HomeJehona 34Pushtimi Turk

Pushtimi Turk

Shqipëria vuajti për 500 vjet nën sundimin osman. Mundimet, humbjet, dhe shka­tërrimet ishin aq të mëdha, sidomos gjatë shekullit të parë të pushtimit, që është vësh­tirë t’i përshkruash.

Sulmet e njëpasnjëshme të ushtrive osmane për pushtimin e trojeve shqiptare, u shoqëruan me dhunë të egër e me shkatërrime masive, me rrëmbim të fëmijëve për të mbushur repartet e jeniçerëve si dhe me rrëmbimin e grave për t`i shitur si skllevër.

Kohët e fundit është botuar përkthimi i kro­nikave të Tursun Beut, kronikani i Sull­tan Mehmetit të II, pushtuesit të Konstadinopojës dhe Shqipërisë, në të cilën lexon për masakra të popullsisë shqiptare: “Në përputhje me traditën që ekzistonte më parë…të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë.

Në çdo vendqëndrim, në prani të Sundimtarit, u ekzekutuan me një të rënë shpate aq shumë të pafe sa qe e pamundur të llogariteshin…”. Përveç masakrimeve, pasojat e tjera të pushtimit osman ishin: skllavërimi i një pjesë të mëdha të popullsisë, grabitje e pasurive, asgjësimi i kulturës artistike, ndërrimi i detyrueshëm i fesë, si dhe ndarje e Shqipërisë nga kultura Europiane për qindra vjet.

Devshirmeja Një nga aspektet më të urryer gjatë pushtimit të hershëm turk ka qënë dev­shirmeja. Devshirmeja, e quajtur ndryshe taksa e gjakut, ishte një sistem i krijuar nga osmanët, sipas të cilit fëmijët meshkuj të familjeve të krishtera merreshin me forcë, islamizohe­shin, dhe shërbenin në ushtrinë osmane.

Këta djem rriteshin dhe edukoheshin si turq, dhe në shumë raste luftonin kundër atdheut të tyre, duke vrarë e masakruar popullin e tyre. Ndërrimi i fesë Tjetërsimi i fesë së shqiptarëve në kohën e pushtimit nga të krishter (qofshin katolik apo orthodhoksë) në musliman është nje fenomen mjaft i diskutuar.

Arsyet e ndërrimit të fesë janë një kombinim të luftës së gjatë, sidomos asgjësimi i prijesve shqiptar të krishter, joshje me tituj dhe grada të pjesës tjetër, dhe në popullin e thjeshtë bënte punë trysnia e taksave më të larta për jomuslimanët, diskriminime të tjera në jetën sociale dhe ekonomike, konfiskimi i pronave, mungesa e klerit të krishter ose dhe përgatitje jo e mirë të një pjesë të tyre.

Nuk parjashtohen raste të personave që janë bindur se feja e re ishte më e mirë dhe në vecanti, duket që sekti bekashian ka pasur tërheqje për një pjesë të shqiptarëve. Se e cila prej këtyre faktoreve zë me shumë peshë, kërkon më shumë hapësirë se sa kemi këtu për ta diskutuar. Eliminimi i identitetit Sundimi turk u shoqëruar me një përpjekje serioze dhe e vazhdueshme për eliminimin e identitetit kombëtar shqiptar.

Kjo erdhi jo vetëm si pasojë e ndërrimit të fesë së një pjesë të popullsisë, por ishte e lidhur me politikën e osmanllinjve për të administruar popujt sipas identitetit të tyre fetar. Si pjesë e kësaj politike, patrikanës iu dha e drejta (kundrejt pagesës së taksave) të administronte jetën e përditshme të komunitetit orthodhoksë, duke e rritur në këtë mënyrë pushtetin e saj në shoqëri, por edhe duke e lidhur atë pjesë të popullsisë shqiptare gjithmonë e më shumë me gjuhën dhe kulturën greke.

Për shkak të kësaj politike, në trojat shqiptare në shek.19 gjendeshin mjaft shkolla, por ato ishin ose shkolla islamike në gjuhën turke, ose shkolla kishtare në gjuhën greke, sepse për mentalitetin islamik të osmanllinjve kultura kombëtare nuk duhet të ekzistonte.

Duhet theksuar që në mënyre të që­llimshme deri në fund, qevëria turke mohoi të drejtën e shqiptarëve të kishin libra dhe shkollë në gjuhën e tyre amtare. Në fakt, çdokush që guxonte të përhapte alfabetin shqip apo të botojë shkrime në gjuhën shqipe dënohej.

Anameti i fundit Në 1877, kur u dhanë shenjat e qarta të do­bësimit të perandorisë osmane, u formua Komiteti për Mbrojten e të Drejtave të Shqiptarëve i cili kërkoi nga sulltan AbdulHamidit II njohjen e autonomisë për një Shqipëri të bashkuar dhe të drejtën e gjuhës.

Sulltani i hedh poshtë këto kërkesa duke lënë popullin shqiptar të vuaj shpërbërjen e ngadaltë të perandorisë turke dhe duke ekspozuar popullsinë shqiptare ndaj luftëra të pafundme ballkanike dhe lakmisë së paepur të shteteve fqinj. Dhe jo vetëm kaq por qeveria turke përdori tokat shqiptare në pazare, qofshin të mëdha apo të vogla, në dobi të interesave të saj.

Previous article
Next article

Most Popular

Recent Comments