Fjala e fundit

Rruga e Kthimit

Le t’u flas atyre të cilët dëshirojnë të shpëtohen por të cilët nuk dinë ç’të bëjnë. Po ju këshilloj të shkoni pikërisht tani tek Zoti Jezu Krisht dhe ta lypni në lutje t’ju shpëtojë.

Thuaji se ke dëgjuar që ai pranon mëkatarë, dhe ka thënë, Atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë.

Thuaji se ti je një mëkatar i humbur, dhe se po vjen tek ai në bazë të ftesës së tij.

Thuaji se je tërësisht në duart e tij, që po mos të shpëtoi ai, nuk ka për ty asnjë shpresë.

Kërkoji të të shpëtojë nga faji, pushteti dhe pasojat e mëkateve të tua.

Kërkoji të të falë, të të japë një zemër të re, ta vërë Frymën e tij të Shenjtë brenda teje.

Bëj gjithë këtë sot nëse keni sadopak kujdes për shpirtin tënd. Mbaj mend që ai është gati të të shpëtojë, sepse ai erdhi në botë për t’i shpëtuar mëkatarët (Lluka 5:32).

Mos qëndro larg ngaqë ndihesh jo i denjë. Sa më i sëmurë je, aq më shumë ke nevojë për një mjek. Nuk do t’i qëndroje larg mjekut sepse je i sëmurë. Mos u shqetëso për stilin e gjuhës që përdor.

Zoti do të të kuptojë. Dhe mos u dëshpëro ngaqë duket sikur nuk merr një përgjigje menjëherë. Ai po dëgjon. Vazhdo të lutesh, dhe përgjigjja do të vijë. Nëse dëshiron të shpëtosh, kujtohu për ato që të kam thënë dhe vepro sipas tyre, dhe do të shpëtosh me siguri.

Juan Carlos Valeron Santana

Flet Valeroni për besimin e tij:

“Unë isha një djalosh i zakonshëm dhe besoja që kishte një Zot si gjithë të tjerët. Një ditë më treguan për Jezus Krishtin dhe fillova të lexoj Biblën. Sapo kuptova dashurinë e madhe që Zoti kishte për mua, e pranova si Shpëtimtarin tim pa asnjë moment dyshimi.

Që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar. Zoti për mua është shumë i vërtetë edhe pse ndonjëherë gjërat mund të jenë të vështira, Jezus Krishti është ai që i bën ato siç duhen. Unë ia kam dorëzuar të gjithë jetën time Jezusit dhe qëndroj i sigurt në fuqinë e Tij.

Si sportist, gjithçka që mund të them është se gjithçka që jam, ia detyroj Zotit. Do të doja të inkurajoja të gjithë njerëzit, të rinj dhe të vjetër, të besojnë në Zotin sepse Ai është i mirë.

Më pëlqen psalmi 23 sepse ma kujton që Zoti është bariu ynë që na udhëheq, më pëlqen edhe Jozueu 1:6-9 [nga Bibla] sepse gjithmonë më inkurajon të vazhdoj të ec përpara.”

“Si sportist, gjithçka që mund të them është se gjithçka që jam, ia detyroj Zotit.”

BIOGRAFI

Juan Carlos Valeron Santana (i lindur në 1975) është një futbollist Spanjoll i cili luan si mesfushor, aktualisht për Deportivo de la Corunja. Më parë Valeron ka luajtur për UD Las Palmas (1995-1997), RCD Majorka (19971998) dhe për Atletiko Madrid (1998-2000).

Valeron është një futbollist shembullor, i njohur për karakterin e tij të qendrueshëm dhe sebashku me futbollistë të tjerë si Raul Gonzales, kanë qenë shembuj modelë për lojtarët e rinj Spanjollë që rivalizojnë në termat e temperamentit dhe me dozën e duhur të pasionit.

Ai është i njohur për aftësitë e tij teknike, kryesisht në pasimet mjeshtërore dhe kontrollet e afërta me topin. Megjithëatë, Valeron ka patur gjithashtu shumë dëmtime. Ai vuajti nga një dëmtim në gju në Shkurt të 2006-ës i cili u përsërit në Gusht dhe në fillim të 2007-ës ( me dy paraqitje në ligë) u drejtua drejt një serie tjetër operacioni.

Si pasojë ai nuk luajti deri në mes të sezonit 2007-2008. Në 27 Janar 2008, Valeron u rikthye në stol për Deportivon kundër Real Valadolid, në një fitore 3-1 për vendasit.

Ai luajti për Spanjën në Euro 2000, Kupën e Botës 2002 dhe Euro 2004.

Intervistë me Lucion

BIOGRAFI

Lucimar Ferreira da Silva (i lindur në 8 Maj 1978 në Brazil) zakonisht i njohur si Lucio, është një futbollist mbrojtës Brazilian i cili ka luajtur për Bajern Mynih dhe ka qënë kapiteni i kombëtares Braziliane. Ai është i nohur si pjestar i skuadrës kombëtare Braziliane që fitoi Kupën e Botës në 2002.

Është i martuar me Dione me të cilën ka tre fëmijë: Viktoria, Zhoao Victor, dhe Valentina. Lucio konsiderohet si qendër mbrojtësi më i mirë Brazilian dhe si lojtar kyç i repartit të mbrojtes të këtij ekipi. Ai kontribuon shumë për sulmin, vazhdimisht duke kaluar në gjysmëfushën kundërshtare duke përdorur në maksimum teknikat e tij dhe aftësitë ajrore.

Në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës 2002 kundër Anglisë, Lucio bëri një gabim që i dha mundësi Majkëll Ouen të shënojë golin e hapjes. Skolari e mbrojti atë duke thënë se ai nuk ka bërë ndonjëherë gabime të tjera.

Në kupën e botës 2006, ai vendosi një rekord të FIFA-ës duke luajtur 386 minuta radhazi pa shkaktuar asnjë faull, një periudhë e cila më në fund u thye në ndeshjen çerek finale ku Brazili mundej nga Franca 0-1. Në Gusht të 2006, Lucio u emërua si kapiten nga trajneri aktual i Brazilit , Karlos Dunga.

Kur fitoi kupën e parë ndërkombëtare, ai shprehu gëzimin e tij duke thëne: “Të vesh fanelën e kombëtares së Brazilit, kjo ka qenë gjithmonë një nga ëndrrat e mia.”

Ti je i njohur si besimtar. Si fillove të besoje?

“Përpara se të bëhesha futbollist, mamaja ime me çoi në një kishë ungjillore në Brazilia dhe unë menjëherë e ndjeva se i përkisja asaj kishe. Atje kuptova nevojën time për të patur një marrdhënie personale me Jezus Krishtin, dhe përkushtova jetën time të ndjek Atë.

A të ka ndihmuar besimi?

Besimi ka ndihmuar karrierën time në futboll sepse më ka dhënë më shumë disiplinë dhe sukses. Kur besova te Krishti ndodhi një ndryshim total në jetën time. Përpara se të njihja Jezusin unë nuk kisha një jetë të disiplinuar. Kisha pak respekt për veten. Nuk kisha siguri në gjerat që bëja ditë për ditë. Sot jo vetëm që dua të eci me Zotin, por gjithashtu të jem më i disiplinuar dhe më shumë këmbëngulës për objektivat e mi.

Kur gjërat nuk shkojnë mirë, ndofta nuk i kuptoj në moment, por pasi problemet kalojnë e shikoj se si Zoti më ka ruajtur dhe besoj që ai përgatit bekime të mëdha për të ardhmen. Çdo njeri që mendon se ka gjithçka dhe nuk ka Jezusin, në të vërtetë nuk ka asgjë. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja.

Cfarë keshillë i jep lojtarit të ri?

Gjëja më e rëndësishme në një lojë futbolli është të japësh maksimumin dhe të bësh gjërat me përgjegjësi sepse me siguri fitoret do të vijnë, por do ketë edhe humbje. Çdokush që shkon në fushën e lojës kërkon të arrijë diçka.

Si ndiesh kur humbet një ndeshje?

Kur humbet është e nevojshme të bësh analiza, pse ndodhi. Nuk mendoj se ka ndonjë arsye të humbësh shpresën vetëm se ke humbur një ndeshje futbolli. Pas së gjithash në çdo lojë vetëm tri rezultate janë të mundur, një fitore, një humbje ose barazim.

Çdokush që luan futboll duhet ta pranoj këtë dhe të punojë për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm. Veç rezultatit, ka mundësi rritjeje në profesionin tënd.

Sipas teje, si arrihet profesionalizëm në jetën e lojtarit?

Është e nevojshme të kesh shumë karakter dhe shumë besim te Zoti, për t’u bërë një futbollist profesionist. Është shumë e vështirë të jesh futbollist profesionist sepse neva na duhet të përballemi me momente të pakëndshme, refuzimin dhe poshtërimin gjatë lojës. Ne duhet të kemi forcë ti luftojmë dhe ti mundim këto vështirësi.

A ka një thënie të vëcantë nga Bibla që të frymëzon?

Është një pasazh tek psalmi 1 që thotë “ Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës së të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit. Ai është si një pemë e mbjellë përgjatë brigjeve të ujit i cili jep fryte në stinën e duhur.”

Unë mendoj se ky varg reflekton jetën time sepse çdo gjë ka ndodhur në kohën e duhur. Kam patur gjithashtu dallimin për Zotin edhe drejtimin e Tij duke më mbajtur që të mos tallem me Të. Mendoj se është e rendësishme në jetën e një futbollisti profesionist të dijë se është vetëm një rrugë që është e sigurtë. Ajo rrugë është Jezusi.”

Burimi: Christians in Sport

Përkthyer nga anglishtja

Çmimi i harruar

Richard Baxter (filozofi dhe teologu anglez, 1615-1691)

Është për të ardhur keq kur shikon se si shumë njerëz harrxhojnë kohën dhe energjitë e tyre për gjera të vogla, ndërsa Zoti lihet mënjanë. Ai që është gjithcka, u duket atyre si asgjë, dhe ajo që është asgjë u duket atyre si më e mira.

Në të vërtetë është për të ardhur keq, duke ditur që Zoti i ka vënë njerëzit në një garë të tillë ku qielli ose ferri janë fundi i sigurt, ndërsa ata ulen dhe nuk vrasin fare mendjen ose vrapojnë pas gjerave të kota, duke harruar çmimin për të cilin duhet të vrapojnë.

Sikur të ishte e mundur që ti të shihje këtë punë ashtu siç e shikon Zoti, edhe pastaj të shihje se për çfarë njerëzit janë të interesuar, edhe se çfarë bëjnë ata çdo ditë, kjo do te ishte pamja më e mjerueshme që ne mund të imagjinojmë ndonjëherë.

Oh, sa duhet të çuditemi me çmenduritë e tyre dhe sa duhet te na vijë keq për zhgënjimin e tyre! Në qoftë se Zoti nuk do t’u kishte thënë asnjëherë njerëzve se çfarë duhet të bënin kur u lindën në jetë, ose të mos u kishte thënë se çfarë ishte përpara tyre në një botë tjetër, do të kishte ndonjë justifikim.

Por ja, që nuk ka.

Gara Frymërore

nga Martin Luteri (1483-1546)

Nëse ai që konkuron në një garë do të përpiqej të bënte gjëra të tjera apo të kishte sukses në fusha të tjera në të njëjtën kohë, nuk do të fitonte shumë, përkundrazi, shpejt do të mposhtej, do të humbiste garën dhe çdo gjë. Po të ishte i përkushtuar ndaj garës, nuk duhet të merret me asgjë tjetër.

Gjithçka tjetër duhet të lihet mënjanë dhe vëmendja duhet të përqendrohet vetëm te gara. Po ashtu edhe në garën frymërore është e domosdoshme të heqësh dorë nga çdo gjë dhe t’ia kushtosh veten vetëm garës.

Por ai është tërësisht i ngatërruar në lavdi dhe përfitim të përkohshëm; është si një njeri i lidhur këmbë e duar; është plotësisht rob. Gara në të cilën vrapon është gara ëndërr e atij që në të vërtetë nuk është në gjendje të lëvizë.

DUKE SYNUAR MEDALJEN E ARTË

Brajan Klei fitoi një medalje të argjendtë në Lojrat Olimpike të 2004-ës dhe tani kërkon të fitojë të artën në Beijing. Ai ka bërë një rrugë të gjatë nga vitet rebele dhe plot telashe të adoleshencës për t’u bërë një atlet i suksesshëm. Një model i vërtetë, Brajan tani siguron një mundësi për studentët sportivë të vafër të ndryshojnë jetët dhe të ardhmen e tyre përmes fondacionit të tij që jep bursa. Ai shpreh mirënjohjen e tij ndaj dy gjërave që kanë ridrejtuar rrjedhën e tij të jetës: suksesin e tij në sport, që e çoi në një kolegj të krishterë, dhe besimi në Jezus Krishtin.

Sporti: Dekathlon (sport i përbërë nga dhjetë gara)

Datëlindja: 3 Janar, 1980

Vendlindja: Austin, Teksas dhe Honolulu, Havai

Vendbanimi: Glendora, Kaliforni

Intervistë me atletin Brajan Klei

Na trego shkurtimisht si dhe kur u bëre i krishterë: Jam rritur në një familje të krishterë por nuk kisha marrëdhënie me Krishtin dersia shkova në kolegj. Atje e kuptova se çfarë do të thoshte të ishe i krishterë dhe të ecje në marrëdhënie personale me Krishtin.

A shkoni në kishë? Po! Ne (Brajani është i martuar dhe ka dy fëmijë) shkojmë në një kishë vërtet të mirë që është afër shtëpisë sonë.

A e lexon Biblën rregullisht?

Përpiqem. Duhet të jem i ndershëm. Ka mëngjese kur harroj ose puna më pengon.

Si ndikon besimi te ty si një atlet?

Aty unë gjej fuqi. Gjithashtu, në mënyrë që të dalësh mirë duhet të jesh në barazpeshë, shpirtërisht, mendërisht, emocionalisht dhe fizikisht.

A përballeni me sfida të vështira për shkak të qëndrimit tuaj për Krishtin?

Po. Një mënyrë që më vjen në mendje është se shumë reporterë nuk duan që të më dëgjojnë t’i jap lavdi Perëndisë. Nuk ka dramë në të për ta. Një mënyrë tjetër është se sponsor të fuqishëm mund të mos duan të ngatërrohen me një të krishterë. Në fakt, më kanë thënë se nëse rrëfej besimin tim, mund të mos fitoj shumë para.

Kë do të përmendnit si hero personal të besimit?

Mendoj se do të them se një nga heronjtë e mi është mbreti David. Me të vërtetë më pëlqen dhe gjej lidhje midis meje dhe historisë së Davidit dhe Goliathit.

Cili është mësimi më i rëndësishëm në jetë që keni mësuar?

Tema e fundit në jetën time ka qenë rreth ekuilibrit dhe rregullit. Kam zbuluar se nëse i mbaj në rregull përparësitë e mia (Perëndia i pari, pastaj familja etj.) çdo gjë shkon në vendin e vet. Kur janë në rendin e duhur e di kujt t’ia jap 100% dhe për çfarë të mos e shpenzoj kohën kot.

Langeri ylli Evropian i Golfit

Langer u lind afër Augsburgut në Bavari të Gjermanisë. Ai u bë profesionist më 1976 dhe ka fituar shumë ndeshje në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, mes tyre “Masters” më 1985 dhe 1993. Ai ishte Numri 1 botëror inagurues kur klasifikimet zyrtare të golfit botëror u prezantuan më 1986 dhe u bë anëtar i Hollit të Famës të Golfit Botëror më 2001.

Ai radhitet i dyti në fitoret e karrierës në turin evropian me dyzet dhe ka luajtur gjithashtu rregullisht në turin amerikan, sidomos në fund të viteve 1980-të dhe që prej vitit 2000. Ai ka treguar qëndrueshmëri të madhe duke mbaruar në barazim në kampionatin e hapur muajin para dyzet e tetë vjetorit të tij dhe duke rifituar një vend në njëqind vendet e para të klasifikimit tre muaj para pesëdhjetë vjetorit të tij.

Ai luajti në 10 skuadra të Kupës Ryder (1981, 1983, 1985, 1987, 1989, 1991, 1993, 1995, 1997, 2002) dhe ishte kapiten i skuadrës së lavdishme evropiane më 2004-ën.

Langer është martuar me gruan e tij amerikanë Viki Karol që më 1984-ën. Ata kanë katër fëmijë: Xhaki, Stefan, Kristina dhe Xheison. Ata kanë shtëpi në vendlindjen e Langerit dhe në Boca Raton, në Florida. Langeri njihet si besimtar i përkushtuar.

Legjenda e Golfit tregon për jetën e tij

Isha 18 vjeç kur fitova turin tim të parë në turneun evropian. Në moshën 22 vjeçare fitova kampionatin botëror të moshave nën 25 vjeç me një rekord 17 goditje, duke fituar çdo goditje që bëja. Dy vite më vonë kryesoja listën e njerëzve të pasur në Evropë.

Askush nuk do të kishte menduar që një lojtar golfi nga Gjermania mund ta bënte këtë. Viti im më i mirë erdhi më 1985, viti im i parë si anëtar i turneut amerikan. Jo vetëm fitova Masters, ngjarja më e madhe në karrierën time, por gjithashtu fitova Heritage Classic në Hilton Head, Australian Masters, Casio në Japoni, ndeshjen Një Milion Dollarëshe në Sun City dhe dy ndeshje në Evropë.

Fitova shtatë turne në pesë kontinente të ndryshme dhe isha i pari në klasifikim në botë. Kisha një grua të bukur dhe kisha arritur çdo gjë për të cilën mund të ëndërroja. Por diçka mungonte. Përparësitë e mia ishin golf, më shumë golf, pastaj vetja ime dhe në fund pak kohë me gruan. Shkoja në kishë.

Por nëse loja ime e golfit nuk ishte e mirë, gjithë jeta ime ishte e mjerueshme dhe bëja të vuanin të gjithë që ishin rreth meje. Javën pasi kisha fituar Masters, një shok dhe profesionist golfi më ftoi për të shkuar në një studim biblik me profesionist të tjerë golfi. Atë natë ishte hera e parë në jetën time që dëgjova se kisha nevojë të ‘rilindja’. Nuk kishte ndonjë kuptim për mua.

Sigurisht, në moshën 28 vjeçare nuk mund të lindja përsëri. Prandaj, në fund të studimit, i kërkova mësuesit se çfarë donte të thoshte me ‘rilindje’. Ai hapi Biblën dhe më tregoi Gjonin 3:3 ku shkruhet: ‘Në të vërtetë, në të vërtetë po të them nëse dikush nuk lind përsëri ai nuk mund të shohë mbretërinë e Perëndisë’.

Unë mendoja se isha një ‘i krishterë shumë i mirë’, por këtë nuk e kisha dëgjuar asnjëherë më parë. Ai vazhdoi të shpjegonte se çfarë kuptimi kishte kjo nga ana praktike. U mahnita kur kuptova se e vetmja mënyrë për të patur jetë të përjetshme është përmes Jezus Krishtit, i cili vdiq për mëkatet tona.

Dhe se nuk mjafton të bëjmë disa vepra të mira apo të përpiqemi të sillemi më mirë, sepse ne nuk mund të jetojmë asnjëherë sipas standartit të Perëndisë. Gjithmonë do të dështojmë.Pasi kuptova që Perëndia më deshi kaq shumë sa që dërgoi Birin e tij të vetëm për të vdekur për mëkatet e mia, ishte e natyrshme që të kërkoja Zotin në jetën time.

Kam parë ndryshime të jashtë­ zakonshme në jetën time, në martesë dhe në gjithë pikëpamjen time. Përparësitë e mia kanë ndryshuar. Ato tani janë atje ku duhet të jenë: Zoti i pari, familja e dyta dhe pastaj karriera sportive. Besoj se kur përparësitë janë në vendin e duhur atëherë çdo gjë drejtohet më mirë.

Jam bekuar me një familje të mrekullueshme: gruaja ime Viki dhe katër fëmijët tanë Xhaki, Stefan, Kristina dhe Xheison. Kam përjetuar jo vetëm dashurinë që kanë për mua por edhe për Perëndinë. Gjatë viteve kam parë që karriera ime në golf vazhdon të ketë sukses po ashtu.

Kam patur privilegjin të fitoj për herë të dytë Masters, jam pranuar në Hollin e Famës të Golfit Botëror dhe tani kam marrë nderin të jem kapiteni i Ryder për Evropën. Ju nxis të konsideroni marrëdhënien tuaj me Perëndinë përmes Krishtit. Është një vendim për të cilin nuk më ka ardhur asnjëherë keq.

Sources: Christians in sport, Wikipedia

“Medaljet dhe pasuritë materiale do të veniten, por fjala e Zotit do të qëndrojë përjetë”

ATLETI OLIMPIK FLET PËR BESIMIN E TIJ

KARL LUIS Atleti Olimpik, fitues i 22 medaljeve ari, emëruar si atleti më i madh i shekullit XX nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës.

Karl Luis mban rekordin botëror për numrin e medaljeve që ka fituar në Lojrat Olimpike. Luis u bashkua me një mori atletësh në një takim mbajtur për të bërë të njohur rëndësinë e besimit të krishterë. Ai tha: “Është inkurajim për mua të jem i rrethuar nga kaq shumë atletë të fortë besimtarë, për të ndarë mesazhin se gjendet diçka më e çmueshme se sa ari.”

KARL LUIS – një rekord i artë

22 medalje ari

9 në lojrat Olimpike

8 në kampionatet botërore

2 në lojrat mbaramerikane

2 në lojrat Goodwill

1 ne kupën e botës

MEDITIM Gara

“A nuk e dini se ata që vrapojnë në stadium, vërtet vrapojnë të gjithë, por vetëm një e fiton çmimin? Vraponi në mënyrë që ta merrni. Dhe kushdo që merr pjesë në garë i nënshtrohet një disipline të rreptë; dhe ata e bëjnë këtë për të marrë një kurorë që prishet, kurse ne për një kurorë që nuk prishet” Shën Pali.

Çdo katër vjet, ndodh një ngjarje që pushton vëmendjen e gjithë botës Lojrat Olimpike. Në lojërat Olimpike në kohën e Palit, njerëzit e dinin se çdo atlet që merrte pjesë në gara duhej të bënte betimin se ishte stërvitur për dhjetë muaj.

Edhe si vjet në Kinë do të shihni rrugën e disiplinës dhe dhimbjes të cilën atletët janë gati ta ndjekin për një medalje ari dhe një orë në lavdërimin e njerëzve. Ju nxis që ndërsa shikoni të mendoni për garën shpirtërore. Mbi të gjitha mendoni këtë: ajo që gara shpirtërore ju ofron është një mijë herë më e vlefshme se i gjithë ari në Pekin.

Çfarë fiton ose humbet në këtë garë?

Përgjigja e kësaj pyetje gjendet te thënie e Palit: “dhe ata e bëjnë këtë për të marrë një kurorë që prishet, kurse ne për një kurorë që nuk prishet”. Pali thotë se ajo që fitonin atletët në lojërat në kohën e tij ishte vetëm një kurorë prej gjethesh që prishet, por në garën shpirtërore çmimi, kurora, “nuk prishet”.

“një kurorë që nuk prishet” “Kurora që nuk prishet” është shpërblimi qiellor. Akoma nuk e kemi fituar. Por besimtari lufton dhe vrapon në kërkim të asaj, që sigurist arrihet me anë të besimit te Perëndia. Besimtari nuk vrapon më kot! Në këtë mënyrë duhet të shikosh jetën.

Ti je këtu për të vrapuar në garën e jetës në mënyrë që të kalosh shiritin e finishit me sukses dhe të marrësh çmimin. Nëse disa dëshira të pengojnë në këtë qëllim duhet të heqësh dorë prej tyre. Për ty qëllimi i madh duhet të jetë çmimi: “Vraponi në mënyrë që ta merrni”. Herët a vonë secili prej nesh duhet të bëjë pyetjen: “Gjithsesi, për çfarë ndodhem këtu?

Përse u shfaqa në këtë skenë, në këtë pjesë të botës, në këtë pjesë të historisë?” dhe sigurisht, përgjigjja nga Bibla është, Perëndia të krijoi ty. Ai të skicoi me të gjitha aftësitë e veçanta që ke, me talentet dhe dhuntitë që të ka dhënë në mënyrë që ti të jesh i dobishëm dhe ta kënaqësh atë.

Një ditë i gjithë universi do të përulet para Zotit. Të gjithë njerëzit do të dalin para fronit të Perëndisë dhe do të mendojnë për atë që kanë kaluar në jetë: “Çfarë bëra për lavdi të Perëndisë?” Pikërisht kjo gjë do të ketë vlerë në atë kohë.

E gjithë vetëkënaqësia, të gjitha ato zgjedhje që të sollen në rrugën e gabuar do të shihen me turp. Vrapimi i jetës së besimtarit është vrapim për jetë të përjetshme. Vrapimi ynë, me gjithë dhimbjen e vet, është provë se Krishti është i gjallë dhe i vërtetë në zemrat tona.

Bibla shprehet kështu: Le të rendim me durim në udhën që është përpara nesh duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit.** Gj.K Bibla – *1Kor. 9:24-25, **Hebrenjve 12:2-3

Shqipëria në “Beijing 2008”

Shqipëria do të përfaqësohet nga shtatë sportistë që kanë kapur normat e lojërave olimpike edhe katër të tjerë që do të marrin pjesë në këto lojëra pas ftesës që kanë marrë nga organizatorët.

Kështu, Shqipëria do të përfaqësohet në qitje nga Lindita Kodra, në Mundjen e Lirë nga Said Prizreni, në hedhje çekiçi Dorian Çollaku, në mundje klasike Elis Guri, në peshëngritje Erkand Qerimaj, Gerti Trasha dhe Romela Begaj.

Të shtatë këta sportistë kanë arritur normat olimpike dhe janë kualifikuar automatikisht, ndërkohë që sportistët me ftesë janë Klodiana Shala atletikë, Rovena Marku not, Sindi Hoxha not, dhe Edmond Topalli në sportin e xhudos.

Dëshmia e atletëve në vendin ateist

Pavarësisht nga pohimet e bëra nga qeveria komuniste kineze se nuk do të tolerojë nxitjen e fesë gjatë Lojrave Olimpike të vitit 2008, shumë atletë besimtarë po planifikojnë të flasin për rolin që Perëndia ka luajtur në jetët e tyre. Seksioni 51 i Kartës Oli­m­pike pohon: “ … nuk lejohet asnjë lloj demonstrimi apo propagande politike, fetare apo raciale në Lojrat Olimpike”.

Megjithatë shumë atletë shpesh shprehin mirënjohjen e tyre ndaj Perëndisë në intervistat televizive. Steve McConkey, president i një shoqate të atletikës tha se Kina nuk ka të drejtë të çensurojë besimin në Lojrat Olimpike. “Për aq kohë sa bëhet në mënyrë paqë­ sore asnjë nuk mund t’ua heqë këtë të drejtë, pavarësisht se kush janë ata, qeveri apo kushdo.”

McConkey tha se ai foli me Komitetin Olimpik të Shteteve të Bashkuara, dhe i pyeti nëse do t’u kërkohet atletëve të ndryshojnë përgjigjet e tyre gjatë intervistave në shtyp për të hequr Perëndinë nga pohimet e tyre. “Ata më thanë jo”, tha ai. “Me fjalë të tjera, ata mund ta bëjnë”

Përndjekje e re për besimtarët kinezë Kina është një vend komunist dhe zyrtarisht ateist dhe po i paralajmëron vizitorët të mos sjellin me vete në Kinë më shumë se një kopje të Biblës. Qeveria kineze nuk dëshiron që Lojrat Olimpike të përdoren për të nxiturbesimin te Perëndia.

Pavarësisht nga përndjekja e madhe qeveritare kundër fesë për shumë vite, kisha në Kinë ka vazhduar të rritet. Tani mendohet se ka të paktën 50 milionë të krishterë në Kinë. Megjithatë, në kohën para fillimit të Lojrave Olimpike, kishat kudo në Kinë janë goditur nga një dallgë e re arrestimesh dhe ndalimesh thotë China Aid Association (Shoqata e Ndihmës për Kinën), grupi kryesor mbështetës për të krishterët e persekutuar në Kinë.

Takimet e kishave janë shpërndarë dhe një numër të krishterësh janë arrestuar. Dr. Keith Roderick, përfaqësuese për Christian Solidarity International (Solidariteti i Krishterë Ndërkombëtar) tha: ‘Lojrat Olimpike duhet të jenë një rast për të nxitur aspiratat më të larta të njerëzimit: respekt për të drejtat njerëzore, paqen dhe unitetin’.

Burimi: World Religious News

LOJËRAT OLIMPIKE MBËRRIJNË NË KINË

Me mijëra atletë hyjnë në konkurencë në “Beijing 2008”

Për herë të parë në historinë e tyre lojërat olimpike zhvillohen në shtetin kinez. Duke filluar nga data 8 gusht, rreth 10.500 atletë do të garojnë kundër njeri tjetrit në këtë ngjarje të madhe sportive. Gjithsej, do të ketë 302 konkurse të ndryshme sportive dhe vetëm 302 fitues të medaljeve të arta.

Lojërat olimpike të sotme nuk është vetëm një ngjarje e madhe sportive, por edhe përbën një përpjekje për të përhapur ideale fisnike siç është paqja dhe vëllazëria midis kombeve.

Flamuri Olimpik

Flamuri i njohur olimpik u prezantua nga Pierre de Coubertin në konferencën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar më 1914-ën dhe u valvit për herë të parë në Lojrat Olimpike të Amerikës më 1920. P

esë rrathët me ngjyra (ngjyra blu simbolizon Evropën, e verdha është për Azinë, e zeza për Afrikën, e gjelbra për Australinë dhe e kuqja për Amerikën) simbolizon unitetin, vëllazërinë dhe miqësinë ndërmjet kombeve të botës.

Ideja e vëllazërisë ndërmjet gjithë njerëzve është një prej mësimeve të Biblës. Sipas shkrimit të shenjtë, burri dhe gruaja e parë u krijuan nga Perëndia dhe ne të gjithë jemi fëmijët e tyre prandaj në një kuptim të vërtetë jemi pjesë e një race njerëzore dhe të një vëllazërie të vetme.

“Prej një njeriu të vetëm Perëndia ka bërë të gjithë kombet që e mbushin tokën” Bibla

Lojrat e para Olimpike

Lojrat e para Olimpike të njohura gjithashtu edhe si “Olimpiadë” filluan në Greqi në vitin 776 P.K. dhe u zhvilluan në Olimpian e lashtë. Lojrat zhvilloheshin çdo katër vjet. Periudha ndërmjet atyre katër viteve quhej “Olimpiadë” dhe konsiderohej si periudhë parapërgatitore për atletët.

Lojrat vazhduan deri në vitin 393 P.K. Në kohët e lashta e drejta për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike iu jepej gjithë grekëve të lirë. Ndërkohë gratë e kishin të ndaluar të merrnin pjesë në Lojrat Olimpike apo edhe t’i ndiqnin ato. Sigurisht as skllevërit nuk lejoheshin të konkuronin.

Lojrat u dedikoheshin perëndive të grekëve të lashtë dhe kombinonin aktivitetet atletike me rituale fetare. Dita e parë i dedikohej flijimeve për perënditë. Çmimet që u jepeshin atletëve nuk kishin vlerë materiale.

Qëllimi i atletëve ishte të fitonin për lavdinë, nderin dhe mbi të gjitha mbështetjen e perëndive. Megjithatë, përfitimet për fituesit ishin shumë të rëndësishme dhe ata vetë ktheheshin në qyetetet e tyre si heronj.

Pa dyshim që atletët dhe sportistët e sotëm kanë motive të ndryshme në dëshirën e tyre për të dalë mirë në lojrat olimpike dhe, edhe pse nuk adhurohen më të ashtuquajturit perëndi grekë, ka nga ata atletë që i japin lavdi Zotit të vërtetë që u jep atyre një aftësi kaq të madhe fizike.