HomeMesazhi 10TEORIA E DARVINIT NXIT RACIZMIN

TEORIA E DARVINIT NXIT RACIZMIN

Teoria e Darvinit nënkuptonte se një racë do të ishte më e përparuar dhe kështu edhe superiore ndaj një tjetre. Ky koncept, ka patur pasoja të tmerrshme për miliona njerëz:

Më shumë se 70 vjet kanë kaluar që kur iu zbuluan botës tmerret e kampeve naziste të shfarosjes. E megjithatë beteja e urrejtjes dhe dhunës etnike mbetet një nga çështjet e nxehta të kohës sonë.

Racizmi nuk filloi me Darvinin, por idetë e tij forcuan qendrimet raciste duke dhënë një justifikim ‘shkencor’ për to. Përveç kësaj, nëse njerëzit pranojnë idenë e ‘mbijetesës së më të fortit’, atëherë përligjerohen veprime shfrytëzuese ndaj të tjerëve.

Në kundërshtim me pikëpamjen raciste, Bibla mëson se Perëndia i krijoi të gjithë njerëzit me vlerë të barabartë. Shkrimi i shenjtë thotë: “Dhe ai ka bërë nga një gjak i vetëm [dmth. nga Adami dhe Eva], të gjitha racat e njerëzve, që të banojnë në tërë faqen e dheut.”

Shkenca moderne tregon vërtetësinë e këndveshtrimit biblik. Për shembull, transfuzioni i gjakut dhe transplantimi i organeve bëhen në bazë të tipit të indeve, jo në bazë të ‘racës’ ose të ngjyrës, kështu që ne mund të vlerësojmë të vërtetën e këtyre fjalëve akoma edhe më shumë se brezat e mëparshëm.

Most Popular

Recent Comments