte pranë saj dhe dëshmon që “e kam menduar që ai ishte një mik dhe një udhëheqës – gjithçka në fakt”. Ky besim i thjeshtë u bë më i thellë pas vdekjes së babait të saj prej kancerit. “Kjo më goditi shumë fort”- tregon ajo.

Në këtë situatë ajo pati një përjetim të dashurisë së Zotit dhe rrëfen se si iu zbulua që “Zoti më do pa kushte. Ai më zbuloi që është Ati im qiellor. Dashuria e Perëndisë më ka prekur dhe më ka ndryshuar.” Pasi u sëmur vetë nga një pickim insektesh u detyrua të mbante regjim shtrati.

Një shoqe e saj i dha Biblën në CD. “Duke dëgjuar fjalët e Biblës në mënyrë të vazhdueshme u bëra më mirë” – thotë Nagma. Për leximin e Biblës ajo tregon, “Çdo pjesë e Shkrimit më prekte. Përvojat e mia personale në jetë bënë që historitë e personazheve të Biblës të ishin shumë reale.

Them që kjo është ajo që të ndihmon me çdo problem në jetë.” Ndonëse Nagma studioi me kujdes fetë e prindërve të saj, në Jezus Krishtin gjeti diçka unike, “Është një person që ka dhënë jetën për ne, për mëkatet tona dhe na ka shpëtuar që ne të jetojmë përjetësisht. Ai do të kthehet për të na marrë.

Nuk e gjeta këtë mesazh në asnjë fe tjetër.” Pasi lexoi Biblën, ajo vendosi të pagëzohej. E pyetur nëse lutet ajo tregon: “I lutem vazhdimisht Zotit. Dhe në çdo vend”. A ka patur kundërshtim nga familja e saj për besimin? “Aspak,” tregon ajo, “Ata janë mbështetës, sepse jemi një familje tolerante.

Motrat e mia mendojnë që është vetëm një fazë dhe që do ta kaloj shpejt. Por do të vijë koha që edhe ato të kuptojë që kjo është “Udha e Vërteta dhe Jeta”. Nagma e mbyll intërvistën duke uruar lexuesit të duan njëri-tjetrin dhe Zotin.

Previous article
Next article

Most Popular

Recent Comments