“Do të gjejmë lumturinë tonë te partia dhe jo tek feja e zoti”

Lufta kundër fesë u shoqërua me një propagandë të fuqishme antifetare nga strukturat e Partisë dhe të shtetit. Media shqiptare kontrollohej plotësisht nga pushteti i asaj kohe.

Gazeta si: “Zëri i Popullit”, “Zëri i Rinisë”, “Nëntori”, dhe “Mësuesi” përmbanin rregullisht shkrime kundër fesë me qëllimin e vetëm, për ta demaskuar dhe për ta paraqitur atë në sytë e popullit si një mashtrim, si një e keqe e madhe në zhvillimin e shoqërisë.

Më poshtë vijojnë disa pjesë nga shtypi i kohës të cilat i riprodhojmë për t’i thënë lexuesit mundësinë të shijoj vet propogandën e asaj kohe.

Fjalimin e shokut Enver Hoxha nuk do ta lëshoj nga dora, sepse ai do të ndriçojë rrugën tonë të vështirë, por fisnike. Duke i zbatuar porositë e shokut Enver, unë dhe shoqjet e mia do të
shkojmë në skajet më të largëta të malësive dhe aty do të luftojmë me ashpërsinë më të madhe,
zakonet prapanike e paragjykimet fetare.
                                                                                                                   Zëri i Popullit, 12 shkurt
Paragjykimet e zakonet fetare ruajnë farën e degjenerimit të njeriut dhe po nuk u luftuan me guxim, nuk mund të formohet njeriu i ri komunist, nuk mund të ecet drejt ndërtimit të plotë të socializmit.

Masat punojëse me të drejtë janë hedhur në sulm në frontin më të vështirë, për të çrrënjosur nga zemrat dhe mendjet e njerëzve, fenë. Me besimtarin duhet punuar për ta bindur që të mos besojë, që të kuptojë se çfarë janë botëkuptimi fetar, zakonet dhe bestytnitë fetare që i kanë hyrë në jetë si një helm…
                                                                                                                  Nga Zëri i Popullit, 4 Mars
Mbeturinat e besimeve janë një pengesë për ndërtimin e shoqërisë sonë socialiste dhe  transformimin socialist të ndërgjegjes së njerëzve. Historia e besimeve fetare nuk është gjë tjetër veçse errësimi i mendjes së njeriut.
                                                                                                                  Nga Zëri i Popullit, 18 mars

Feja i ka rrënjët të thella. Ne duhet të luftojmë në rradhë të parë në familjet tona, me të afërmit tanë, me pleqtë, në fushë kur punojmë e kudo që të bjerë rasti. Për këtë duhet të studiojmë sa më shumë libra ateistë, shkencorë dhe materiale të partisë sonë.
                                                                                                                     Nga Zëri i Rinisë, 5 prill

Fjalimi juaj, shoku Enver, qe për ne si drita e diellit, që sjell agimin e ditës, ai na hapi sytë e na freskoi mendjen, na çeli horizonte të gjëra dhe na bëri që edhe ne të ndërmarrim një sërë
aksionesh konkrete kundër besimeve fetare….
Ne ju japim fjalën e nderit, shoku Enver, se jetën tonë që na ka mbetur do ta shkrijmë në luftë kundër besimeve fetare, paragjykimeve e zakoneve prapanike.”
Nga mbledhjet e 700 pleqve, plakave dhe ish besimtarëve të rrethit të Përmetit
                                                                                                                                Zëri i Popullit

Çdo prind duhet të ndjejë përgjegjësi të thellë për edukimin komunist të fëmijës së tij jo vetëm ndaj djalit apo vajzës së vet, por edhe përpara shoqërisë… Por në rast se tek ndonjë femijë vihen re p.sh. shfaqje të besimeve fetare, kjo padushim reflekton dhe shkujdesjen e organizatave shoqërore ndaj atyre të rriturve, të cilët janë nën presionin e influencave idealiste fetare dhe këta ua  transmetojnë fëmijëve të tyre…
                                                                                                                                Zëri i Popullit 

I dashur shokut Enver Hoxha,

Në cdo shkollë fillore, 8 vjecare, 12 vjeçare do të zhvillojmë një punë të madhe politike me masat kundër zakoneve prapanike dhe besime fetare. Gjatë pushimeve të verës do të kalojmë nga kooperativa në kooperativë do të zhvillojmë një punë të gjerë propogandistike kundër ideologjisë fetare duke përhapur ndër masat popullore njohuritë ateiste shkencore.”
Nga Mësuesit e Rrethit të Fierit,

                                                                                                            Zëri i Popullit, 11 prill

“Një luftë e madhe po bëhet në vendin tonë për të shpartalluar bestytnitë e paragjykimet fetare, gjithçka të papajtueshme për jetën tonë socialiste. Komiteti Qendror i Partisë dhe këshilli i  ministrave përshëndetin dhe përkrahin të gjitha këto inisiativa dhe i bëjnë thirrje gjithë popullit që të luftojnë me guxim për të zhvilluar akoma më tej këto lëvizje.”
                                                                                Deklaratë E Komitetit Qëndror Të PPSH,
                                                                                                        Zëri i Popullit, 30 prill

Do të gjejmë “lumturinë tonë te partia …
dhe jo tek feja e zoti”
     Zëri i Popullit, 31 mars