Ne e kemi të pamundur ta bëjmë këtë gjë në fuqinë tonë. Jemi të gjithë të dobët. Ne jemi të gjithë njerëz mëkatarë dhe gjithnjë mendojmë dhe bëjmë gjëra që e zemërojnë Perëndinë. Ne e ndjekim me dëshirë rrugën e gabuar.

Si mund të shpëtohesh? Ti duhet të pendohesh. Kjo do të thotë ta rrëfesh mëkatin dhe të kërkosh që Zoti të të shpëtojë. Duhet ta vendosësh besimin tënd te Krishti, që të të çlirojë, sepse pikërisht ai dha jetën e tij që të paguajë fajet e njeriut mëkatar.

Ndërsa lutesh duhet të kesh parasysh këto gjëra:

  1. Perëndisë nuk i interesojnë fjalët dhe fjalimet e bukura. Por ai e dëgjon atë person që kërkon me sinqeritet. Pranoje mëkatin tënd përpara Zotit me një zemër të penduar.
  2. Prano hapur para Perëndisë që mëkatet e tua janë të këqija në sytë e tij dhe se për to do të meritoje dënimin.
  3. Thuaji Perëndisë që nuk ke fuqi të shpëtosh vetveten. Kërkoji Jezus Krishtit të të shpëtojë sepse nuk je në gjendje të shpëtosh veten.