HomeMesazhi 4“Santa Klausi” zbulon kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes

“Santa Klausi” zbulon kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes

Tim Allen është një nga aktorët më të njohur të hollivudit. Në një nga filmat e tij më të sukseshëm “Santa Klaus” ai ka luajtur rolin e plakut të festave të fundvitit. Tim është i njohur për humorin e tij, por ka një anë më serioze të Timit që shumë njerëz nuk e kanë parë.

Tim Allen është besimtar. Ai nuk ka qënë i tillë kur ishte i ri, por erdhi një ditë qe jeta e tij mori një kthesë. Tim-i e humbi babanë kur ishte fëmijë në një aksident makinash. I ati i Timit nuk kishte aspak faj për këtë aksident. Ishte shoferi i makinës tjetër që ishte i pirë dhe e humbi kontrollin e makinës së tij, duke shkaktuar përplasjen fatale.

Pas humbjes së babait, Tim-i filloi të pyesë veten, nëse po të ishte lutur më shumë, babai i tij do të kishte shpëtuar. Mendonte, po të kishte qendruar me babanë e tij atë ditë, gjrëat do të kishin shkuar ndryshe dhe do të kishte parandaluar vdekjen e tij.

Duke pasur këto brenga në shpirtin e tij, kur erdhi në moshë më të rritur,Tim-i filloi të kërkonte ngushëllim te droga dhe alkoli. Edhe pse ai u dënua një herë me burgim për mbajtje të substancave të paligjshme, ai sërish nuk zuri shumë mend. Kthesa vjen një ditë, kur makina e tij ndalohet nga policia dhe ai testohet për alkol.

“Më erdhi aq shumë turp nga vetja që kisha rënë në atë faj që shkaktoi vdekjen e tim eti. Për vite me radhë kisha ruajtur inat në zemrën time kundër shoferit të pirë që vrau babain tim, dhe tani unë isha bërë si ai shofer. Vetëm falë Zotit nuk shtypa njeri. Që nga ajo kohë, fillova të fal dhe të kërkoja përgjigje për jetën time.”

Sot Tim-i është i qartë që dora e Perëndisë ka vepruar në jetën e tij. Ka shumë vite që nuk abuzon më me alkolin dhe ka gjithashtu një marrëdhënie të mirë me familjen e tij.

“Unë pyes vazhdimisht, Krijuesin, atë që më solli në jetë, çfarë do ai që të bëj unë në jetën time? Unë e di që kam nevojë për një marrëdhënie me atë që më ka krijuar. Është e tepërt të thuash që jam këtu në jetë aksidentalisht. Nuk besoj që jam këtu aksidentalisht.” Dikur jetoja një jetë të mbyllur shumë në vetvete.

Por tani familja ime më njeh kush jam. Kjo është përgjithësisht një gjë e mirë. Po notoja në ujë me vajzën time para disa ditësh, i ngrita sytë dhe thashë, “Sa e mrekullueshme është kjo botë. Jemi duke kërkuar diçka, por mendoj se gjerat do të jenë në rregull. Nuk kam më atë ankth që kisha dikur.”

Tim Allen nuk hiqet si besimtar i përkryer. Në fakt ai pranon se janë pikërisht problemet më të thella të jetës, që e bënë atë të kthehet te Zoti dhe të besojë Krishtin.

Most Popular

Recent Comments