Mesazhi i Vitit të Ri “Mos u dorëzo”

Jeta frymëzuese e njeriut pa duar dhe këmbë

I lindur pa duar dhe pa këmbë, Nik Vojiçiç e kuptoi herët që ai ishte ndryshe nga të tjerët. Në fillim, Niku do të donte të kishte një trup normal si të tjerët, megjithatë erdhi dita që ai u pajtua me fatin dhe filloi të përqafojë jetën, ashtu siç ajo është. Niku zhvilloi aftësitë e tij dhe mbaroi shkollën e lartë me diplomë për financë. Continue reading “Mesazhi i Vitit të Ri “Mos u dorëzo””

“Santa Klausi” zbulon kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes

Tim Allen është një nga aktorët më të njohur të hollivudit. Në një nga filmat e tij më të sukseshëm “Santa Klaus” ai ka luajtur rolin e plakut të festave të fundvitit. Tim është i njohur për humorin e tij, por ka një anë më serioze të Timit që shumë njerëz nuk e kanë parë. Continue reading ““Santa Klausi” zbulon kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes”

Plaku i Vitit të Ri apo Santa Klausi?

“Santa Klaus”* është përshtatja në anglisht e emrit për Shën Kollin. Santa Klaus-i, ose Shën Kolli, ka qënë një i krishterë që jetoi në shekullin e katërt pas Krishtit. Ai ishte drejtuesi i kishës në Mira, e cila është një zonë që gjendet sot në Turqi. Thuhet që Shën Kolli ka qënë një besimtar që kujdesej shumë për të varfërit. Kaq mund të dimë me siguri. Continue reading “Plaku i Vitit të Ri apo Santa Klausi?”

25 Dhjetor

 Zbulimet e fundit për origjinën e datës së festës

Besimtarët janë të qartë që lindi Jezusi në Betlehem, por datën 25 dhjetor e shikojnë më shumë si simbolike. Lind pyjetja atëherë, përse u zgjodh kjo datë? Bibla nuk përcakton një datë ose muaj për lindjen e Krishtit. Për brezat më të hershme nuk kishte rëndësi të festonin këtë ngjarje sepse vëmendja e besimtarëve ishte orientuar kaq shumë rreth vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit, momenti kulminues në misionin e tij shpëtues. Continue reading “25 Dhjetor”

Shkurt

Gëzuar Krishtlindjet apo Krishtlindjen?

“Krishtlindjet” në shumës është fjala e saktë dhe nuk duhet menduar se ka dy krishtlindje (mëgjithëse jo të gjitha vendet e festojnë në të njëjtën datë). Krishtlindjet është një festë që zgjat më shumë se një ditë. Për ata që ndjekin kalenderin e vjetër fetar ka një proces që zgjat disa javë (duke filluar me agjërimet). Continue reading “Shkurt”

Zëri i Krishtlindjes

Zëri i qiellit vjen te ne në kohën e Krishtlindjes. Perëndia nuk është larg, ai është afër dhe na flet. Çdo vit në fund të dhjetorit na kujton kalendari vetë që Zoti ka ndërhyrë në historinë tonë, në botën tonë, edhe në jetën tonë. Bota e lashtë nuk e njihte Zotin. Përkundrazi turreshin pa mend pas perëndive që i sajonin vetë. Continue reading “Zëri i Krishtlindjes”

Tradita që na bashkojnë

Festat e fundvitit janë një shans i shkëlqyer për të forcuar lidhjet familjare. Koha e investuar së bashku mund të japë fryte madje në brezat e ardhshëm. Ajo familje që krijon tradita të veçanta për festat është një familje që e ndien veten më të pasur shpirtërisht. Jeta moderne është bërë gjithmonë më e shpejtë e më individualiste, por tradita familjare, nëse krijohen, mund t’i bëjnë ballë këtyre presioneve që na largojnë nga njëri-tjetri. Continue reading “Tradita që na bashkojnë”

Mbarësi për Vitin e Ri!

NJË FILLIM I MBARË

Çfarë do të bësh që të sigurosh që ky vit të ketë një fillim të mirë? Edhe psë Viti i Ri nënkupton shumë gjëra për njerëz të ndryshëm, pothuaj të gjithë shpenzojnë duke dashur ta nisin vitin me gëzim dhe lumturi. Ndërkohë të gjitha shpenzimet nuk mund të sigurojnë që ky vit të ketë vërtetë mbarësi nëse nuk dimë të jemi mirënjohës, të falim edhe të ecim me besim. Continue reading “Mbarësi për Vitin e Ri!”