Home Mesazhi 4 25 Dhjetor

25 Dhjetor

 Zbulimet e fundit për origjinën e datës së festës

Besimtarët janë të qartë që lindi Jezusi në Betlehem, por datën 25 dhjetor e shikojnë më shumë si simbolike. Lind pyjetja atëherë, përse u zgjodh kjo datë? Bibla nuk përcakton një datë ose muaj për lindjen e Krishtit. Për brezat më të hershme nuk kishte rëndësi të festonin këtë ngjarje sepse vëmendja e besimtarëve ishte orientuar kaq shumë rreth vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit, momenti kulminues në misionin e tij shpëtues.

Në shekullin e dytë (dmth rreth 200 vjet pas lindjes) e dimë që po zhvillohej një debat lidhur me përcatktimin e saktë të datës sëlindjes së Krishtit, sepse kjo është regjistruar në shkrimet e Klementit të Aleksandrisë. Nuk e dimë mirë përse data 25 dhjetor u pranua nga shumica (por jo të gjithë, sepse kisha Armeniane e disa kisha lindore u bindën se data e saktë ishte 6 janar) por ka dy teori të mundshme lidhur me këtë.

Teoria më e përhapur sot është që kristianët donin të zëvendësonin festën pagane me një ditë të shenjtë. Sipas këtij arsyetimi, heqja e një feste jo të shenjtë (por tradicionale) nga populli lehtësohej nga zëvendësimi me një feste të mirë. Konkretisht, festa pagane për adhurimin e diellit mund të jetë zëvendësuar me adhurimin e Atij që tha, me të drejtë, “Unë jam drita e botës”.

Mirëpo, fakti se të krishterët diskutonin mbi datën e lindjes së Krishtit kur feja e krishterë nuk ishte bërë ende një fe zyrtare hedh dyshim mbi këtë teori. Në atë kohë, ndjekësit e Krishtit nuk e kishin ende në llogari sesi të veshin festat zyrtare pagane me kuptim të krishterë. Nuk ishte një prioritet sepse nuk kishin pushtet ta bënin.

Patjetër që ne mund të imagjinojmë kristianët duke u mbledhur veçmas atë ditë nga turmat pagane, por nuk është e dokumentuar që kjo ishte arsyeja e shënimit të kesaj date për lindjen e Krishtit. Teoria që ka gjetur mbështetje të madhe nga studiuesit kohët e fundit, është që data 25 u caktua për shkak të bindjeve fetare që ekzistonin në lidhje me datën e ngjizjes së fëmijës së shenjtë.

Sipas kësaj ideja, ngjizje në barkun e Marisë duhet të ketë ndodhur në të njëjtën datë kalendarike me kryqëzimin e tij. Ky mendim është i dokumentuar në shkrimet e vjetra kishtare, përfshi ato të Augustinit në shekullit e katërt. Domëthënë, nëse merr datën e pashkës (vdekjes së Krishtit) dhe shton 9 muaj kohë (të shtatzënisë) arrin te data 25 dhjetor.

Ne po flasim sipas kalendarit tonë, por kuptohet kalendari hebraik ishte ndryshe, dhe ne po bëjmë një lloj përshtatje me kalendarin modern. Sidoqoftë, si do të ketë qënë zanafilla e kësaj feste, të krishterët historikisht nuk kanë pretenduar se data është e saktë, por më shumë simbolike.

Një problem i përmendur shpesh me idenë e dhjetorit është që Bibla na tregon që disa barinj ndodheshin në fusha kur lindi Krishti, dhe do të ishte e pazakontë që barinjtë të rrinin në fushë në këtë stinë të ftohtë të vitit kur fushat nuk prodhonin.

Zakoni ishte që tufat të mbaheshin në fusha nga pranvera deri në vjeshtë. Për më tepër, dimri ndoshta do të ishte një kohë veçanërisht e vështirë për Marinë shtatzënë të bënte udhëtimin e gjatë nga Nazareti në Betlehem (110 km).

Studiuesi Dr. Henry Morris jep mendimin e tij lidhur me datën 25: “Kjo, koha më e errët e vitit, koha kur dielli, drita e botës nga ana fizike, gjendet në distancën më të madhe nga toka, do të ishte sigurisht një kohë e përshtatshme që Perëndia të dërgonte dritën shpirtërore në botë si “Shpëtimtari, i cili është Krishti, Zoti”

I.D.

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments