HomeJehona 25E veçanta e njeriut

E veçanta e njeriut

Ne kemi inteligjencë shumë më të lartë se kafshët. Ne mund të mbledhim, kujtojmë dhe vlerësojmë masa informacioni të një llojshmërie jashtëzakonisht të madhe. Ne zotërojmë cilësi jo vetëm të ndërgjegjshmërisë, por të vetëdijes, të cilat na bëjnë të reflektojmë mbi identitetin dhe përkatësinë tonë.

Në mënyrë instiktive e ndiejmë se nuk jemi as aksidente atomike dhe as majmunë të arsimuar. Ne mendojmë për kuptimin dhe qëllimin. Ne kërkojmë domethënie. Ne thurim aspirata dhe synime. Kemi një ndjenjë të brendshme dinjiteti. Jemi në gjendje të shohim përtej përvojave tona të menjëhershme dhe të drejtpërdrejta.

Mendojmë për vdekjen dhe për atë që mund të shtrihet përtej saj. Ne përdorim gjuhë me fjali që na bën në gjendje të shkruajmë prozë dhe poezi, të përkthejmë gjuhë dhe të përdorim fjalë për të shprehur emocionet tona. Ne jemi të aftë të arsyetojmë në mënyrë komplekse dhe për të zhvilluar teori dhe njohuri.

Ne kemi aftësi matematikore, aftë- sinë për të numëruar deri në numra të mëdhenj, të ndërtojmë ekuacione algjebrike dhe të diskutojmë çështje në matematikë, statistikë dhe shkencë në përgjithësi. Ne kemi një dimension estetik që na bën në gjendje të vlerësojmë cilësitë relative të formës, ndërtimit, ngjyrës, rendit dhe skicimit.

Ne jemi pafundësisht krijues në kompozimin e muzikës, në bërjen e pikturave dhe objekteve të tjera, jo thjesht për të mbijetuar, por për kënaqësinë tonë personale. Ne kemi një dimension moral, një perceptim këmbëngulës se ka një ndryshim midis së drejtës dhe së gabuarës, bashkë me një sens të përgjegjësisë morale.

Ne kemi një dimension frymëror, një sens se ka një botë përtej materiales. Këto janë vetëm nëntë shembuj të hendekut të madh që ndodhet midis qenieve njerëzore dhe ndonjë forme tjetër jetësore në planetin tonë, prandaj asnjë hipotezë evolucionare nuk e ka zvogëluar atë as edhe me një milimetër.

John Blanchard

Marrë me leje nga libri

“Evolucioni—Fakt apo Trillim?”

botuar nga AEM-Misioni Ungjillor

Previous article
Next article

Most Popular

Recent Comments