Thursday, November 21, 2019
Home Blog Page 3

Ti më njeh, o Zot!

0

Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh.

Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton  nga larg mendimin tim.

Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia.

Po, ti ke formuar të përbrendshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënës sime.

Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë.

Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi.

Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, mëgjithse asnjë prej tyre nuk eksistonte ende.

                                                                                                                    Psalm i Davidit,

                                                                                                                             Nga Psalmi 139

Jeta është e shenjtë

0

Rrethanat e lindjes së Jezusit nuk ishin të gjitha pozitive. I shtyrë nga frika, mbreti i vendit, Herodi, u përpoq ta zhdukte fëmijën e shenjtë duke urdhëruar masakrën e gjithë foshnjave meshkuj nën moshën dy vjeçe në
qytetin e Betlehemit. Kjo ngjarje makabre u quajt “masakra e të pafajshmëve”. Ajo s’mund të ndodhte sot, apo jo? Megjithatë mes nesh po ndodh diçka shumë e ngjashme: Aborti.

Me gjithë përparimin e mjekësisë sot, ekziston një ironi e hidhur. Në spitalet moderne një fëmijë që lind në fazën 25 javëshe ka një mundësi shpëtimi prej 50- 80 përqind. Përfytyroni situatën kur në një sallë operimi shpëtohet jeta e një fëmije në fazën 25 javëshe, kur në sallën tjetër mund të abortohet foshnja që është pothuajse në të njëjtën moshë.

A mund të imagjinoni një gjë më kontradiktore se kaq? Për fat të keq aborti është bërë një praktikë shumë e përhapur në shoqërinë moderne. Është akoma më shqetësuese që vetëm pak aborte kryen për arsye se rrezikohet jeta e nënës por mbi 95% të aborteve janë kryer vetëm për arsye shoqërore, d.m.th. sepse
fëmija është i padëshiruar.

Duke folur mbi këtë situatë, një mjek tha: “Më shumë të  drejta kanë balenat sesa fëmijët e palindur.” Dr. Stot shkruan se një shoqëri që mund të tolerojë gjëra të kësaj natyre nuk mund të quhet më e qytetëruar dhe pyet: “…a është shoqëria moderne më pak e degraduar vetëm se në vend që t’i hedhim bebet në plehra ne i hedhim në krematorët e spitaleve?”

Çështja kyç
Çfarë është një embrion? Si duhet të mendojmë për atë fëmijë në barkun e nënës? Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje do të përcaktojë qëndrimin tonë në lidhje me abortin. Nga dëshira për të zbutur zërin e ndërgjegjes
disa thonë që fetusi është veçse një ind. Kjo pikëpamje ështe plotësisht e gënjeshtërt. Ngjizja është momenti vendimtar kur fillon jeta e një qenieje të re.

Konferenca e parë ndërkombëtare për abortin u mblodh në Uashington, në vitin 1967 ku doli deklarata, “Ne nuk mund të gjejmë asnjë çast midis bashkimit të spermës dhe vezës dhe lindjes së foshnjës, kur mund
të themi që kjo nuk është një jetë njerëzore.”

Përse abortohet?
Atyre që kundërshtojnë abortin nuk u mungon keqardhja për situatën e vështirë që përballojnë disa familje. Dihet që mund të ketë rrethana të vështira, madje tragjike që bëjnë që një grua ose një vajzë të mendojë për një abort. Marrim parasysh një grua të lodhur me një familje të madhe, ose një nënë që duhet të shkojë në punë, ose një të pamartuar që s’mund të përballojë opinionin e shoqërisë.

Në këto raste, dhe shumë të tjera, ka gra ose vajza që e shikojnë abortin si të vetmen rrugëdalje. Por a është kështu? Doktori i famshëm anglez Sër Stalworthy tregon që disa nga njerëzit më të lumtur që ai ka njohur janë ato gra që i kanë thënë: “Ndofta ty nuk të kujtohet, por herën e parë që kam ardhur tek ti, kërkova një abort.

Sa mirë që ti nuk ishe dakort sepse kjo fëmijë ka sjellë gëzimin më të madh në shtëpinë tonë!” Dhe për ata që e ndiejnë se nuk e përballojnë rritjen e fëmijës, ka një radhë të gjatë njerëzish që presin të adoptojnë një fëmijë.
Adoptimi është gjithmonë një alternativë ndaj abortit.

Çfarë pasojash mund të vijnë prej abortit?
Çdo doktor i përgjegjshëm është në dijeni të problemeve që vijnë pas abortit. Pasojat emocionale më të njohura janë: ndjenja e fajit, depresion, të qara, paaftësi për të falur veten, problem seksuale, ulje e vetëvlerësimit, përsëri, edhe që shkaktojnë çrregullime të të ngrënit, dhe abuzim me substanca si alkooli
dhe duhani.

Pasojat e mundshme të menjëhershme pas abortit janë të ndryshme: dhembjet e forta, gjakrrjedhje e madhe, infeksione, pjesë embrionale të mbetura në mitër, gjendje shoku, apo dëmtim të organeve të tjera. Duhet të mendohet mirë meqënëse aborti mund të rezultojë në paaftësi për të mbetur përsëri shtatzënë, aborte spontane, dhe shtatzani jashtë mitre.

Ndryshova mendjen
U kryen dy sondazhe të ndryshme mes grave që kishin menduar të abortonin fëmijën por që nuk arritën ta bënin. Në një raport 73%, dhe në raportin tjetër 83% e grave thanë që ishin të kënaqura që nuk e kishin abortuar foshnjën. Pranohet që gruaja shtatzënë ka ndjenja të paqëndrueshme dhe mund të ketë
mendime negative për veten dhe foshnjën. Në këtë gjendje ajo ka nevojë të këshillohet nga një njeri i besueshëm.

Jeta është e shenjtë
Duhet theksuar fakti që jeta është e shenjtë. Ajo është një dhuratë prej Perëndisë, dhe ne nuk kemi të drejtë ta ndërpresim atë: “Perëndia e ka krijuar njeriun simbas shëmbëlltyrës së tij.”

Nënë Tereza tha: “Vetëm Zoti mund të vendosë jetën dhe vdekjen. Ja përse aborti është një mëkat kaq i tmerrshëm. Ti jo vetëm që vret jetën, por po e vendos veten mbi Zotin; megjithatë njerëzit vazhdojnë të vendosin se kush duhet të jetojë dhe kush duhet të vdesë.

Ata duan ta bëjnë veten Perëndi. Ata duan ta zënë fuqinë e Perëndisë në duart e tyre. Duan të thonë, “Unë mund të vendos.”

Armiku i Krishtlindjes

0

Historia e mbretit ambicioz që kërkoi vdekjen e Jezusit

Arritjet e mbretit Herod ishin të shumta. Ai ishte një sundues i suksesshëm në kohë të vështira. Por sot, kur kujtohet emri i Herodit, nuk bëhet për asnjë prej arritjeve të tij. Jo, emri i Herodit mbahet mend për një arsye tjetër: ai udhëroi shfarosjen e foshnjave të Betlehemit në përpjekje për të vrarë fëmijën e shenjtë.

Kush ishte Herodi?
I lindur në një familje të lidhur fortë me politikën, Herodi ishte i destinuar për një jetë statusi dhe pushteti. Kur ishte 25 vjeç, u emërua guvernator i Galilesë, një pozitë e lartë për një të ri. Romakët shpresonin se Herodi mund të kontrollonte hebrenjtë që jetonin në atë zonë. Në vitin 40 para Krishtit, Senati romak e emëroi atë “Mbretin e Judenjve”.

Herodit i pëlqente t’u bënte përshtypje  të tjerëve. Ishte i aftë në të folur dhe kishte një aftësi të veçantë për të bërë për vete kundërshtarët e tij. Nga dhjetë martesat e tij, shumica ishin të orientuara nga prestigji dhe
të motivuara politikisht. Herodi ishte mizor. Ai ishte pjesë e një familjeje më të madhe politike, shumë prej të
cilëve ishin dinakë dhe gjakftohtë por asnjë nuk ia kaloi atij.

Për shembull, Herodi kishte një kunat 16 vjeçar i cili u përpoq të bënte emër dhe të fitonte pushtet pas kurrizit të tij. Herodit i duhej ta mbante nën kontroll. Një ditë, kur e gjithë familja po kënaqej duke notuar, Herodi, duke luajtur, ia mbajti kokën të riut nën ujë derisa e mbyti. Vite më vonë, gruaja e tij Mariamne, u përfshi në një puç të komplikuar që po kurdisej me shpresën që familja e saj të ngrihej në pushtet.

Por Herodi e përballoi mirë situatën dhe e hoqi qafe gruan. Herodi donte gjithçka. Dëshironte çdo gjë që kishte një Çezar romak. Ai ndërtoi disa  pallate dhe teatre, njëri prej të cilëve mund të mbante 4000 njerëz. Ai ndërtoi stadiume për aktivitete sportive dhe më i madhi prej tyre mund të mbante 10.000 tifozë. Ndërtoi gjithashtu edhe një tempull të ri në Jeruzalem dhe qytete të tëra me madhështi dhe i vuri emrat e eprorëve të tij. Por ai nuk kujtohet për asnjë nga këto gjëra. Ai kujtohet si armiku i krishtlindjes.

Ç’lidhje ka midis Herodit dhe Krishtit? 

Profetët thanë se Krishti do të lindte dhe do të ishte mbreti i hebrenjve, por në mendjen e Herodit, ishte ai vetë që duhet të ishte mbret i përjetshëm. Prandaj, kur iu dha lajmi se Krishti i premtuar kishte lindur, kishte kaq shumë frikë për humbjen e pushtetit të tij, sa ishte i vendosur ta vriste fëmijën e shenjtë. Ungjilli tregon se Herodi mori vesh për lindjen e Krishtit nga dijetarët.

I sëmurë nga lakmia për pushtet, ai nuk do të lejonte në asnjë mënyrë që dikush t’ia merrte fronin. Ai nuk e njihte Jezusin personalisht. Madje nuk ia dinte as emrin. Ai dinte vetëm që foshnja, Krishti i premtuar, kishte lindur në Betlehem. Kështu, që të ishte i sigurt se do ta vriste Jezusin, ai i vrau të gjitha foshnjat në qytet që ishin dy vjeç e poshtë.

Me gjithë masakrën, siç e dimë, ai nuk arriti ta vriste Jezusin. Nuk kaloi shumë kohë pas këtyre ngjarjve dhe Herodi u detyruar të lëshonte gjithçka që e lakmonte në ketë jetë sepse edhe atij i erdhi ora e vdekjes, për të shkuar në atë botë ku thuhet që njeriu merr shpërblimin e merituar për ato që ka bërë në këtë jetë.

Sa prej nesh janë si Herodi? 

Herodi nuk ishtë as i pari dhe as i fundit që ishte i fiksuar pas pushtetit, pasurisë, dhe pas vetes. Lakmia për pushtet dhe dëshira për të qënë në krye është një fenomen i njohur në shoqërinë e sotme. Ka plot përsona që janë të gatshëm si Herodi të sakrifikojnë të tjerët, përfshi familjen, për të arritur përmbushjen e dëshirave të tyre personale.

Ka edhe nga ata që bëjnë ç’të munden që ta mbajnë Zotin larg jetës së tyre, sepse mendojnë se në këtë mënyrë do të jenë vet zot të fatit të tyre. Mund të mos jenë aq ekstrem sa Herodi. Mund të mos bëjnë krime
aq të rënda, por përsëri janë të paepur që të mos e lejojnë Krishtin të zërë vendin që i takon në jetën e tyre.
Kjo botë mund të jetë e lumtur me Jezusin si foshnjë në një grazhd, por nuk është gati ta lejojë Krishtin të jetë mbret dhe Zot mbi dëshirat dhe mendimet e saj.

Shumë njerëz e mirëpresin Jezusin si birin e Davidit, por jo si Birin e Perëndisë. Kurdo që tregohet historia e
lindjes së Jezus Krishtit, kujtohet mohimi që Herodi i bëri foshnjës së shenjtë. Ai ishte armiku i Krishtlindjes. Por nëse ti refuzon Zotin dhe adhuron çdo gjë tjetër përveç atij që e meriton vërtetë lavdinë, çfarë mund të
thuhet për ty në fund?

Të dhurosh apo jo?

0

Nuk u nderua ndonjëherë ai njeri që kishte marrë por ai që kishtë dhënë.
Calvin Coolidge,
presidenti i Amerikës

Vlera e njeriut qendron te ajo cfarë ai kontribuon, jo në aftësinë e tij për të marrë.
Albert Ainshtain,
shkencëtar

Fitoni sa të mundeni, kurseni sa të mundeni, dhuroni sa të mundeni.
John Wesley,
predikues i famshëm anglez

Është e mundur të dhurosh pa pasur dhembshuri, por është e pamundur të jesh i dhembshur dhe të mos dhurosh.
Richard Braunstein,
mjek i njohur për bamirës

Nëse nuk ja dhuron dot një qind të uritur për të ngrënë, të paktën jepu njërit.
Nënë Tereza

Mënyra si jep ka po aq vlerë sa ajo që jep.
Pierre Corneille,
poet francez

Disa dhurojnë kohën e tyre, të tjerë paratë, disa dhurojnë aftësitë e tyre, disa të tjerë dhurojnë gjak. Çështja është se që të gjithë kanë diçka që mund ta  dhurojnë.
Barbara Bush,
ish zonja e parë të Amerikës,
e njohur për vepra bamirësie

Dhuratat jepen për kënaqësinë e dhuruesit, jo për shkak të meritës së atij që i merr.
Carlos Zafón,
shkrimtar spanjol

Dhuroni!

0

• Sepse kur ndihmon njerëz në nevojë jep një shembull të mirë për fëmijët, familjen dhe miqtë e tu dhe i frymëzon ata të jenë njerëz më të mirë.

• Sepse ti je me fat që ke ushqim, strehë, rroba dhe ujë, prandaj jepu të tjerëve që nuk kanë.

• Sepse bëhesh më pak egoist. Në bazë të përvojës së gjerë, ai që u dhuron të tjerëve, zhvillon një karakter më pak egoist dhe ndihet më i kënaqur me veten.

• Sepse të ndihmosh të tjerët ka një efekt të thellë përhapës. Asnjëherë nuk i dihet, një akt i vetëm mirësie i treguar prej teje mund të ndryshojë jetën në më shumë mënyra se sa ti mund ta imagjinosh.

• Sepse mesatarisht, sipas studimeve shkencore, njerëzit bujarë jetojnë më gjatë.

• Sepse po të ishe ti në nevojë, do të doje që të tjerët të të ndihmonin.

• Sepse ne admirojmë njerëz të tjerë që kanë qenë bujarë me pasurinë e tyre, prandaj përse të mos bëhemi si ata?

• Sepse Perëndia premton të shpërblejë ata që u japin të varfërve: “Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t’ia kthejë ato që i ka dhënë”.

Bibla

KËNGË FESTIVE

0

Dy fjalë për këngët e krishtlindjes dhe zanafillën e tyre

Festat e fundvitit kanë patur gjithnjë lidhje me këngën. Muzika e krishtlindjes dhe këngët e kësaj feste janë ndër më të bukurat që janë shkruar. Një pjesë e ketyre këngëve janë përkthyer në gjuhën tonë dhe këndohen nëpër kisha shqiptare. Ato dëgjohen edhe në ambiente të tjera, dhe me të drejtë, sepse këngët e krishtlindjes nuk ka pse të mbyllen brenda mureve të kishës.

Ato kanë një vlerë që i përket të gjithë atyre që duan ta festojnë këtë festë. Një nga traditat më të bukura të
krishtlindjes është ajo e kënduarit të këngëve prej një kori në sheshet publike. Është një praktikë që krijon një atmosferë të veçantë, por edhe përcjell më së miri mesazhin e dashurisë dhe të mirësisë që mbart kjo festë.

Historikisht, këngët e krishtlindjes quhen Carole, që vjen nga frëngjishtja. Kjo fjalë i referohej valles në formë rrethi, siç ishte vallja popullore, që praktikohej në kohën e festave në periudhën e mesjetës. Mirëpo, gjatë viteve kjo fjalë u lidh në veçanti me këngët e krishtlindjes, për të cilat përdoret sot. Kjo fjalë jepet në anglisht si Christmas Carol.

Këto këngë që quhen “karol”, nuk  janë thjesht këngë hareje për festat, por janë ato këngë që përcjellin, të paktën pjesërisht, mesazhin dhe historinë e lindjes së Krishtit. Tematika si: shpresa, mirësia, besimi, çlirimi dhe dashuria hyjnore janë elemente të rëndësishme. Disa prej këtyre këngëve janë shkruar qindra vite më parë, kur shumica e popullsisë nuk dinte as të shkruante dhe as të lexonte.

Në atë periudhë, kënga ishte një mjet i domosdoshëm për të transmetuar histori të rëndësishme siç janë krishtlindjet. Tradicionalisht, këngët e krishtlindjes këndohen nga data 21 dhjetor deri në 25 dhjetor, por pak janë ata që i përmbahen këtyre datave sot.

Ndoshta kori më i famshëm që këndon për këtë festë është ai i Kishës së Mbretit në Kolegjin e Kembrixhit, në
Angli. Çdo vit në datën 24 dhjetor mbahet një shërbesë në këtë kishë që fillon gjithmonë me këngën “Një herë në qytetin e Davidit”. Për të siguruar hyrjen në këtë ngjarje të jashtëzakonshme muzikore nuk të kushton asnjë vlerë monetare, por duhet vetëm të përballesh me të ftohtin ndërsa pret disa orë në radhë.

Këngët festive me qirinj

Të kënduarit me qirinj në dorë i këngëve të krishtlindjes është një imazh i njohur por me origjinë të vonshme. Në shekullin 19, minatorët në Moonta, një qytet në jug të Australisë, mblidheshin në prag të festës për të kënduar këngë me qirinj të ndezur të vendosur mbi strehën e kapeleve të tyre.

Ky përdorim i qirinjve u përhap në disa qytete, derisa i ra në sy të Norman Banks-it, një prezantues që punonte në radio, i cili nuk donte që njerëzit t’i festonin vetëm krishtlindjet. Ai organizoi një manifestim në Alexandra Gardens në vitin 1938, ku u mblodhën rreth 10.000 veta për të kënduar me qirinj në dorë, një
praktikë që vazhdon edhe sot.

Festa e krishtlindjes është vetëm një festë ndërkombëtare. Në të gjitha shtetet e Evropës ajo festohet, madje në shumë shtete rreth botës që nuk shquhen për traditën e krishterë. Kudo që festohen krishtlindjet dëgjohen tinguj të këngëve të krishtlindjes, nëpër shkolla, nëpër sheshe, dhe nëpër shtëpitë e të gjitha shtresave dhe
njerëzve që e pranojnë këtë frymë.

Dhurata më e madhe e të gjitha kohërave

0

Festat e fundvitit është ajo kohë kur mendime të shumë njerëzve kthehen tek dhuratat. Prova e mjaftueshme për këtë fakt është shuma jashtëzakonisht e madhe e parave që shpenzohen për dhuratat e krishtlindjes apo të Vitit të Ri çdo vit. Ndërsa mendojmë për dhurata, tani që festat po vinë, le të mendojmë së pari për
dhuratën e parë, atë të krishtlindjes…

Një dhuratë suprizë
Gjatë këtyre ditëve shumë herë më kanë pyetur fëmijët: “Çfarë dhuratë do të marrim për krishtlindje?” Shpesh
dhuratat janë rezultati i një kërkese të veçantë, por nuk ndodhi kështu me dhuratën e parë të krishtlindjes. Dhurata e parë, zbritja e fëmijës së shenjtë në tokë, ishte një surprizë për thuajse krejt njerëzimin.

Edhe pse shtatëqind vjet para lindjes  së Jezus Krishtit, një njeri i Perëndisë parashikoi: “Na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë”1, profeci kjo që u përmbush në krishtlindjen e parë,  dhurata e Perëndisë nuk ishte diçka që ne e kërkuam. Njeriu nuk e dinte se nevoja e tij më e madhe, ishte për një shpëtimtar.

Një dhuratë e pakufizuar
Disa dyqane tregtojnë mallra vetëm për njerëz shumë të pasur. Dhuratat që ata shesin janë kaq të shtrenjta sa një njeri jo shumë i pasur nuk mund t’i blejë dot. Por dhurata e Perëndisë është e pakufizuar. Ja, premtimi i Biblës: “Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme”2.

Asnjë nuk mund të thotë duke hedhur sytë nga qielli: “Unë doja të shpëtohesha, por Jezus Krishti nuk erdhi për mua!” Në faqen e fundit të Biblës, gjendet fjala e ngrohtë: “Eja! Dhe ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës”3.

Një dhuratë e pandryshueshme
Kohët ndryshojnë, stilet ndryshojnë, qëndrimet dhe shijet ndryshojnë, historia dhe librat ndryshojnë. Pothuajse çdo gjë që njohim ka ndryshuar. Por Jezus Krishti është dhurata e pandryshueshme e Perëndisë. Bibla deklaron: “Jezus Krishti është i njëjtë dje, sot dhe përjetë”4.

Dhuratat për krishtlindje që kemi marrë para disa vitesh tani kanë dalë jashtë mode, por Jezusi mbetet përjetë, ai nuk është objekt mode; ai është gjithmonë i ri, nuk ndryshon asnjëherë. Ai është i njëjtë sot për ata që i besojnë atij si shpëtimtar, ashtu siç ishte për ata që i besuan dy mijë vjet më parë! Ne i gëzohemi të njëjtit
shpëtim që u bë gëzimi i besimtarëve të të gjitha kohërave.

Nuk mund të ketë ndryshim te Krishti. Po të bëhej më i mirë do të thotë se nuk ishte i përsosur që në fillim; dhe po të bëhej më i keq, do të thoshte se nuk është më i përkryer. Por në Jezusin jo vetëm që nuk ka ndryshim moral, por nuk ka asnjë ndryshim brenda vetë atij. Dhurata e Perëndisë është e pandryshueshme.
Për më tepër ajo është…

Një dhuratë e pamerituar
Vetë fakti që shpëtimi është një dhuratë tregon se është i pamerituar. Nëse fitohet ose meritohet, nuk është më dhuratë. Shumë fe thonë se shpëtimi vjen pjesërisht nga hiri i Zotit dhe pjesërisht nga veprat tona, por kjo nuk mund të qëndrojë.
A mund të fitojmë një vend në qiell?
Po të kishim një mijë jetë dhe të punonim ditë e natë, nuk do të kishte asnjë rrugë që të mund të fitonim këtë çmim. Ka vetëm një mënyrë që ne ta shijojmë bekimin e madh të faljes së mëkatëve: ai duhet të jetë një dhuratë.
Jezus Krishti i tha gruas samaritane që kishte rënë në faj: “Po ta njihje dhuratën e Perëndisë, dhe kush është ai që të thotë: “Më jep të pi!”, ti vetë do të kërkoje nga ai dhe ai do të të jepte ujë të gjallë”5.
Dhurata e Perëndisë për krishtlindjen është e pakufizuar, e pandryshueshme, e pamerituar, dhe ajo është gjithashtu…

Një dhuratë falas
Nëna dhe babai shohin me fytyra të gëzuara ndërsa vajza hap një pako të bukur dhe pastaj thërret me gëzim: “Oh, mami! Kjo ishte dhurata që doja!”dhe pastaj, duke përqafuar nënën dhe babanë, vajza me mirënjohje thotë: “Faleminderit”. Pastaj e hap pakon tjetër dhe e njëjta skenë përsëritet.

Po sikur të mbetet një dhuratë e pahapur? Sa i trishtuar duhet të ndihet ai që dhuron kur mendon se dhuratën e tij nuk e duan! Ndoshta disa prej atyre, që nuk e kanë marrë dhuratën e Perëndisë, po i lexojnë këto rreshta. Nuk i ke besuar asnjëherë Krishtit? Nëse është kështu, më lejoni t’ju nxis që ta besoni atë tani. Mos prisni për ndonjë moment tjetër.

Bibla lajmëron “Ja, pra, koha e pëlqyer, ja, pra, dita e shpëtimit”6. Ardhja e Jezus Krishtit në këtë botë, dhe vdekja e tij për të paguar për mëkatet e botës është e mjaftueshme për të gjithë, por është e vlefshme vetëm për ata që e pranojnë.

Të marrësh dhuratën e Perëndisë për krishtlindjen do të thotë se erdhi koha të pranosh se je nevojtar përpara Zotit,duhet të jesh i penduar për mëkatin dhe të besosh që Jezus Krishti është shpëtimtari që vdiq dhe u ringjall për ty. Ky është edhe mesazhi i krishtlindjes sot.

C.H.

1. Isaia 9:5, 2. Gjoni 3:16, 3. Zbulesa 22:17, 4. Hebrenjve 13:8, 5. Gjoni 4:10, 6. 2 Kor. 6:2

Një Natë Kur Ca Barinj Të Thjeshtë

0

Një Natë Kur Ca Barinj Të Thjeshtë
Mbi tufat bënin rojë,
Një engjëll u afrua,
dhe lavdia i rrethoi.

Mos kini frikë, tha ai,
Se’u tmerruan shumë ata,
“Një lajm’ të mirë dhe gëzim të madh,
Ju sjell për botën mbarë!”

Për ju u lind një Shpëtimtar,
I shtruar në Betlehem,
Jezusi, Zoti Perëndi tek ju
si foshnjë vjen.

Këtë shenjë unë do t’ju jap:
Ai gjendet në një stallë,
Me rripa stofi të mbështjellë,
Dhe i shtrirë në një grazhd.

Atëherë bashkë me engjëllin
U dukën plot gëzim,
Shumica engjëjsh që e lavdëronin
Perëndinë.

Lavdi në më të lartin qiell,
Dhe paqja qoftë mbi dhe,
Shpëtimi dhe pajtimi sot,
Të gjithë njerëzve!

Të torturuar për Krishtin

0

Policia sekrete e persekutonte shumë kishën e fshehtë, sepse dallonin tek ajo të vetmen rezistencë që kishte mbetur. Ishte rezistencë shpirtërore, e cila, nëse nuk ndalohej, do të shkatërronte fuqinë e tyre ateiste. E dalluan kërcënimin ndaj tyre ashtu siç mund ta bëjë vetëm djalli.

“RRNO VETËM PËR MË TREGUE”

0

10 vjet pas vdekjes, Zef Pllumi ende flet

10 vjet pasi u nda nga kjo jetë Zef Pllumi, ai vazhdon të deshmojë nëpërmjet librave të tij për krime cnjerëzore që janë kryer nga regjimi sidomos kundër besimtarëve si dhe për forcën që gjen njeriu që shpreson te Zoti edhe në mes të vuajtjeve të mëdha.

PERSONA NON GRATA

0

Dy vajza nga perëndimi rrezikuan gjithçka për të sjellë libra të ndaluar në Shqipërinë komuniste

Vend i mallkuar?

0

Në mos e ke thënë, e ke menduar. Në mos e ke menduar, e ke dëgjuar të thuhet. Është e rëndë kur dikush flet kështu për vendin e tij. Por a është e justifikueshme? Vallë mallkon Zoti popuj apo vende sot? Dhe nëse po, a e ka mallkuar Zoti vendin tonë?

Zëri i 67-ës

0

“Do të gjejmë lumturinë tonë te partia dhe jo tek feja e zoti”

Lufta kundër fesë u shoqërua me një propagandë të fuqishme antifetare nga strukturat e Partisë dhe të shtetit. Media shqiptare kontrollohej plotësisht nga pushteti i asaj kohe.

“Jam Ateist!”

0

Një student i ri dhe i shkathët më mbërtheu dhe me bindje e me pasion më foli për cështjet e filozofisë dhe të fesë duke  arritur në kulmin e argumentit të tij me deklaratën: ‘Unë jam një ateist!’

“Kam frikë se mos më diktojnë”

0

Letër nga e kaluara –
na shkruan një gjimnaziste Viti 1967.

Jam një nxënëse në shkollën e mesme, “Naim Frashëri”, në Durrës. U bënë disa javë që  organizohen mbledhje nëpër gjithë klasat e shkollës ku flitet kundër “ideologjisë fetare dhe zakoneve prapanike”, siç i quajnë.