AC Milan's Kaka celebrates at the final whistle falling to his knees (right) after beating Liverpool in the 2007 Champions League final.

Ricardo Izecson dos Santos Leite, i njohur si Kaká, lindi më 22 prill të vitit 1982 në Brasilia. Ai është futbollist brazilian i cili luan si mesfushor i kombëtares braziliane dhe në klubin spanjoll, Real Madrid. Në vitin 2007 fitoi çmimin Topi i Artë dhe u vlerësuar futbollisti më i mirë i vitit.

Kur ishte 7-vjeçar, familja e tij u zhvendos në Saõ Paulo. Shkolla e angazhoi në ekipin lokal të të rinjve Alphaville të cilët u kualifikuan në finalen e turneut lokal. Aty ai u zbulua si talent nga Saõ Paulo FC, të cilët i ofruan të transferohet. Në vitin 2000, në moshën 18 vjeçare, pësoi një aksident të rrezikshëm në pishinë, por arriti te shërohej plotësisht. Ai lavdëron Zotin për shpëtimin e tij.

Për aksidentin e tij: “Godita kokën në fund të pishinës duke shkaktuar thyerje të qafës” “Bashkë me vëllain dhe gjyshin shkuam te pishina. Zbrita në ujë nga një rrëshqitëse dhe godita kokën në fund të pishinës duke shkaktuar thyerjen e qafës. Në atë kohë as që e kuptoja se çfarë më ndodhi. Dola nga pishina duke pasur një dhimbje të madhe koke dhe vëllai im që u zhyt në pishinë menjëherë pas meje më pyeti se çfarë më ndodhi.

I tregova atij që kisha përplasur kokën në fundin e pishinës dhe ai pasi më pa që kisha rrjedhje gjaku më bindi të shkoja në urgjencë. aftësinë për të luajtur futboll. Unë besoj se nuk ishte fat, por se Zoti më mbrojti nga çdo pasojë serioze në atë kohë.”

Për besimin e tij: “Shumë njerëz mendojnë se unë u bëra besimtar pas aksidentit por kjo nuk është e vërtetë”

“Shumë njerëz mendojnë se unë u bëra besimtar pas aksidentit por kjo nuk është e vërtetë. Prindërit e mi janë të krishterë dhe më kanë rritur me vlerat biblike. Aksidenti ndodhi në tetor të vitit 2000 ndërsa luaja për skuadrën e të rinjve të Saõ Paolos. Gjatë muajve nëntor–dhjetor më duhej të mbaja një qafore dhe nuk mund të luaja.

Unë besoj se Zoti kishte një qëllim në atë aksident. Fillova të luaj përsëri futboll në janar të 2001 dhe brenda 10 -15 ditësh u thirra të luaja për skuadrën profesioniste të Sao Paulo. Për shkak të kësaj them se Zoti kishte një qëllim në atë aksident.

Ajo ndodhi menjëherë sapo unë fillova të luaja si profesionist për Sao Paolon dhe nisa karrierën time si futbollist profesionist. Ashtu siç e kam thënë më parë, prindërit e mi më kanë mësuar Biblën dhe vlerat e saj, për Jezu Krishtin dhe besimin. Unë nuk pata ndonjë përvojë të vëçantë të kthimit në besim por kjo gjë më ndodhi pak nga pak.

Erdhi një moment në jëtën time kur unë doja të përjetoja eksperiencën time me Zotin. Një nga këto eksperiencat ishte kur unë u pagëzova në moshën 12 vjeç. Ky ishte një hap shumë i rëndësishëm në ecjen time me Zotin dhe menjëherë pas kësaj shumë gjëra ndodhën dhe unë mund ta përjetoja Zotin në një mënyrë reale në jetën time.”

Për talentin e tij: “Unë kam talentin dhe aftësinë të luaj futboll për shkak se Zoti m’i ka dhënë ato”

Në Bibël shkruhet “Pa mua s’mund të bësh asgjë.” Unë kam talentin dhe aftësinë të luaj futboll për shkak se Zoti m’i ka dhënë ato. Ditën që Zoti do të më kërkojë të bëj diçka tjetër unë do ta bëj atë. Unë jam i suksesshëm nga ana financiare dhe profesionale por e gjitha kjo vjen nga Zoti dhe është një dhuratë e hirit të Tij për jetën time.

Për gjithcka që kam falendëroj Atë. Ndryshimi që Jezusi ka bërë në jetën time është se unë e di që do të jem gjithmonë i sigurt, dhe kjo nuk varet nga situatën që unë përjetoj. Kjo më sjell një paqe të madhe në jetën time.”

Për familjen: “Mendoj se familja eshte baza e gjithçkaje”

“Mendoj se familja është baza e gjithçkaje, është dicka thelbësore pa të çilën nuk do t’ ia dilja dot. Djali është një bekim i madh. Është shumë gjë e bukur kur kalojmë kohë së bashku, pasi transmetohen edhe vlera shpirtërore.”

Për kuptimin e jetës: “Për mua kuptimi i vërtet i jetës vjen nga besimi”

“U them njerëzve që më pyesin, se Bibla është si manuali i përdorimit që ti merr kur blen një produkt. Ajo ka në të gjithçka që ne na duhet. Unë gjej kënaqesi në leximin e Biblës, në studimin e saj dhe në shoqërinë e Tij nga ë cila mësoj shumë gjera.

Unë do të fitoj shumë ndeshjë, por kam për të humbur shumë të tjera. Gjithsesi unë e di që Zoti ka në kontroll gjithçka që ndodh. Prandaj dhe unë përpiqem të kuptoj planin e Zotit në çdo moment të jetës që të mund të kem paqë në çdo kohë.

Gjithësecili do që të jetë fitimtar, por sa për mua kuptimi i vërtet i jetës vjen nga besimi te Jezusi. Mund të them se jam një fitues për faktin se Jezusi është në jetën time, dhë unë nuk do të rresht kurrë se besuari te Ai.

Burimi: Artikuj të botuara në hapësira publike digjitale.