HomeJehona 22Langeri ylli Evropian i Golfit

Langeri ylli Evropian i Golfit

Langer u lind afër Augsburgut në Bavari të Gjermanisë. Ai u bë profesionist më 1976 dhe ka fituar shumë ndeshje në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, mes tyre “Masters” më 1985 dhe 1993. Ai ishte Numri 1 botëror inagurues kur klasifikimet zyrtare të golfit botëror u prezantuan më 1986 dhe u bë anëtar i Hollit të Famës të Golfit Botëror më 2001.

Ai radhitet i dyti në fitoret e karrierës në turin evropian me dyzet dhe ka luajtur gjithashtu rregullisht në turin amerikan, sidomos në fund të viteve 1980-të dhe që prej vitit 2000. Ai ka treguar qëndrueshmëri të madhe duke mbaruar në barazim në kampionatin e hapur muajin para dyzet e tetë vjetorit të tij dhe duke rifituar një vend në njëqind vendet e para të klasifikimit tre muaj para pesëdhjetë vjetorit të tij.

Ai luajti në 10 skuadra të Kupës Ryder (1981, 1983, 1985, 1987, 1989, 1991, 1993, 1995, 1997, 2002) dhe ishte kapiten i skuadrës së lavdishme evropiane më 2004-ën.

Langer është martuar me gruan e tij amerikanë Viki Karol që më 1984-ën. Ata kanë katër fëmijë: Xhaki, Stefan, Kristina dhe Xheison. Ata kanë shtëpi në vendlindjen e Langerit dhe në Boca Raton, në Florida. Langeri njihet si besimtar i përkushtuar.

Legjenda e Golfit tregon për jetën e tij

Isha 18 vjeç kur fitova turin tim të parë në turneun evropian. Në moshën 22 vjeçare fitova kampionatin botëror të moshave nën 25 vjeç me një rekord 17 goditje, duke fituar çdo goditje që bëja. Dy vite më vonë kryesoja listën e njerëzve të pasur në Evropë.

Askush nuk do të kishte menduar që një lojtar golfi nga Gjermania mund ta bënte këtë. Viti im më i mirë erdhi më 1985, viti im i parë si anëtar i turneut amerikan. Jo vetëm fitova Masters, ngjarja më e madhe në karrierën time, por gjithashtu fitova Heritage Classic në Hilton Head, Australian Masters, Casio në Japoni, ndeshjen Një Milion Dollarëshe në Sun City dhe dy ndeshje në Evropë.

Fitova shtatë turne në pesë kontinente të ndryshme dhe isha i pari në klasifikim në botë. Kisha një grua të bukur dhe kisha arritur çdo gjë për të cilën mund të ëndërroja. Por diçka mungonte. Përparësitë e mia ishin golf, më shumë golf, pastaj vetja ime dhe në fund pak kohë me gruan. Shkoja në kishë.

Por nëse loja ime e golfit nuk ishte e mirë, gjithë jeta ime ishte e mjerueshme dhe bëja të vuanin të gjithë që ishin rreth meje. Javën pasi kisha fituar Masters, një shok dhe profesionist golfi më ftoi për të shkuar në një studim biblik me profesionist të tjerë golfi. Atë natë ishte hera e parë në jetën time që dëgjova se kisha nevojë të ‘rilindja’. Nuk kishte ndonjë kuptim për mua.

Sigurisht, në moshën 28 vjeçare nuk mund të lindja përsëri. Prandaj, në fund të studimit, i kërkova mësuesit se çfarë donte të thoshte me ‘rilindje’. Ai hapi Biblën dhe më tregoi Gjonin 3:3 ku shkruhet: ‘Në të vërtetë, në të vërtetë po të them nëse dikush nuk lind përsëri ai nuk mund të shohë mbretërinë e Perëndisë’.

Unë mendoja se isha një ‘i krishterë shumë i mirë’, por këtë nuk e kisha dëgjuar asnjëherë më parë. Ai vazhdoi të shpjegonte se çfarë kuptimi kishte kjo nga ana praktike. U mahnita kur kuptova se e vetmja mënyrë për të patur jetë të përjetshme është përmes Jezus Krishtit, i cili vdiq për mëkatet tona.

Dhe se nuk mjafton të bëjmë disa vepra të mira apo të përpiqemi të sillemi më mirë, sepse ne nuk mund të jetojmë asnjëherë sipas standartit të Perëndisë. Gjithmonë do të dështojmë.Pasi kuptova që Perëndia më deshi kaq shumë sa që dërgoi Birin e tij të vetëm për të vdekur për mëkatet e mia, ishte e natyrshme që të kërkoja Zotin në jetën time.

Kam parë ndryshime të jashtë­ zakonshme në jetën time, në martesë dhe në gjithë pikëpamjen time. Përparësitë e mia kanë ndryshuar. Ato tani janë atje ku duhet të jenë: Zoti i pari, familja e dyta dhe pastaj karriera sportive. Besoj se kur përparësitë janë në vendin e duhur atëherë çdo gjë drejtohet më mirë.

Jam bekuar me një familje të mrekullueshme: gruaja ime Viki dhe katër fëmijët tanë Xhaki, Stefan, Kristina dhe Xheison. Kam përjetuar jo vetëm dashurinë që kanë për mua por edhe për Perëndinë. Gjatë viteve kam parë që karriera ime në golf vazhdon të ketë sukses po ashtu.

Kam patur privilegjin të fitoj për herë të dytë Masters, jam pranuar në Hollin e Famës të Golfit Botëror dhe tani kam marrë nderin të jem kapiteni i Ryder për Evropën. Ju nxis të konsideroni marrëdhënien tuaj me Perëndinë përmes Krishtit. Është një vendim për të cilin nuk më ka ardhur asnjëherë keq.

Sources: Christians in sport, Wikipedia

Most Popular

Recent Comments