Home Mesazhi 5 5 Pyetje për dëshmitarët e Jehovait

5 Pyetje për dëshmitarët e Jehovait

1. Pse besoni që duhet ta quajmë Perëndinë “Jehova”?  

As Jezus Krishti, as apostujt e tij, nuk na mësuan ta quajmë Perëndinë “Jehova”. Mos jeni vallë më të urtë se Jezus Krishti? Apo jeni më të zgjuar se apostujt e tij? Sepse konstatojmë që Zoti lejoi që Dhiata e Re (pjesa e Biblës e shkruar pas ardhjes së Krishtit) të shkruhej në gjuhën e lashtë greke, e cila ishte gjuha ndërkombëtare në atë kohë. Pra, emrat që përdoren për Zotin në Dhiatën e Re janë kryesisht emra grekë, jo emra hebrenj. Përderisa emrin hyjnor e kanë riprodhuar apostujt në gjuhën greke (që nuk ishte gjuhë “e shenjtë”), i bie që ne mund ta përkthejmë emrin e Zotit në shqip ose në gjuhë tjetër pa problem.

2. Pse mësoni që nuk duhet të marrim transfuzione gjaku?

Po qe se Jezus Krishti dha gjakun e tij për të na shpëtuar nga mëkatet, atëherë sigurisht shembulli i tij vlen për të na mësuar që duhet të japim gjakun tonë për të shpëtuar jetën e dikujt tjetër.

A besoni vërtet që fjala e Perëndisë na mëson që është mëkat të japësh gjak? Pse, po të kishte nevojë fëmija juaj për një transfuzion gjaku për t’i shpëtuar jetën, a mendoni vërtet që i pëlqen Zotit t’i refuzoni transfuzionin, dhe kështu ta lini fëmijën tuaj të vdesë?

3. Thoni që besoni Biblën, por përse nuk e vendosni Jezus Krishtin në qendër të besimit tuaj?

Në revistat e “Kullës së Rojës” flitet herë pas here për Jezusin, megjithatë, nuk i jepet rendësia që i jep Bibla e shenjtë. Edhe pse midis kishave ekzistojnë ndryshime, të krishterët e të gjitha traditave besojnë që Jezus Krishti është shpëtimtari që u dërgua prej Perëndisë, dhe që ne duhet t’i lutemi atij, ta adhurojmë, dhe t’i besojmë. Sepse kush i afrohet Jezusit, i afrohet Perëndisë. Duke parë se dishepujt e kanë adhuruar Jezusin, pse vallë nuk e adhuroni dhe ju?

4. Pse mendoni që vetëm Dëshmitarët e Jehovait do të jetojnë në Parajsë?

Pse qendra juaj në Amerikë mëson njerëzit (në botimet e tyre) që vetëm duke u bashkuar me organizatën tuaj ata mund të shpëtojnë dhe të jetojnë me Zotin në parajsë? Vërtetë na mëson fjala e Perëndisë që duhet të besojmë tek një organizatë njerëzore që të marrim faljen e mëkateve?! Apo na mëson të besojmë te Jezus Krishti si shpëtimtari ynë? A mendoni vërtet që vetëm organizata juaj mund të shpëtojë njerëzit nga mëkati?

5. Edhe pse organizata juaj nuk ju lejon të lexoni libra të botuar nga grupe të tjera të krishtera?

Mos kanë frikë që do të humbni kaq lehtë nga besimi i vërtetë? Përse organizata juaj nuk ju inkurajon të studioni Biblën për veten tuaj, por kërkon që të studioni vetëm përmes interpretimit që japin librat e botuar nga organizata juaj? Mbani mend këtë fjalë të urtë: E vërteta nuk i trembet debatit.

Most Popular

NUK TË GËNJEN SYRI

S’të gënjen syri, jo Brenda pak sekondash syri thith gjithë ato imazhe. Si të jesh duke ecur në krah...

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

Recent Comments