Lojrat e para Olimpike të njohura gjithashtu edhe si “Olimpiadë” filluan në Greqi në vitin 776 P.K. dhe u zhvilluan në Olimpian e lashtë. Lojrat zhvilloheshin çdo katër vjet. Periudha ndërmjet atyre katër viteve quhej “Olimpiadë” dhe konsiderohej si periudhë parapërgatitore për atletët.

Lojrat vazhduan deri në vitin 393 P.K. Në kohët e lashta e drejta për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike iu jepej gjithë grekëve të lirë. Ndërkohë gratë e kishin të ndaluar të merrnin pjesë në Lojrat Olimpike apo edhe t’i ndiqnin ato. Sigurisht as skllevërit nuk lejoheshin të konkuronin.

Lojrat u dedikoheshin perëndive të grekëve të lashtë dhe kombinonin aktivitetet atletike me rituale fetare. Dita e parë i dedikohej flijimeve për perënditë. Çmimet që u jepeshin atletëve nuk kishin vlerë materiale.

Qëllimi i atletëve ishte të fitonin për lavdinë, nderin dhe mbi të gjitha mbështetjen e perëndive. Megjithatë, përfitimet për fituesit ishin shumë të rëndësishme dhe ata vetë ktheheshin në qyetetet e tyre si heronj.

Pa dyshim që atletët dhe sportistët e sotëm kanë motive të ndryshme në dëshirën e tyre për të dalë mirë në lojrat olimpike dhe, edhe pse nuk adhurohen më të ashtuquajturit perëndi grekë, ka nga ata atletë që i japin lavdi Zotit të vërtetë që u jep atyre një aftësi kaq të madhe fizike.