HomeMesazhi 7190 VJETORI I BIBLËS NË GJUHËN SHQIPE

190 VJETORI I BIBLËS NË GJUHËN SHQIPE

Libri i fundit i profesor Xhevat Lloshit “Thesare për gjuhën shqipe të shoqërisë biblike” hedh dritë të re mbi kontributin e Shoqërisë Biblike për t’i dhënë popullit shqiptar gjuhën e tyre të shkruar edhe njëkohësisht Fjalën e Zotit në gjuhën amtare, pasi kjo e drejtë u ishte mohuar për shekuj.

Botimi i parë i shkrimëve të shënjta në gjuhën shqipe në vitin 1827 (Dhiata e Re) ka qënë zanafilla e një serë botimesh që dhanë një ndihmesë të pazëvendsueshme për zhvillimin e promovimin e gjuhës shqipe të shkruar. Merita e kësaj iniciative nuk mund t’i mohohet Shoqërisë Biblike të Britanisë.

Kjo shoqëri prej intelektualve të krishterë protestant u themelua në Londër në vitin 1804 me një vizion të jashtëzakonshëm për të arritur përkthimin edhe botimin e Biblës në gjuhët e popujve rreth e qark botës. Ky vizion nuk mbeti e shterpë por brenda pak vitëve dha fryte në shumë drejtime.

Intëresimi i Shoqërisë Biblike për një përkthim në gjuhën shqipe filloi qysh në vitin 1816, kur një nga përfaqësuesit më të ngritur të shoqatës, Robert Pinkerton, bën rekomandimin zyrtar për nisjen e punës në dobi të popullit shqiptar. Prof. Lloshi riprodhon letrën originale të Pinkertonit ku thuhet: “Pajisja e shqiptarëve të paktën me Dhiatën e Re në gjuhën e tyre është një objekt që e meriton në shkallën më të lartë të tërheqë vëmendjen e shoqërisë Biblike Britanik edhe për vendet e huaja.

Ky komb zë një pjesë të madhe të Ilirikumit të lashtë dhe të Epirit ndërsa flet një gjuhë e cila duket se nuk ka asnjë afri gramatikore me sllavishten, turqishten, greqishten ose latinishten. Shumica e shqiptarëve janë të
besimit të krishterë dhe i përkasin kishës lindore: pjesa tjetër janë zhytur në një padituri kaq të thellë për parimet e krishterimit.”

Veprimet konkete do fillonin në vitin 1819 me nënshkrimin e marrëveshjes me Vangjel Meksin më 1819 për bashkëpunimin e tij si përkthyës. Përkthimi u përfundua, por Meksi vdiq në 1823 dhe një kopje e dorëshkrimit kaloi në duart e I. Laundzit, i cili u kujdes që libri të dilte në shtyp, në fillim vetëm Ungjillin e Mateut më 1824 dhe gjithë Dhiatën e re më 1827.

Muajn e kaluar u zhvilluar konferenca shkencore me temë “Libri shqip dhe veprimtaria protestante: 200 vjet rrugëtim kulturor”, nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Shqiptare Protestante. Konferenca u shoqëruar nga një ekspozitë të botimëve të Shoqatës Biblike, duke përfshirë botimet origjinale të shekullit 19.

Mes këtyre  botimëve sigurisht që spërkasin edhe përkthimet e Kristoforidhit, e kondsidëruar si figura kryesore në zhvillimin e gjuhës së shkruar, por që ishte bashkëpuntorë i ngushtë i britanikëve si dhe bashkëudhëtar me ta në parimin protestant që vinte kaq rëndësi në përhapjen e shkrimit të shenjtë në gjuhën amtare.

Prof. Lloshi analizon: “Synimet e Shoqërisë Biblike për gjuhën shqipe, arsimin, dhe kulturën përputheshin me qëllimet e Rilindjes Kombëtare, prandaj dhanë ndihmesë të çmueshme në rrugën e shqiptarëve  drejt pavarësisë prej sundimit shekullor osman,” Dhe e veçon bashkëpunimin mes britanikut  A. Tomsonit dhe K. Kristoforidhit duke shtuar, “Ishte Tomsoni që interesohej për nga shtypi Gramatika e gjuhës shqipe e K.
Kristoforidhit.

Most Popular

Recent Comments