Rreziku i astrologjisë

“Rrezikun e madh të astrologjisë e shikojmë tek shqetësimet psiqike, frikën për jetën dhe shqetësimet e tjera që ajo shkakton në persona të ndjeshëm”, raporton kryemjeku gjerman, Dr Shrank.

Sipas tij, “Astrologjia e paralizon aftësitë analitike të njeriut. E budallalleps njeriun dhe e pengon të mendojë thellë.E vendos personalitetin e tij nën ndikimin e fuqisë së sugjerimit të një personi tjetër.” Continue reading “Rreziku i astrologjisë”

Ish astrologët tregojnë

Ish astrologu i njohur Charles Stohmer, në librin e tij “Çfarë nuk ju tregon horoskopi juaj”  flet për natyrën e ërrët të horoskopit.

“Përkrahësit e këtyrë praktikave – me dashje apo padashje – janë duke trokitur te dera ku lidhet komunikimi me frymëra mashtruese, në po të njëjtën mënyrë që fallxhorja punon me topin e kristaltë. Katerina1 , që punoi për 12 vjet si astrologe profesioniste, rrëfen: Continue reading “Ish astrologët tregojnë”

Horoskopi juaj

Përse e lexon horoskopin? Nga kureshtja? Për të kaluar kohën? Po kërkon dashuri? Të tërheq e mistershmja? Apo e lexon thjesht për të qeshur? Pothuajse çdo gazetë apo revistë sot përfshin një horoskop. Botuesit e dinë se tirazhi i tyre do të shtohet nëse rregullisht botojnë parashikime astrologjike, sepse ka një numër të madh njerëzish që shprehin interes rreth tyre. Continue reading “Horoskopi juaj”

Shkova për të ndezur një qiri

Një ditë shkova në një vend të shenjtë. Ishte një ditë me diell të fortë dhe bënte shumë vapë. Arrita në vendin e duhur dhe nxora qiriun për ta ndezur. Tek po kërkoja për shkrepësen, papritur më erdhi një gjë në mendje për Zotin: ky diell që po shndërrin kaq fuqishëm përjashta dhe ndriçon gjithë këtë botë, a nuk është vallë edhe ai një krijesë e tij? Continue reading “Shkova për të ndezur një qiri”

Shpirti yt

Miku im i dashur, ti ke shpirt. Mbase nuk mendon shpesh për të, por e ke dhe s’mund të mos e kesh. Doemos ke shpirt. Perëndia ta ka dhënë edhe asnjeri s’mund të ta dëmtojë, pa marrë ti pjesë në prishjen e shpirtit tënd. I pasuri edhe i varfëri, plaku edhe i riu, i miri edhe i ligu që të gjithë kanë shpirt. Përveç kësaj më duhet të të them se një ditë ti do ta lësh këtë botë. Continue reading “Shpirti yt”

Përse ka kaq shumë kisha të ndryshme?

Sigurisht që ke dëgjuar për kishat orthodokse, katolike dhe protestante. A ke dëgjuar për kishën luterane, për kishat baptiste, dhe për kishat pentakostale? Por për kishën presbiteriane apo kishën e reformuar? Përse ka kaq shumë kisha të ndryshme? Arsyeja që ka shumë kisha brenda krishterimit është sepse Bibla na lejon të kemi ndryshime mendimesh. Continue reading “Përse ka kaq shumë kisha të ndryshme?”

Pashkët sipas Ungjillit

Kur arritën në vendin që quhet “Kafka”, aty e kryqëzuan Jezusin dhe keqbërësit, njërin në të djathtë dhe tjetrin në të majtë. Dhe populli rrinte aty për të parë; dhe kryetarët me popullin e përqeshnin, duke thënë: “Ai i shpëtoi të tjerët, le të shpëtojë veten, po qe se me të vërtetë është Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë”. Continue reading “Pashkët sipas Ungjillit”

Ç’është Pashka?

Pashka është festa që na kujton dy veprat e medha të Jezus Krishtit. E para, vdekja e tij për mëkatet e popullit të tij dhe e dyta, ringjallja e tij prej së vdekurish, duke treguar se ai triumfoi mbi vdekjen e është i aftë të shpëtojë të tjerët.

Kjo festë merr forma të ndryshme në vende të ndryshme, duke qënë se feja e krishterë është përhapur në të gjithë botën sot. Thelbi i festës është që njeriu të besojë në Jezus Krishtin, i cili është shpëtimtari që dërgoi Zoti në botë për ne. Jezus Krishti u ofron jetë të re të gjithë atyre që i drejtohen atij për ndihmë.