Home Mesazhi 1 Ai është gjallë!

Ai është gjallë!

Vdekja është armiku ynë më i madh dhe i ka mundur të gjithë njerëzit përveç Krishtit. Asnjë nuk është aq i zgjuar sa t’ia hedhë vdekjes, nuk është aq i pasur sa të blejë lirinë nga vdekja apo aq i fortë sa ta nënshtrojë atë. Varri fiton gjithmonë dhe çdo njeri, herët a vonë, i kthehet pluhurit.

Njerëzit më të mëdhenj e më të shenjtë, kanë vdekur. Buda, Muhamedi, Zoroastra, Konfuci, Çezari, Marksi… njerëz që, në njëfarë mënyre, patën një ndikim të madh në botë, kanë vdekur të gjithë. Por Jezu Krishti është i gjallë. Është e vërtetë se ai vdiq dhe u varros, por ndryshe nga njerëzit e tjerë, ai u ringjall prej së vdekurish dhe doli nga varri i gjallë përgjithmonë.

Kjo ishte mrekullia më e madhe dhe mund të arrihej vetëm nëse Jezusi është vërtet Zot, ashtu siç pohoi edhe ai vetë. Ringjallja trupore e Jezu Krishtit është prova kurorëzuese e besimit të krishterë. Asgjë nga ato që thanë ose kryen Krishti dhe apostujt, nuk ka aq shumë rëndësi sa ringjallja. Nëse Jezusi nga Nazareti nuk u ngrit vërtet prej së vdekurish, atëherë ai nuk është ndryshe nga njerëzit e tjerë që kanë vdekur. Nëse ringjallja nuk ndodhi, atëherë krishterimi është një besim i rremë. Nëse ndodhi, atëherë Krishti është Zot dhe ne duhet të besojmë në të.

Pa ringjalljen, kisha e krishterë sigurisht që nuk do të ekzistonte. Pas vdekjes poshtëruese të Zotit të tyre, dishepujt ishin mjaft të çorientuar dhe të frikësuar për jetët e tyre. Nuk ishte e mundur që, në këto rrethana, ata të mund të vazhdonin si predikues për Jezus Krishtin, përveç se po të kenë parë vërtetë Jezusin të ringjallur.

Dëshmia e varrit bosh është kaq e fuqishme sa armiqtë e Krishtit kanë dashur ta mohojnë. Përpjekja e parë ishte gënjeshtra se dishepujt e kishin vjedhur trupin. Sigurisht që nuk bëhej fjalë aspak për një gjë të tillë. Dishepujt fshiheshin nga frika për jetën e tyre. Të tjerë kanë sugjeruar se Jezusi në të vërtetë nuk vdiq kur ishte në kryq, por vetëm sa humbi ndjenjat nga dobësia. Ai u varros duke u menduar gabimisht se kishte vdekur dhe, kur rifitoi ndjenjat në varr, u ngrit dhe u largua prej andej.

Por se si kishte mundur ai që në atë gjendje pafuqie të hiqte vulën romake, të zhvendoste gurin gjigand në hyrje, të mundte ushtarët romakë dhe pastaj të kërkonte dishepujt e tij, duket se nuk i intereson shumë propozuesve të kësaj teorie të çuditshme.

Po ashtu, ata nuk shpjegojnë se si pamja e këtij Jezusi në një gjendje për t’u mëshiruar, i goditur aq sa nuk mund të njihej dhe i pafuqishëm nga humbja e gjakut në kryq, mund të kishte nxitur një transformim kaq të plotë te dishepujt e strukur.

Previous articleJeta ime ka vlerë
Next articleFesta 2000 Vjeçare

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments