Predikuesi i Titanikut

Një nga pasagjerët e Titanikut ishte predikuesi i njohur Xhon Harpër (John Harper). Thuhet që ai vuri vajzën e tij gjashtëvjeçare në varkën e shpëtimit dhe lëvizi nëpër anije duke u folur njerëzve për nevojën të përgatisnin shpirtrat e tyre për përjetësinë.

Kur më në fund u detyruar të hidhej edhe Xhoni në ujëra të akullta, ai pyeti një tjetër: “A është i shpëtuar shpirti yt?” Ndaj të cilit ai burri u përgjigj jo. Xhoni e udhëzoi: “Beso në Zotin Jezus Krisht dhe do të shpëtohesh!”, pastaj i dhuroi atij jelekun e shpëtimit dhe shtoi, “Ti ke nevojë për këtë më shumë sesa unë”.

Atë natë Xhon Harpër humbi jetën e tij, por një nga të mbijetuarit e Titanikut ka thënë që falë fjalës së Xhonit, ai vuri besimi te Zoti atë natë. Shumë të mbijetuar dëshmuan që ndërsa Titaniku po fundosej, orkestra vazhdoi të luante muzikë deri në fund.

Një nga këngët e fundit që u dëgjua ishte: “Më afër teje, o Zot, më afër teje”.

Fakte rreth Titanikut

Pronari i Titanikut ishte firma White Star Line. U ndërtuar në Irlandën e Veriut, me punime që filluan në datën 31 mars 1909, dhe që përfunduan tre vjet më vonë, në datën 2 prill 1912. Udhëtimi i saj i parë filloi në datën 10 prill, kur u nis nga Anglia për në Nju York.

Titaniku ishte i gjatë 269 metër dhe kishte 11 kate. Ajo ishte anija më e madhe dhe më luksozja në kohën e saj. Furrat e Titanikut ishin aq të mëdha sa konsumonin 600 ton qymyr në ditë dhe kërkonte punën e 176 punëtorëve, me turne. Titaniku mund të mbante 2,435 pasagjerë (739 në klasin e parë, 674 në klasën e dytë, dhe 1,026 në klasën e tretë) dhe 892 persona si ekuipazh.

Ishte e pajisur me 20 varka shpëtimi për maksimumin 1,178 persona. 1,517 veta humbën jetën e tyre pasi Titaniku u përplas me një ajzberg, duke shkaktuar thyerjen e pesë prej gjashtëmbëdhjetë kompartimenteve të saj e cila shkaktoi fundosjen e anijes për një kohë relativisht të shpejtë. Përplasja ndodhi në orën 23:40, në datën 14 prill 1912, ndërsa Titaniku u fundos rreth orës 02:20.

Angazhimi për të shpëtuar gratë dhe fëmijët, duke i dhënë atyre prioritet në varkat e shpëtimit, do të thotë që pak burra shpëtuan. Karpathia ishte anija e parë që u erdhi në ndihmë të mbijetuarve, disa orë më vonë. Edhe përse anija Kalifornian ishte vetëm pak kilometra larg nga Titaniku kur po fundosej, ata nuk kuptuan gjë.

Tragjedia e Titanikut shkaktoi ndryshime në ligjet marinare, duke siguruar që anijet e reja të pajiseshin me varka shpëtimi të mjaftueshme për të gjithë pasagjerët. Titaniku u zbulua përsëri në vitin 1985, në një thellësi prej 3.784 metra. Mijëra objekte janë marrë tashmë prej anijes së fundosur të cilët ekspozohen nëpër muzeume.

Historia e Titanikut është ruajtur në kujtesën e njerëzve për shkak të librave, filmave dhe ekspozitave që trajtojnë fatin e saj. Për të shënuar 100 vjetorin e tragjedisë së Titanikut, anija me emrin Balmoral do të lundrojë në të njëjtën rrugë në det, duke u ndaluar në datën 15 prill mbi vendin ku shtrihet Titaniku në thellësinë e detit.

Titaniku “I Pambytshëm”

Në ditën e Pashkës, para 100 vjetësh, Titaniku u përplas me një ajzberg dhe u fundos. Cila është historia e saj?

Titaniku, ishte anija më e madhe dhe më luksoze e kohës. Mes të tjerash, ajo ishte e pajisur me salla të mëdha për vallëzim, pishina, me restorante luksoze edhe dhoma private për banjo dielli. Madje, kjo anije kishte edhe ashensorë (gjë që ishte mbresëlënëse për vitin 1912).

Titaniku u nis nga Hamptoni Jugor, Angli, për udhëtimin e tij të parë me destinacion Nu Jork, në prill të vitit 1912. Mes pasagjerëve që udhëtonin në klasin e parë ishte Xhon Jakob Astor, një nga njerëzit më të pasur të botës. Pasuria e tij vlerësohej të ishte 150 milionë dollarë (në atë kohë).

Aty ishin: Major Arkibalt But, (këshilltari i Presidentit të Shteteve të Bashkuara), Benjamin Gugenheim, pronar i punimeve metalike, që zotëronte një vlerë prej 95 milionë dollarë, Isador Straus, tregëtari i famshëm i veshjeve, që zotëronte 50 milionë dollarë, Brus Ismaj, pronar i Kompanisë Tregëtare Ndërkombëtare të Marinës. Me shifrat e sotme, ata do të ishin miliarderë.

Kapiteni i Titanikut, Smith, që kishte punu­ar për kompaninë detare White Star për më shumë se 30 vjet, ishte konsideruar si një nga komandantët më të aftë. Ekuipazhi kishte një besim aq madh në anijen e pajisur mirë, sa kur një nga pasagjerët dukej paksa i shqetësuar për sigurinë e tij, një anëtar i ekuipazhit u përgjigj: “S’ka perëndi ta mbysë këtë anije”.

“Mbylle! Mbylle!”

Të dielën, më 14 Prill 1912, punët po shkonin mirë ndërsa Titaniku lundronte nëpër det. Gjatë asaj dite Titanikut i mbërrin një mesazh duke e paralajmëruar për ajzberg gjatë rrugës. Në fakt, Kapiteni Smith merr pesë paralajmërime të tilla atë ditë. Atij i tregohet në mesazhin e fundit vendi ku pritej të kishte ajzberg.

Duke ndjekur procedurat e zakonshme një anije normale duhej të kishte zvogëluar shpejtësinë, por Titaniku, jo. “Titaniku nuk ishte anije që mbytej”. Rreth orës njëmbë­ dhjetë të darkës, një anije në afërsi të Titanikut, Kalifornian, kishte dërguar një mesazh tjetër radiofonik që njoftonte për rrezikun e akujve.

Ajo kishte qënë plotësisht e bllokuar prej tyre. Operatori radiofonik i Titanikut u përgjigj me mesazhin “Mbylle! Mbylle!”. Mesa duket, paralajmërimet për akujt nuk e shqetësonin aspak. Ai, përgjegjësi i ekuipazhit dhe kapiteni nuk morën parasysh paralajmërimet, sepse ata vendosën gjithë besimin e tyre te Titaniku.

Ata besuan sinqerisht se, anija e tyre ishte e pambytshme. Titaniku, duke refuzuar t’ua vinte veshin gjithë mesazheve paralajmëruese të rrezikut që po afrohej, pas dyzetë minutash pësoi një përplasje të tmerrshme me një ajzberg gjigand. Dy orë e dyzetë minuta pas përplasjes, Titaniku, anija më e madhe e kohës dhe e reklamuar si ‘e pambytshme’, u mbyt duke shkaktuar humbjen prej 1517 pasagjerëve.

Shumë njerëz sot mbajnë një qendrim të ngjashëm me atë të ekuipazhit të Titanikut! Ata besojnë vetëm në veten e tyre, duke menduar se nuk kanë nevojë për Zotin. Ata besojnë se mund të jetojnë jetët e tyre krejt pa Zotin dhe nuk e dinë se prej atij varet gjithçka, përfshi këtu forcën dhe zgjuarsinë tonë.

Jeta është shumë e pasigurt

Mesazhi që po lexoni ju paralajmëron një ajzberg në një farë forme, si psh. një sëmundje apo një aksident, do t’ju çojë një ditë drejt vdekjes. Prandaj, mos mendoni që jeni të pambytshëm. Merrni parasysh paralajmërimet e Zotit. Ju nuk dini se çfarë mund t’ju sjellë e nesërmja. Koha për të besuar te Zoti është tani.

Nesër mund të jetë vonë. Nxjerrja e pretekseve për të refuzuar shpëtuesin është, në të vërtetë, njësoj si të mbash të njëjtin qendrim si operatori i radiomarrëses në bordin e Titanikut, që iu përgjigj sinjaleve të rrezikut që po afrohej me një: “Mbylle!’’ A do t’i thoni edhe ju Zotit, “mbylle!”, ndërkohë që ai ju paralajmëron për mëkatin, vdekjen dhe gjykimin që do të vijë?

Kini parasysh që vdekja nuk bën dallim. Mos krijoni idenë që ju jeni të pambytshëm. Bibla mëson: “Njeriut i është caktuar të vdesë një herë, por pas kësaj vjen gjykimi”. Bibla është një radio hyjnore që ju lajmë­ron për rrezikun që po afrohet.

Ju lutem, mos mbani qëndrimin e anëtarëve të Titanikut, të cilët po mendonin se anija ishte e pambytshme, dhe nuk morën parasysh sinjalet për ajzbergun që po vinte. Ne se ju refuzoni shpëtimin në Jezu Krishtin, ju do të vdisni në mëkatet tuaja, dhe zemërimi i Zotit do të vijë mbi ju.

“O Zot! O Zot!”

Një grua që shpëtoi nga mbytja e Titanikut e përshkroi fundin tragjik me këto fjalë: “Ndërsa anija madhështore ngrihej nga uji; në momentin që ajo do të fundosej përfundimisht, edhe megjithëse ishte natë, dalloheshin me dhjetra njerëz, tek binin nga anija në ato ujëra të akullta.

Për disa çaste të tmerrshme, pas fundosjes së anijes, nga goja e atyre burrave dhe grave të shkreta, u dëgjua një klithmë dëshpëruese. Një nga një, thirrjet e tyre pushuan, derisa dëgjohej vetëm një zë i fundit. Në agoni të plotë ai thërriste nga shpirti, “O Zot! O Zot!”. Zëri i tij sa vinte dhe pakësohej.

Pastaj ra një heshtje e tillë, si hija e vdekjes.” “O Zot! O Zot!” thirri ai burrë në çastet e fundit. I dashur mik, kur të vijë fundi, mund të mos kesh më kohë të pajtohesh me Perëndinë. Të këshilloj ta mendosh me kujdes këtë punë tani. Mos e ler shpirtin tënd pas dore. Vitet ikin shpejt. Mos e humb shpëtimin.

A e ka hequr qafe shkenca Perëndinë?

Shkenca dhe feja janë dy nga ndikimet më të fuqishme që shoqëria ka njohur ndonjëherë. Ideja se shkenca dhe feja janë në kundërshtim, është propaganduar me forcë, sidomos gjatë shekullit të fundit, por a ka ndonjë bazë? A jemi të detyruar të mbështesim njërën apo tjetrën? A duhet të pranojmë që ato do të jenë gjithmonë kundër njëra-tjetrës?

Këto janë pyetjet e diskutuara në librin ‘A e ka hequr qafe shkenca Perëndinë?’ Në veçanti, dr. Gjon Blançardi, sqaron se shkencizmi nuk është shkencë e vërtetë, por një sistem besimi. Ai e ilustron këtë më së miri duke treguar për një vizitë që ka bërë në Afrikën e Jugut: “Disa vite më parë, më ftuan të merrja pjesë një një program radiofonik në Keip Taun (Cape Town).

Ditë më parë programi ishte shënuar si “Besimtari kundrejt jobesimtarit”. Shf­a­q­ja njëorëshe filloi me prezantuesin (një ateist) që më prezantonte mua si besimtar dhe veten si jobesimtar, por në komentet e mia hyrëse, vura në pikëpyetje gjithë bazën e programit dhe këm­bëngula se ai gjithashtu ish­te një besimtar.

Ai e sfidoi fuqishëm këtë, por unë vura në dukje: “Me gëzim e pranoj që jam besimtar, unë besoj në ekzistencën e Perëndisë. Por edhe ti je besimtar, ti beson në mosekzistencën e Perëndisë. Ajo që do të doja t’u tregoje dëgjuesve është dëshmia në të cilën mbështet besimin tënd në mosekzistencën e Perëndisë”. Ai nuk dinte çfarë të thoshte. Kjo gjë ishte befasuese, sepse dikush duhet të zotërojë gjithë dëshminë në dizpozicion, para se të jetë i sigurt se asnjë nuk të çon në ekzistencën e Perëndisë.

Disa nga argumentat më të forta të këtij libri janë organizuar rreth deklaratave të thjeshta dhe të qarta si: Shkenca nuk është në gjendje të na tregojë se përse filloi të ekzistonte universi. Shkenca nuk është në gjendje të shpjegojë se përse ka ligje shkencore apo natyrore, ose përse ata janë kaq në harmoni dhe të varur nga njëri-tjetri. Shkenca nuk mund të shpjegojë se përseuniversi është i akorduar në mënyrë aq të mahnitshme, sa të mbështesë jetën inteligjente në planetin tonë.

Shkenca nuk mund të shpjegojë se përse, si qenie njerëzore, ne jemi persona dhe jo thjesht objekte. Shkenca nuk mund të na thotë asgjë për faktin se pse mendja ekziston dhe funksionon. Shkenca nuk mund t’i shtojë asgjë cilë­ sisë së brendshme të jetës. Shkenca nuk mund të përkufizojë, ose shpjegojë parimet etike. Shkenca nuk është në gjendje t’u japë përgjigje pyetjeve më të thella të jetës.

Dhe dr. Blançardi citon një numër pothu­ajse të pafund autoritetesh nga bota e shkencës në mbështetje të argumentit të tij kundër ateizmit materialist: “Steve Jones, materialist i betuar, e pranon lirshëm këtë në librin e tij “The Language of the Genes” (“Gjuha e gjeneve”): “Shkenca nuk mund t’u përgjigjet pyetjeve që bëjnë filozofët ose fëmijët: përse jemi këtu, çfarë kuptimi ka të jesh gjallë, apo se si duhet të sillemi.

Gjenetika nuk ka pothuajse asgjë për të thënë rreth asaj se çfarë na bën ne më shumë se makina të shtyra nga biologjia, çfarë na bën ne njerëzorë. Këto pyetje mund të jenë interesante, por shkencëtarët nuk janë më të kualifikuar se ndonjë tjetër për të komentuar mbi to”.

Sër John Eccles, pionier i fitimit të çmimit “Nobel” në kërkimin e trurit, theksoi disa nga këto çështje: “Shkenca nuk mund të shpjegojë ekzistencën e secilit prej nesh si një vetvete e papërsëritshme, as nuk mund t’u përgjigjet pyetjeve të tilla themelore si: kush jam unë; si u ndodha në një vend dhe kohë të caktuar; çfarë ndodh pas vdekjes. Këto janë të gjitha mistere përtej shkencës”.

Psikiatri i shquar Paul Tournier arriti në të njëjtin përfundim: “Sot, kushdo po kërkon përgjigje ndaj atyre problemeve të cilave shkenca nuk u kushton vëmendje, problemi i fatit të tyre, misteri i së keqes, pyetja e vdekjes”. Këto janë mes pyetjeve më themelore që ne mund të pyesim ndonjëherë dhe, në përgjigje të tyre, shkenca vetëm sa mund të mbledhë supet dhe t’i kalojë ato diku tjetër.

Madje edhe filozofi dhe matematikani austriak i njohur botërisht Ludwig Wittgenstein pranoi: “E ndiejmë se, edhe kur gjithë pyetjet e mundshme shkencore kanë marrë për­gjigje, problemet e jetës mbeten tërësisht të paprekura”. Libri i dr. Gjonit është mbushur me citime mbreslënëse të shumë prej kokave të shkencës që shfaqin hapur besimin e tyre te Zoti.

Përfundimi i dr. Gjonit lidhur me çështjen e shkencës dhe besimit vijon: “Shkencëtarë të panumërt, në gjithë disiplinat shkencore, i janë përkushtuar një botëkuptimi që shikon një univers që shkon sipas një rendi të caktuar që i bindet ligjeve të varura të vendosur nga një Krijues, i cili e ka zbuluar veten në faqet e Biblës.”

Libra nga Gjon Blanchard

A beson Perëndia te ATEISTET?

Me titullin ngacmues ky libër konsiderohet si vepra kryesore e Gjoni Blaçardit. Libri ‘A Beson Perëndia Te Ateistët?’ ka fituar disa çmime dhe jep një pamje të gjerë mbi problemin e mosbesimit. Dr. Gjon nxjerr në pah gabimet e humanizmit shekullar, materializmit, dhe relativizmit, dhe tregon pse shkenca e vërtetë dhe feja e vërtetë nuk janë armiq, por miq.

A e ka hequr qafe shkenca Perëndinë?

Shkenca dhe feja janë dy nga ndikimet më të përhapura që bota ka njohur ndonjëherë. Ideja se shkenca dhe feja janë në kundërshtim ka ekzistuar për një kohë të gjatë, por a ka ndonjë bazë të qëndrueshme? Ky libër na tregon se si mund të kuptojmë marrëdhënien e shkencës me fenë dhe nëse në të vërtetë janë në kundërshtim me njëra-tjetrën apo jo.

JEZUSI, gjallë apo vdekur?

Besueshmëria e Krishterimit varet nga një pyetje e drejtpërdrejtë: A u kthye Jezu Krishti prapë në jetë disa ditë pasi të kishte vdekur e të ishte varrosur? Në këtë botim dinamik, John Blanchard shqyrton provat, vlerëson alternativat, zbulon teoritë e kons-piracionit dhe tregon se pse pyetja ka vetëm një përgjigje bindëse.

Pse erdhi Jezusi në Tokë?

Kush ishte ky Jezus? A e dimë në të vërtetë se kur ka lindur? A kishte ndonjë qëllim të veçantë për lindjen e tij? Në këtë libër të mrekullueshëm John Blanchard çjerr mitet dhe ‘na e tregon të vërtetën siç është’. Ja cila është historia e vërtetë, e vërteta e gjallë që ka ndryshuar rrënjësisht jetë të panumërta përgjatë shekujve .

Përse kryqi?

Pse ky simbol nuk ka reshtur së qëni kaq universal dhe popullor? A kishte ndonjë gjë unike në kryqëzimin e Krishtit? Pse u ekzekutua Ai me vdekje? Ky libër i cili u jep përgjigje këtyre pyetjeve dhe shumë më tepër. Ai sjell në dritë faktin madhështor që, në vdekjen e Jezusit në atë kryq, gjendet shpresa jonë e vetme për faljen e të gjitha mëkateve tona dhe jeta e përjetshme.

Për ku shkojmë që këtej?

Libri zbulon idetë heretike që kanë mashtruar miliona njerëzit gjatë shekujve dhe na tregon qartësisht të vërtetat që kanë një themel shumë herë më të sigurtë se sa ndonjë pikëpamje njerëzore. Mbi gjithçka, ai na tregon se si të përballojmë fundin e jetës jo me pasiguri apo me frikë, por me siguri dhe gëzim.

Mendimtari Anglez i përkushtohet Shqipërisë

Dr. Gjon Blançard (John Blanchard) është një autor i njohur në rang ndërkombëtar, ungjilltar dhe folës i kërkuar. Rreth tetëmbë­ dhjetë milionë kopje të botimeve të tij janë botuar në më shumë se pesëdhjetë gjuhë. Ndonëse ai banon në Angli, ka lindur në ishullin Gërnzej, që bën pjesë në ishujt Britanike.

Edhe pse Gjon Blançardi është në moshën 80 vjeçare, ai i kushtohet punës në mënyrë të vazhdueshme dhe sapo ka vizituar Shqipërinë për të gjashtën herë. Në këtë vizitë ai ka promovuar librin e tij të ri, si dhe ka folur në evenimente të organizuara nga kishat ungjillore në Tiranë dhe në Fier.

Gjon Blançardi tregon: “Shqipëria ka ruajtur një vend të veçantë në zemrën time për këto gjashtë vitet e fundit. Më ngjan pak e çuditshme që në moshën 80 vjeçare, një vizitë katër ditore që e bëra papritur, ka vijuar me shumë më tepër, duke përfshirë ‘Project Albania’.”

Ky projekt ka patur synim të përkthejë dhe të botojë në gjuhën shqipe një pjesë të këto çështje: “Shkenca nuk mund të shpjegojë ekzistencën e secilit prej nesh si një vetvete e papërsëritshme, as nuk mund t’u përgjigjet pyetjeve të tilla themelore si: kush jam unë; si u ndodha në një vend dhe kohë të caktuar; çfarë ndodh pas vdekjes. Këto janë të gjitha mistere përtej shkencës”.

Psikiatri i shquar Paul Tournier arriti në të njëjtin përfundim: “Sot, kushdo po kërkon përgjigje ndaj atyre problemeve të cilave shkenca nuk u kushton vëmendje, problemi i fatit të tyre, misteri i së keqes, pyetja e vdekjes”. Këto janë mes pyetjeve më themelore që ne mund të pyesim ndonjëherë dhe, në përgjigje të tyre, shkenca vetëm sa mund të mbledhë supet dhe t’i kalojë ato diku tjetër.

Madje edhe filozofi dhe matematikani austriak i njohur botërisht Ludwig Wittgenstein pranoi: “E ndiejmë se, edhe kur gjithë pyetjet e mundshme shkencore kanë marrë për­gjigje, problemet e jetës mbeten tërësisht të paprekura”. Libri i dr. Gjonit është mbushur me citime mbreslënëse të shumë prej kokave të shkencës që shfaqin hapur besimin e tyre te Zoti.

Përfundimi i dr. Gjonit lidhur me çështjen e shkencës dhe besimit vijon: “Shkencëtarë të panumërt, në gjithë disiplinat shkencore, i janë përkushtuar një botëkuptimi që shikon një univers që shkon sipas një rendi të caktuar që i bindet ligjeve të varura të vendosur nga një Krijues, i cili e ka zbuluar veten në faqet e Biblës.” Nga Redaksia librave të dr. Gjonit.

Që në vitin 1991, është botuar në shqip një prej librave të tij të shumta, që titullohet ‘Pyetje Përfundimtare’, por njëmbëdhjetë tituj të tjera janë botuar gjatë këtyre pesë vitevë të fundit, përfshirë kryeveprën e tij ‘A Beson Perëndia Te Ateistët?’

I pyetur se çfarë përshtypjesh ka krijuar për kishat në Shqipëri, ai përgjigjet: “Më bën përshtypje që besimi u ndalua totalisht në Shqipëri gjatë sistemit komunist, por edhe historikisht, shqiptarëve u është dhënë pak mundësi të njohin ungjillin. Më bën përshtypje që janë hapur kisha të reja me njerëz që janë njohur me besimin për herë të parë.

Ky ka avantazhe, por edhe rreziqe, sepse po s’u themeluan mirë këto kisha, do jetë e vështirë që ato të drejtohen si duhet në të ardhmen. Më ka bërë përshtypje gjithashtu nevoja e madhe për literaturë të mirë, që ndihmon njerëzit të gjejnë të vërtetën. Për këtë nevojë të fundit unë kam vendosur të bëj diçka vetë”

PËRSE KRYQI?

Për shekuj me rradhë simbolet janë përdo­rur si një mjet identifikimi. Për më shumë se 2000 vjet, Krishterimi ka patur një simbol i cili njihet në mënyrë universale—një kryq i thjeshtë. Për miliona njerëz sot në botë kryqi është kthyer në më pak se një byzylyk, hajmali, tatuazh në trupat e tyre, apo një bizhuteri me pamje tërheqëse.

Pse ky simbol nuk ka reshtur së qëni kaq universal dhe popullor? A kishte ndonjë gjë unike në kryqëzimin e Krishtit? Pse u ekzekutua Ai me vdekje? Çfarë lidhje ka ky simbol me mua sot dhe çfarë ndryshimi mund të më sjellë? A keni menduar ndonjëherë se pse besimtarët shohin një domethënie kaq të madhe në vdekjen e Jezus Krishtit në kryq?

Pse duhej që Jezus Krishti të vdiste? Pse iu desh të ekzekutohej në atë mënyrë aq poshtëruese dhe publike? Dhe çfarë domethënie ka vdekja e Tij më mua? Shtatë fjalë të mëdha e përmbledhin atë që mëson Bibla se ndodhi kur Jezusi vdiq në kryq:

Zëvendësimi

Kuptimi bazë i kësaj fjalë është i drejtpërdrejtë dhe në lidhje me vdekjen e Jezusit është tejet i rëndësishëm. Kjo vjen në mënyrë të fuqishme kur lexojmë që ‘Krishti vdiq një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia’.

Siç e thuhet në një vend tjetër të Biblës: ‘Ai e dha jetën e vet për ne’. Në vdekjen e tij Jezusi mbajti dënimin e mëkatit, të cilin nuk e meritonte, në vend të të tjerëve që e meritonin. Jezusi ishte më shumë se një shembull; ai ishte zëvendësuesi.

Shlyerja

Kjo nuk është fjalë e përdorimit të za­konshëm, por është e rëndësishme që ta kup­tojmë. Shlyerje do të thotë të paqësosh një person të fyer duke i paguar dënimin që ai kërkon për shkeljen e bërë. Kjo e mundëson atë të pranojë përsëri në favor personin që bëri shkeljen.

‘Në këtë është dashuria, jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por që ai na ka dashur ne dhe dërgoi Birin e tij për shlyerjen e mëkateve tona’.

Shpagimi

Kjo është një fjalë e njohur. Ne dimë për persona që merren rob nga dikush e pastaj kërkojnë shpërblim për lirimin. Bibla na mëson se mëkati jo vetëm që ndan mëkatarët nga Perëndia, por edhe i burgos ata. Ata bëhen ‘shërbëtorë të mëkatit’.

Për më tepër, mëkatarët nuk janë thjesht robër të një parimi mëkatar, por ata janë ‘në lakun e djallit, të zënë robër të vullnetit të tij’. Shumë njerëz e hedhin poshtë këtë, por çdo zakon mëkatar e përforcon të vërtetën e kësaj. Jezusi tha se ai kishte ardhur për ‘të dhënë jetën e tij për shpagimin e shumë vetave’ .

Shpengimi

Kur shpërblimi paguhet, të burgosurit lirohen, ose shpengohen dhe kjo është ajo që u ndodh atyre për të cilët Jezusi dha jetën e tij. Apostulli Pal thotë se ‘Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne’.

Nga vetë natyra, ne jemi nën ‘mallkimin’ e ligjit të shenjtë të Perëndisë, i cili na deklaron të fajshëm në sytë e tij. Jezusi nuk ishte nën këtë mallkim, e megjithatë, për të plotësuar kërkesat e drejtësisë hyjnore, ai mbajti mbi vete tërë forcën e mallkimit të ligjit.

Falja

Bibla e sheh mëkatin si një borxh që mëkatari i ka Perëndisë, por ata për të cilët Jesuzi vdiq në vend të tyre marrin jo vetëm ‘shpengim përmes gjakut të tij’, por edhe ‘faljen e mëkateve’. Në vdekjen e Jezusit besimtari është zgjidhur nga barra e dyfishtë e fajit dhe e borxhit dhe është i falur lirisht e plotësisht—përjetë.

Pajtimi

Pajtim do të thotë të bashkosh ata që janë ndarë nga njëri-tjetri për arsye të ndryshme. Nga natyra, por edhe nga zgjedhja që bëjmë vetë, ne të gjithë jemi të ndarë nga Perëndia për arsye të rebelimit për interesat tona, kundër autoritetit të tij.

E megjithatë, Perëndia (pala e pafajshme) mori iniciativën dhe bëri diçka të mahnitshme për ta mundësuar njeriun (pala e fajshme) të jetë në paqe me të, duke u marrë me problemin rrënjësor, mëkatin njerëzor. Prandaj edhe apostulli Pal shkruan se ‘Ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij’.

Pikërisht në momentin që Krishti vdiq, Perëndia dha një shembull pamor të mrekullueshëm për ta ilustruar këtë. Në tempull në Jeruzalem, tek pika kryesore e adhurimit e të gjithë kombit, një vel apo perde, e qëndisur me penj të shtrenjtë, ndante ‘Vendin e Shenjtë’ nga ‘Vendi Shumë i Shenjtë’, një shenjtërore e brendshme që përfaqësonte prezencën e Perëndisë.

Kur Jezusi mori frymën e fundit, ‘Veli i tempullit u shqye në dy pjesë, nga maja e deri në fund’. Kjo mrekulli ishte një shenjë që vdekja e Jezusit e hoqi pengesën e mëkatit midis Perëndisë e njeriut.

Shfajësimi

Kjo fjalë vjen nga gjyqet ligjore. Ajo përshkru­an se çfarë ndodh kur një gjykatës deklaron që i burgosuri para tij nuk ka detyrim ndaj asnjë dënimi që kërkon ligji dhe duhet të trajtohet njësoj sikur të mos ketë thyer asnjë ligj. Si është e mundur që ne të deklarohemi ‘të Pafajshëm’ para tij dhe të trajtohemi njësoj sikur të mos kishim mëkatuar kurrë?

Jezusi e jep përgjigjen. Jeta e tij e përkryer plotësoi të gjitha kërkesat e ligjit të Perëndisë—ai ishte ‘i shenjtë’, i pafaj, i papërlyer, i ndarë nga mëkatarët’—dhe vdekja e tij pagoi deri në fund dënimin që kërkon ligji i Perëndisë: ‘Të shfajësuar, pra, me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë.’

Marrë nga libri “Përse kryqi” i dr. John Blanchard. Botuar nga AEM- Misioni Ungjillor.

Historia e Pashkës sipas Ungjillit

Kur arritën në vendin që quhet “Kafka”, aty e kryqëzuan Jezusin dhe keqbërësit, njërin në të djathtë dhe tjetri në të majtë. Dhe populli rrinte aty për të parë; dhe kryetarët me popullin e përqeshnin, duke thënë:

“Ai i shpëtoi të tjerët, le të shpëtojë veten, po qe se me të vërtetë është Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë”.

Edhe ushtarët e tallnin. Njëri nga kriminelët e kryqëzuar e fyente:

“Po a nuk je ti Krishti?! Shpëto veten edhe ne!”

Por ai tjetri e qortoi shokun:

As ti nuk e druan Perëndinë që po vuan të njëjtin dënim si ai? Sa për ne kjo është drejtësi: po marrim ndëshkimin e merituar për veprat tona! Por ky s’bëri asnjë të keqe!” Dhe tha: “Të të bjerë ndër mend për mua, o Jezus, kur të arrish në Mbretërinë tënde!”

E Jezusi i tha: “Për të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë.”

Ishte rreth orës gjashtë e terri e mbështolli mbarë tokën deri në orën nëntë. Atëherë Jezusi bërtiti me zë të lartë e tha:

“O Atë: në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim!”

Si tha këto, dha shpirt. Centurioni, kur pa ç’ndodhi, zuri të lëvdojë Perëndinë dhe tha:

“Ky njeri ishte me të vërtetë i drejtë!”

Tani ditën e parë të javës, gratë shkuan te varri. Dhe gjetën që guri ishte rrokullisur nga varri. Por, kur hynë, nuk e gjetën trupin e Zotit Jezus. Dhe, ndërsa ishin shumë të hutuara nga kjo, ja, iu paraqitën atyre dy burra të veshur me rroba të ndritshme. Dhe, mbasi ato, të tmerruara, e mbanin fytyrën të përkulur për dhe, ata u thanë:

“Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve? Ai nuk ështe këtu, por është ringjallur.”

Jeta Familjare

Shtëpia është klasa bazë e jetës. Ajo që mësohet në shtëpi, kontribuon së tepërmi në drejtimin e jetës sonë. Fakti është se, sado të mirë të jenë mësuesit, gjithçka që bëjnë ata është vetëm një shtesë ndaj mësimit që bëhet në shtëpi. Bëjmë gabim kur e nënvlerësojmë rëndësinë e shembujve dhe përvojës së përditshme që siguron jeta familjare.

Kur isha katër vjeç

Më kujtohet një ditë kur isha vetëm katër vjeç dhe familja jetonte në një shtëpi të vogël dy-dhomëshe. Babain e kisha në shtrat, duke u djegur nga ethet. Jashtë kishte një furtunë të madhe, dhe nëna ime, vëllai im pesë vjeçar dhe unë po nxirrnim tiganë, kova dhe poçe të ndryshme për të kapur ujin që rridhte përmes çatisë. Motra ime e vogël flinte në një djep pranë babit.

Kur i vendosëm të gjitha tiganët, poçet dhe kovat, mami na thirri mënjanë bashkë me vëllain dhe na tha të përgjunjeshim për t’u lutur. E di me siguri se ajo më kishte ndihmuar që të lutesha shumë herë më parë, por kësaj here ishte ndryshe. Më kujtohet që më ndihmoi me fjalët e lutjes.

Ato ishin pak a shumë kështu: “Ati ynë qiellor, ne kemi vërtet nevojë për ndihmën tënde. Kemi nevojë të na shërohet babi. Të lutemi bekoje të shërohet. Kemi nevojë që çatia të mos pikojë më, që ai të mos laget, se ndryshe do të ftohet dhe do të sëmuret më keq. Ne të duam, o Ati ynë qiellor, dhe gjithmonë duam të të shërbejmë.”

Duhet të kemi thënë dhe shumë gjëra të tjera në atë lutje, por ato fjalë besimi nga nëna ime e dashur në vitet e fëmijërisë sime, nuk më janë shqitur kurrë nga mendja. E mësova rëndësinë dhe vlerën e lutjes në shtëpi përmes shembullit dhe mësimeve të prindërve të mi besnikë dhe të bindur.

Fuqia e Njerëzve Modelë

Dikush ka thënë se tre mësuesit më të mëdhenj janë shembulli, shembulli dhe shembulli. Fëmijët tanë do të mësojnë shumë më tepër duke na vëzhguar si jetojmë —si veprojmë dhe çfarë bëjmë—sesa në çdo lloj mënyre që do të zgjedhim t’i mësojmë. Fëmijët i mësojmë që të jenë të ndershëm dhe të drejtë duke qenë vetë të ndershëm dhe të drejtë. Fëmijët i mësojmë të shërbejnë mirë duke shërbyer vetë mirë.

I mësojmë të falin duke falur vetë. I mësojmë të duan dhe të kenë mirësi duke u treguar vetë të dashur dhe të mirë. Fëmijëve ua mësojmë rëndësinë e besimit në Perëndinë kur besojmë vetë në Perëndinë. Fëmijët do të mësojnë përmes shembullit dhe sjelljes sonë që të bëjnë të njëjtën gjë. Duhet të jemi vetë, ashtu siç duam të na bëhen fëmijët.

Rëndësia e Librit

Një ndihmë e madhe për jetën familjare është leximi i librave së bashku. Orari i fëmijës përbëhet nga koha në shkollë, në lojëra, vaktet e ngrënies, dhe gjumit. Por duhet të ketë gjithmonë vend për leximin e Biblës. Asnjë fëmijë nuk është tepër i vogël apo tepër i rritur për të mësuar nga libri më i rëndësishëm i historisë.

Jam i bindur që ajo familje që e lexon Biblën së bashku, do të bekohet. Nganjëherë, koha e Biblës mund të duhet të shkurtohet edhe më tepër për shkak të përgjumjes së fëmijës, ose ndonjë dite të keqe. Qëllimi është të mbetesh i përkushtuar. Kjo do të bëhet një pjesë e ditës së fëmijës tënd, saqë do fillojë të ta thotë: “Babi, nuk na ke lexuar sot!” B.K.

Beso, por mos beso shumë

Ekziston një mentalitet, që ndoshta vjen nga e kaluara, që thotë “mos u merr shumë me fenë” ose “beso, por mos beso shumë”. Dhe ideja e këtyre këshillave (gjoja dashamirëse) është që ata që “merren shumë” me fenë mund të humbasin mendjen. Kjo është absurde dhe e pavërtetë.

Padyshim që ka individë në shoqëri, të cilët janë fatkeqësisht të dobët mendërisht dhe të prirur të keqkuptojnë jo vetëm mësimet e fesë, por çfarëdolloj mësimesh të tjera dhe të kalojnë në gabime të rënda. Të marrësh këta njerëz si shembuj të atyre që janë besimtarë duke thënë “shiko çfarë të bën besimi” është njësoj si t’u thuash njerëzve që nuk duhet të lahen në det se qenka mbytur një njeri në lumë!

Besimi te Zoti, është ndër ato gjëra pozitive që u jep shpresë njerëzve të përballin të sot­men. Janë me mijëra dhe mijëra njerëz (vetëm në Shqipëri flas) që në momentin e dëshpërimit (kur dhe mund ta kishin humbur fare) i janë lutur Zotit dhe kanë gjetur forca të reja për t’u ngritur dhe për të vazhduar jetën.

Besimi pra, jo vetëm që nuk e shtyn njeriun drejt së keqes, por e largon prej saj. Kemi nevojë të besojmë. Kemi nevojë të besojmë jo te partitë, jo te politika, por te Perëndia. Nuk duhet të turremi drejt ven­­deve të shenjta por duhet të fillojmë t’i lutemi Perëndisë në familjet tona. Burri me gruan, gjyshi me fëmijët.

Nëse nuk ngjallet në shpirtin tonë një dëshirë për diçka më fisnike sesa Big Brother dhe Ezeli dhe gjithçka tjetër e këtij lloji, dhe nëse nuk na lind një besim te diçka më e lartë se lojërat e fatit, atëherë ku do të përfundojmë? Si do të dalim nga gropa ku kemi rënë nëse nuk besojmë te Zoti?

Si do të forcohet dashuria në familje nëse nuk besojmë te Zoti? Si do të gjejnë kurajo fëmijët tanë të largohen së keqes që është kudo, nëse nuk i mësojmë edhe ata të besojnë te Zoti? Sigurisht që jo të gjitha sektet fetare janë për t’u admiruar. Por ka bashkësi besimtarësh, si ato të kishave ungjillore, që përpiqen të edukojnë fëmijët me frymën më pozitive të besimit dhe jo me bestytnitë të pakuptimtë.

Fëmijët që marrin pjesë në klubet, në kampet, dhe në kurset e tyre fitojnë edukatë të mirë, pasurohen në kulturë edhe mësojnë vlerat më pozitive të mundshme. Vetëm paragjykimet e paarsyshme do të na pengojnë të kuptojmë këtë. Nëse për shkak të opinionit shoqëror të keqinformuar, ne zgjedhim injorancën në vend të dijes dhe i mbyllim sytë shansit për të hyrë në një rrugë më të mirë, pasojat do të bien mbi ne dhe s’kemi për të ecur përpara.

* * * “Një ditë, ndërsa po udhëtoja në metron e Leningradit, më pushtoi një dëshpërimi aq i madh saqë jeta duket që ndaloi menjëherë, duke shpartulluar krejtësisht të ardhmen, le pastaj ndonjë farë kuptimi. Befas, krejt vetiu, mu shfaq një frazë në mendje: pa Perëndinë jeta nuk ka kuptim.

Duke e përseritur, iu ngjitaa frazës sikur të ishte një shkallë lëvizëse. Dola nga metroja, e në dritën e Perëndisë vazdova të jetoj. Besimi është e vetmja e vërtetë dhe më e rralla e dhuratave.”                                                                  (Andrei Bitovi, shkrimtar rus.) GJ.T.

Pashka

Festa më e vjetër në Shqipëri

E dimë që besimi i krishterë ka hyrë shpejt në Shqipëri. I pari që predikoi ungjillin në këto troje mund të ketë qenë vetë Shën Pali i cili shprehet, “Nga Jeruzalemi e rrethinat deri në Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit”. Edhe apostulli Ndre (Andrea) besohet se ka predikuar në Epir.

Një numër i papërcaktuar të krishterësh ka jetuar në portin e Durrësit në vitin 58 p.K., dhe aty nga shekulli i katërt deri në të pestin krishterimi kishte lënë gjurmë të dallueshme anembanë vendit.

Por festa e Pashkës është ende më e vjetër se kaq. Pashka u festua për herë të parë para 3500 vjetësh nga populli hebre (populli i Zotit). Për qindra vjet ata kishin vuajtur si skllevër, por më në fund dora e të Madhit i shpëtoi. Engjëlli i Zotit kaloi mbi gjithë vendin duke goditur shtëpitë e shtypësve të tyre, por hebrenjtë nuk u prekën nga gjykimi sepse kishin lyer trarët e shtëpive me gjakun e qengjit, ashtu siç i kishte udhëruar Zoti.

Fjalë për fjalë, pashka do të thotë kalim, sepse ëngjëlli i Zotit kaloi sipër pa i prekur. Si u modifikua festa e pashkës në kohën e Krishtit? Kur Gjon Pagëzori e pa Jezusin tha: “Ja, Qengji i Perendisë, që heq mëkatin e botës!” Jo vetëm kaq, por ne lexojmë se si Jezusi, në natën e tij të fundit, mori kupën e verës duke thënë: «Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, i cili është derdhur për shumë për faljen e mëkateve».

Të gjitha flijimet e mëparshme ishin simbol i veprës së Krishtit në kryq. Dhe me këto thënie biblike e kuptojmë se si Zoti dërgoi Jezu Krishtin që të bëhej kurbani i vërtetë dhe i fundit për njerëzit. Besimi ndaj Jezu Krishtit është mënyra që njeriu mund të gjejë pajtim me Zotin. Ashtu siç kishte nevojë populli hebre të gjente shpëtim nga robëria e faraonit, çdo njeri sot ka nevojë të gjejë shpëtim nga robëria e mëkatit.

Pashka që festohet sot na kujton vdekjen e Jezu Krishtit për të shpëtuar njeriun nga mëkati dhe ringjalljen e tij triumfuese, e cila na jep shpresë për të ardhmen. A është kjo festë vetëm për të krishterët? Sigurisht që jo. Krishti vdiq për të gjithë ata që do të besojnë te Ai.

Njerëzit e parë që besuan tek Krishti ishin hebrenj, por ata predikuan pendimin e mëkateve në emrin e Jezusit shumë kombeve, ashtu siç i kishtë udhëruar Krishti. Ai ende na thërret të besojmë në të për të marrë faljen prej mëkateve tona dhe të pajtohemi me Perëndinë për hir të Tij.

N.B.

Gëzuar Pashkët!

Ver’ o e bukura verë,

që na vjen nga i madhi Zot

Me mirësi, me bukuri,

me gas të madh,

me duar plot

Naim Frashëri

Gjith’ Gëzim Të Adhurojmë Ty,

o Zoti lavdiplot’.

Zemrat çelin porsi lulet

Para diellit dritëplot!

Largo retë e mëkatit,

Errësirën dëbo Ti.

Jep gëzimin e përjet’sisë

Mbushna zemrat plot me drit’.

Gjith’ ç’ke bër’ të përlëvdojnë,

Dritën Tënde reflektojnë.

Yjet dhe engjëjt këndojnë

Lavdërim për Ty gjithmon’.

Pylli, fusha, mali, lugina,

Valët e detit që ngazëllojnë,

Zogjtë e qiellit dhe burimi

Na bëjn’ thirrje të gëzojmë.

Anon.