Home Mesazhi 2 10 sekrete për familje të lumtura

10 sekrete për familje të lumtura

happy-family-christmasTë gjithë kemi ide se si duhet të jenë familjet. A i përshtatet familja jote portretit të një familjeje të lumtur? Nëse jo, mos u dëshpëro. Do t’ju jap disa sekrete për një familje të lumtur për vitin që vjen.

Sekreti nr. 1 Tregojini ngjarjet e ditës njëri-tjetrit Kur fëmijët vijnë në shtëpi, pyeti se si kaluan në shkollë dhe tregoju një tregim. Nëse vini në shtëpi të mërzitur dhe ndizni TV-në, përse do të ishin të lumtur që jeni kthyer në shtëpi?

Sekreti nr. 2 Hani bukë së bashku Familjet që hanë së bashku, qëndrojnë bashkë. Darkat familjare janë të domosdoshme. Është një kohë për t’u lidhur. Hani si familje të paktën katër herë çdo javë.

Sekreti nr. 3 Vendoseni martesën në vend të parë Jepni një shembull të vërtetë dashurie. Marrëdhënia dhe martesa duhet të jenë të parat. Ka shumë familje ku fëmijët janë gjithmonë të parët dhe lidhja martesore del në plan të dytë. Kjo është një barrë jo e drejtë që t’ia ngarkosh një fëmije.

Sekreti nr. 4 Vendosni familjen para miqve Në familje të lumtura, familja vjen para miqve. Është mirë të kemi miq, por miku nuk ka përse të mërzitet nqs shkëputesh pak për t’u marrë me fëmijët.

Sekreti nr. 5 Mos bërtit Fol me fëmijët, jepu rregulla strikte dhe ndëshkoi fëmijët kur është e nevojshme, por mos humb kontrollin dhe t’u bërtasësh atyre. Nëse u bërtet kjo tregon se je jashtë kontrollit dhe krijoni një mjedis negativ.

Sekreti nr. 6 Mos u zini para fëmijëve Ndërsa ndonjë zënkë mund të jetë e pashmangshme, përpiqu ta mbash larg fëmijëve. Nëse fëmijët ju shohin të ziheni apo të debatoni mos harroni t’u thoni: “Unë dhe babi patëm një mosmarrëveshje por tani gjithcka është në rregull”.

Sekreti nr. 7 Mos puno gjithë kohën Nëse gjatë gjithë kohës je larg dhe fëmijët nuk janë përparësia jote,atyre do t’u lindin ndjenja pasigurie. Do të fillojnë të besojnë se nuk kanë vlerë.

Sekreti nr. 8 Inkurajo harmoni midis motrave dhe vëllezërve Rivaliteti midis motrave dhe vëllezërve mund të shkaktojë ndarje. Jini të kujdesshëm kur të bëni krahasime midis fëmijëve. Përpiquni t’u thoni fëmijëve se sa me fat që janë që kanë motra dhe vëllezër.

Sekreti nr. 9 Lutuni së bashku Në një familje që lutet së bashku anëtarët janë më falënderues për njëri-tjetrin dhe fokusi i tyre qëndron mbi diçka më e rëndësishme se vetja e tyre. Familjet kanë ne-vojë për një jetë shpirtërore.

Sekreti nr. 10 Komunikoni Në një familje të lumtur anëtarët komu-nikojnë me njëri-tjetrin. Shpesh fëmijët i tregojnë mamasë dhe pastaj mamaja i dërgon mesazhin familjes, por në një familje të lumtur të gjithë anëtarët e familjes janë në gjendje të komunikojnë hapur.

Most Popular

HALLOWEEN-I SHQIPTAR

Po t’i marrësh për bazë imazhet që përzgjedh media, të krijohet ideja se Halloween-i na qenka festa e horrorit! Edhe pse mbrëmjet...

12 SHENJA KUNDËR HOROSKOPIT

Kur vjen puna te horoskopi, ç’parashikime ka një gazetë nuk e ka tjetra. Të krijon një pikëpyetje apo jo?Shkenca nuk ka...

S’KA HAJDUT NË PARAJSË

Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pallat, dhe në çdo ndërmarrje, ka njerëz që vjedhin. Disa i kryejnë vjedhjet me...

NJË ZË NGA QIELLI

Këto ditët e para të shkollës, dëgjova një mësues që ankohej që i ngjirej zëri, se duke dashur të dëgjohej përmes maskës,...

Recent Comments