Pyetje provokuese

0
85

Filozofi Ravi Zacharias po fliste në një emision radioje për besimin e tij, kur mori nga një radiodëgjuese një pyetje provokuese: “A kam unë të drejtë të abortoj fëmijën?”.

Ravi u përgjigj: “Shpeshherë njerëzit zemërohen me Zotin duke e akuzuar për padrejtësi, dhe i kërkojnë llogari se pse një njeri gëzon një jetë të gjatë, ndërsa dikush tjetër ka vetëm  një jetë të shkurtër.”

Dhe pastaj iu drejtua dëgjueses: “Pyetja ime për ju zonjushë është kjo: Kur ti bëhesh kompetente të vendosësh se kush do rrojë dhe kush do vdesë në barkun tënd, e quan të drejtën tënde, ndërkohë kur Perëndia bën të njëjtën gjë me ne e quan atë të poshtër. A më shpjegon dot këtë kontradiktë?”

Dëgjuesja ia ktheu me inat, por s’kishte kurrfarë përgjigje.