HomeJehona 33Titaniku "I Pambytshëm"

Titaniku “I Pambytshëm”

Në ditën e Pashkës, para 100 vjetësh, Titaniku u përplas me një ajzberg dhe u fundos. Cila është historia e saj?

Titaniku, ishte anija më e madhe dhe më luksoze e kohës. Mes të tjerash, ajo ishte e pajisur me salla të mëdha për vallëzim, pishina, me restorante luksoze edhe dhoma private për banjo dielli. Madje, kjo anije kishte edhe ashensorë (gjë që ishte mbresëlënëse për vitin 1912).

Titaniku u nis nga Hamptoni Jugor, Angli, për udhëtimin e tij të parë me destinacion Nu Jork, në prill të vitit 1912. Mes pasagjerëve që udhëtonin në klasin e parë ishte Xhon Jakob Astor, një nga njerëzit më të pasur të botës. Pasuria e tij vlerësohej të ishte 150 milionë dollarë (në atë kohë).

Aty ishin: Major Arkibalt But, (këshilltari i Presidentit të Shteteve të Bashkuara), Benjamin Gugenheim, pronar i punimeve metalike, që zotëronte një vlerë prej 95 milionë dollarë, Isador Straus, tregëtari i famshëm i veshjeve, që zotëronte 50 milionë dollarë, Brus Ismaj, pronar i Kompanisë Tregëtare Ndërkombëtare të Marinës. Me shifrat e sotme, ata do të ishin miliarderë.

Kapiteni i Titanikut, Smith, që kishte punu­ar për kompaninë detare White Star për më shumë se 30 vjet, ishte konsideruar si një nga komandantët më të aftë. Ekuipazhi kishte një besim aq madh në anijen e pajisur mirë, sa kur një nga pasagjerët dukej paksa i shqetësuar për sigurinë e tij, një anëtar i ekuipazhit u përgjigj: “S’ka perëndi ta mbysë këtë anije”.

“Mbylle! Mbylle!”

Të dielën, më 14 Prill 1912, punët po shkonin mirë ndërsa Titaniku lundronte nëpër det. Gjatë asaj dite Titanikut i mbërrin një mesazh duke e paralajmëruar për ajzberg gjatë rrugës. Në fakt, Kapiteni Smith merr pesë paralajmërime të tilla atë ditë. Atij i tregohet në mesazhin e fundit vendi ku pritej të kishte ajzberg.

Duke ndjekur procedurat e zakonshme një anije normale duhej të kishte zvogëluar shpejtësinë, por Titaniku, jo. “Titaniku nuk ishte anije që mbytej”. Rreth orës njëmbë­ dhjetë të darkës, një anije në afërsi të Titanikut, Kalifornian, kishte dërguar një mesazh tjetër radiofonik që njoftonte për rrezikun e akujve.

Ajo kishte qënë plotësisht e bllokuar prej tyre. Operatori radiofonik i Titanikut u përgjigj me mesazhin “Mbylle! Mbylle!”. Mesa duket, paralajmërimet për akujt nuk e shqetësonin aspak. Ai, përgjegjësi i ekuipazhit dhe kapiteni nuk morën parasysh paralajmërimet, sepse ata vendosën gjithë besimin e tyre te Titaniku.

Ata besuan sinqerisht se, anija e tyre ishte e pambytshme. Titaniku, duke refuzuar t’ua vinte veshin gjithë mesazheve paralajmëruese të rrezikut që po afrohej, pas dyzetë minutash pësoi një përplasje të tmerrshme me një ajzberg gjigand. Dy orë e dyzetë minuta pas përplasjes, Titaniku, anija më e madhe e kohës dhe e reklamuar si ‘e pambytshme’, u mbyt duke shkaktuar humbjen prej 1517 pasagjerëve.

Shumë njerëz sot mbajnë një qendrim të ngjashëm me atë të ekuipazhit të Titanikut! Ata besojnë vetëm në veten e tyre, duke menduar se nuk kanë nevojë për Zotin. Ata besojnë se mund të jetojnë jetët e tyre krejt pa Zotin dhe nuk e dinë se prej atij varet gjithçka, përfshi këtu forcën dhe zgjuarsinë tonë.

Jeta është shumë e pasigurt

Mesazhi që po lexoni ju paralajmëron një ajzberg në një farë forme, si psh. një sëmundje apo një aksident, do t’ju çojë një ditë drejt vdekjes. Prandaj, mos mendoni që jeni të pambytshëm. Merrni parasysh paralajmërimet e Zotit. Ju nuk dini se çfarë mund t’ju sjellë e nesërmja. Koha për të besuar te Zoti është tani.

Nesër mund të jetë vonë. Nxjerrja e pretekseve për të refuzuar shpëtuesin është, në të vërtetë, njësoj si të mbash të njëjtin qendrim si operatori i radiomarrëses në bordin e Titanikut, që iu përgjigj sinjaleve të rrezikut që po afrohej me një: “Mbylle!’’ A do t’i thoni edhe ju Zotit, “mbylle!”, ndërkohë që ai ju paralajmëron për mëkatin, vdekjen dhe gjykimin që do të vijë?

Kini parasysh që vdekja nuk bën dallim. Mos krijoni idenë që ju jeni të pambytshëm. Bibla mëson: “Njeriut i është caktuar të vdesë një herë, por pas kësaj vjen gjykimi”. Bibla është një radio hyjnore që ju lajmë­ron për rrezikun që po afrohet.

Ju lutem, mos mbani qëndrimin e anëtarëve të Titanikut, të cilët po mendonin se anija ishte e pambytshme, dhe nuk morën parasysh sinjalet për ajzbergun që po vinte. Ne se ju refuzoni shpëtimin në Jezu Krishtin, ju do të vdisni në mëkatet tuaja, dhe zemërimi i Zotit do të vijë mbi ju.

“O Zot! O Zot!”

Një grua që shpëtoi nga mbytja e Titanikut e përshkroi fundin tragjik me këto fjalë: “Ndërsa anija madhështore ngrihej nga uji; në momentin që ajo do të fundosej përfundimisht, edhe megjithëse ishte natë, dalloheshin me dhjetra njerëz, tek binin nga anija në ato ujëra të akullta.

Për disa çaste të tmerrshme, pas fundosjes së anijes, nga goja e atyre burrave dhe grave të shkreta, u dëgjua një klithmë dëshpëruese. Një nga një, thirrjet e tyre pushuan, derisa dëgjohej vetëm një zë i fundit. Në agoni të plotë ai thërriste nga shpirti, “O Zot! O Zot!”. Zëri i tij sa vinte dhe pakësohej.

Pastaj ra një heshtje e tillë, si hija e vdekjes.” “O Zot! O Zot!” thirri ai burrë në çastet e fundit. I dashur mik, kur të vijë fundi, mund të mos kesh më kohë të pajtohesh me Perëndinë. Të këshilloj ta mendosh me kujdes këtë punë tani. Mos e ler shpirtin tënd pas dore. Vitet ikin shpejt. Mos e humb shpëtimin.

Most Popular

Recent Comments