HomeJehona 34Përtej Pavarësisë

Përtej Pavarësisë

100 vjet pas shpalljes së pavarësisë, ku jemi dhe ku po shkojmë? Pavarësia ishte një arritje e madhe por ajo nuk ishte qëllimi final në vetvete. Ishte hapje e një rruge që populli shqiptar të punonte për një të ardhme më të mirë, më të sigurtë, e më të begatë.

Jemi dëshmitarë që lufta për të realizuar këto aspirata ka qenë e vështirë. Një pjesë e 100 viteve të fundit na ka gjetur nën pushtimin e huaj përsëri, dhe për gjysmën e kësaj periudhe u gjendëm të mbyllur në sistemin komunist, një imponim tjetër që erdhi nga lindja.

Gjatë 20 viteve të fundit, populli ynë ka përjetuar një ngritje ekonomike. Kjo ka ardhur kryesisht në saj të punës dhe sakrificës të qytetarëve të thjeshtë, një pjesë e madhe e të cilëve shkuan në emigracion. Kjo ka ndodhur pavarësisht problemeve që ka pasur shoqëria; sidomos problemet e shumta të klasës politike.

Pezmatim

Duhet të pranojmë që nuk jemi të kënaqur me progresin e bërë. Ekziston një pezmatim lidhur me situatën ku jemi. Janë shfaqur probleme të theksuara në gjirin e familjes. Numri i madh i divorceve dhe krimi brenda familjes janë një pasqyrim i asaj që po ndodh sot me familjen shqiptare.

Ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur përgjatë këtyre viteve janë shkaku i konflik­tit midis bre­zave. Goditja që familja shqiptare ka pësuar nga fenomenet si droga, kumari dhe imoraliteti janë mjaft të dukshme. E dinë të gjithë që një pjesë e madhe e shoqërisë është ligjshkelëse.

Vjedhje, ko­rrupsioni, kërcënime, dhuna, përdhunime dhe vrasje janë një pjesë të problemit. Dhënia e vendimeve me para në dorë në sistemin gjyqë- sor dhe falja e pajustifikuar e kriminelëve, janë akoma një shenjë e qartë që shoqëria jonë ka probleme serioze.

Për të përmendur gjithashtu diplomat e blera, provimet e blera dhe vendet e punës të blera. Rinia jonë korruptohet pa dalë mirë në punë!

Rilindje e re?

Duke kuptuar të gjitha këto, është folur shumë për nevojën e një rilindje të re kombëtare. Por le të jemi realist. E keqja ka lë- shuar rrënja të thella. Nuk besoj se ekziston një forcë politike që mund të ndreqi probleme e këtyre përmasave.

Por nëse po shkojmë në rrugën e gabuar, kush do e shpëtojë Shqipërinë? Gjatë viteve të demokracisë, parulla më e përdorur për të drejtuar shoqërinë shqiptare në rrugën e së ardhmes ka qenë “integrimi evropian”.

Këtë integrim e kanë reduktuar në disa pika, të cilat edhe po të plotësoheshin, do të realizonin vetëm integrimin teknik në strukturat europiane, jo shpëtimin moral e shpirtëror që i nevojitet aq shumë vendit tonë.

Vizion i duhur

Në kohët e lashta, Zoti tha për popullin e tij: “Populli im shkon në robëri për mungesë njohuri”, që të kujton proverbin tonë “Më mirë të dish sesa të kesh”. Kjo fjalë e Zotit iu drejtuar popullit në një kohë kur këta të fundit po bënin një jetë (sidomos klasa drejtuese) tepër materialiste, të varfërit po i shfrytëzonin jashtë mase, dhe Perëndinë e respektonin sa për sy e faqe.

Gjykimi i Zotit nuk vonoi shumë. Si populli i Zotit në kohët e vjetra, edhe ne jemi bërë shumë materialistë. Vlerat shpir­tërore u pakësuan. Nuk kërkojmë Perëndinë. Prandaj lind nevoja të bëjmë disa pyetje më thelbësore lidhur me veten:

Kush jemi? Nga kemi ardhur? Ku po shkojmë? “Kur nuk ka një vizion, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin e Zotit.”

Bibla

Previous article
Next article

Most Popular

Recent Comments