Shënohet për vjetori i botimit t ë librit t ë Darvinit
Cfarë është teoria e evolucionit?
Teoria e evolucionit supozon se të gjitha milionat e specieve në botë, secila unike dhe secila shumë komplekse, janë formuar gjatë miliarda vjetëve përmes ndryshimeve biologjike shumë graduale, e rastësishme.
Me fjalë të tjera, teoria deklaron se nuk ishte përfshirë asnjë dorë në krijimin e të gjitha llojeve të ndryshme të pemëve, bimëve, insekteve, zogjve, gjitarëve, peshqve dhe kafshëve të tjera.
Më 1859, Çarlz Robert Darvini (1809- 1882) botoi Origjinën e Specieve me Anë të Seleksionimit Natyror. Ky libër ka ndikuar fuqishëm në jetën politike, ekonomike dhe shpirtërore të shoqërisë.
Darvini shprehu çudi që vepra e tij pati një ndikim të thellë në botën shkencore: “me këto aftësi kaq modeste që zotëroj unë, është vërtet e habitshme se ia kam dalë të kem ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në bindjet e njerëzve të shkencës në shumë pika të rëndësishme.”
Botimi i librit të Darvinit 150 vjet më parë, krijoi hapësira të reja për teorinë e evolucionit që u kthye shumë shpejt në një bindje dominuese në qarqet shkencore.
Shkenca kundër Darvinit
Pavarësisht nga presioni i fortë për të pranuar evolucionin, shumë shkencëtarë inteligjentë dhe me përvojë e përjashtojnë evolucionin si të pamundur ose që nuk ka ndodhur. Në vitet 1980-të kërkuesi David Uatson vëreu një prirje në rritje që vazhdon edhe sot, për të sfiduar teorinë e Darvinit: “ . . .
Një dallgë përmbytëse librash të rinj . . . që kërcënojnë ta trondisin atë besim, tituj si Darvini i rigjykuar (1971), Macbeth; Qafa e Gjirafës: Ku Gaboi Darvini (1982), Hiçing; Misteri i Madh i Evolucionit (1983), Teilor; Tregtarët e Kockave: Të shesësh Evolucionin (1984), Fiks; Darvini e kishte gabim – Një studim mbi Probabilitetet (1984), Kohen; Darvinizmi: Refuzimi i një miti (1987), Lovtrup; dhe Adami dhe Evolucioni (1984), Pitman.
Asnjë prej këtyre librave nuk u shkrua nga një pikëpamje fetare: ata merren vetëm me të vërtetën shkencore, ashtu si Sër Ernstein kur e quajti evolucionin ‘një përrallë’”. Dr. Artur Uilder-Smith, është një shkencëtar i nderuar me tri doktorata të fituara. Ai ka pasur shumë pozita të shquara.
Një ish-evolucionist, dr. Uilder-Smith kundërshtoi shkencëtarë të ndryshëm të shquar mbi këtë temë në gjithë botën. Sipas mendimit të tij, teoria e evolucionit nuk përshtatej aq mirë me faktet e pranuara nga shkenca sa përshtatej modeli i krijimit që flet për një krijues inteligjent: “Modeli evolucionar thotë se nuk është e nevojshme të supozosh ekzistencën e ndonjë gjëje, përveç materies dhe energjisë për të prodhuar jetë.
Ky hamendësim është joshkencor. Ne e dimë shumë mirë se po t’ia lëmë në dorë materies, ajo nuk e organizon vetveten, pavarësisht nga përpjekjet që janë bërë vitet e fundit për të vërtetuar se ajo e bën”.
Me sa duket, teoria e darvinit do të vazhdojë të mbetet mollë sherri edhe për shumë vite të tjera.