Zëvendësi im

0
67

Kur isha student në universitet pashë një pamje të cilën kurrë s’mund ta harroj; një njeri që po e çonin t’a ekzekutonin me vdekje. Duart e tij ishin të lidhura dhe të futura në pranga, fytyra e tij ishte e zbardhur krejt.

Kur doli nga burgu mijëra sy ishin fiksuar mbi të. A u ofrua ndonjë njeri të vdiste në vend të tij? Doli vallë ndonjë nga miqtë e tij përpara dhe të thoshte, “Ma vini mua litarin në grykë, se unë do të vdes në vend të tij?” Jo! Ai u ndëshkua sipas ligjit. Për shume padije? Jo, për një krim vetëm.

Kishte vjedhur çantën e të hollave të postës. Theu ligjin, dhe humbi jetën. Pashë edhe një pamje tjetër të cilën kurrë s’do ta harroj; përfytërova veten time duke qëndruar përpara Zotit në ditën e gjykimit, duke merituar kurrgjë tjetër veç dënimit. Për një faj? Jo, për shumë e shumë mëkate të bëra kundër ligjeve të Perëndisë.

Ligji i Zotit kërkon një zbatim të plotë, që unë nuk e kisha bërë dhe tani si fajtor prisja dënimin e Perëndisë. Por pashë një skenë tjetër, që ndryshoi gjithçka, sepse Jezus Krishti u bë zëvendësi im. Ai mbajti mëkatet e mia në trupin e tij mbi drurin e kryqit. Ai vdiq në vendin tim. Ai e pësoi për fajet e mia, i drejti për të padrejtin, që të më çojë te Perëndia. Dëshiroj t’ju flas juve për këtë Shpëtimtar, sepse nuk ka shpëtim në asnjë tjetër.

Nga Sir J. Simpson