Lëvizja e duhu

0
11

Mjeshtri i shahut mendon se jeta nuk është rastësi

Wezli (Wesley So) është me origjinë nga Filipinet dhe është rritur në një midis të vështirë nga ana ekonomike. Ai tregon: “Ngaqë familja ime nuk kishin lekë për një mësues shahu dhe as për të blerë libra, u përmirësova si shahist duke studiuar problemet e shahut që gjeja nëpër gazeta”.

Wezli fitoi kampionatin e tij të parë në moshën nëntë vjeçare. Pasi fitoi disa çmime në moshë shumë të re u emëruar mjeshtër i madh i shahut. Aktualisht ka arritur vendin e dytë në klasifikimin botëror dhe në vitin 2017 u shpall kampion shahu për Amerikën.

Sot ai ndeshet me rivalë si Magnus Carlsen ose Fabiano Caruana. Për të ruajtur fokusin në punën e tij ai nuk merret shumë me rrjetet sociale, megjithatë mban të hapur një faqe në Facebook ku poston përditësimin e ecjes së tij në botën e shahut, postime që i mbyll gjithnjë me fjalë mirënjohëse ndaj Zotit.

Duke folur për këtë pjesë të jetës së tij Wezli tregon: “Në faqen time të Facebookut më vijnë shpesh mesazhe duke pyetur sesi unë, shahisti numër 2 në botë, mund të jem një ndjekës të Jezus Krishtit. Madje, më japin këshilla të mos shprehem hapur që jam besimtar, sepse kjo do të ndikonte negativisht për afrimin e sponsorizimeve”

Mjeshti i shahut shton, “…disa më kanë thënë se leximi i Biblës dhe të vajturit në kishë do të dobësojë performancën time. Më kanë thënë që është më mirë të hesht për besimin tim dhe se tingëllon keq kur i shpreh falenderim Zotit publikisht”.

“Përse e bëj?”

“U rrita në Ishujt Filipine, një shtet ku është shumë normale për njerëzit të shprehin besimin e tyre në Zot. Është një vend ku pothuajse të gjithë besojnë në ekzistencën e Zotit, duke përfshirë dhe ata që nuk janë praktikantë të fesë.”

Ai shpjegon në mënyrë më të drejtpërdrejtë: “Nuk jam aq i pamend sa të mendoj që mund të arrij gjithçka vetë. Jam një djalë i zakonshëm nga një qytet i vogël. A kam lindur me një dhunti? Po. Por edhe shumë të tjerë kanë këtë dhunti gjithashtu.

Mundësitë që më erdhën mua, më erdhën në mënyrë misterioze. Nuk e di tamam tamam se çfarë Zoti kërkon prej meje, por i besoj atij dhe çfarëdo që unë arrij të bëj, i jap lavdi atij”. Pasi mbushi 18 vjeç, Wezlit i erdhi një ofertë nga një universitet i vogël amerikan për t’u bërë pjesë të ekipit të tyre të shahut.

Ai shkoi të jetojë me një familje sponsorizuese dhe u regjistrua si student. Mëgjithatë, pasi përjetoi një sukses të madh në botën e shahut, i la studimet për të vazhduar punë si shahist profesionist.

Në këtë kohë pati zhvillime të tjera në jetën e tij shpirtërore: “Familja sponsorizuese kishin një besim te Zoti që unë nuk e kisha. Mëgjithatë, asnjëherë nuk më bënë të ndihem keq. Më merrnin me vete në kishë në fundjavë. Gjatë muajve të ardhshme, unë thitha diçka nga predikimet, por ajo që ka më shumë rendësi ishte që fillova të lexoj Biblën. Më lindnin pyetje dhe familja ime e adoptuar më përgjigjeshin me sqarime të thjeshta por të peshuara mirë, ndërsa më tregonin se si të përdorja Biblën vetë, gjë që ishte akoma më mirë. Me anë të Biblës mund të kontrolloja opinionet e të tjerëve, duke qënë se ai libër ka më shumë urtësi sesa ato qe lexon në interneti dhe është më e saktë sesa opinioni shoqëror”.

“Më nxitën të bëja pyetje dhe të kërkoja përgjigje e të vija trurin në punë. Në të njëjtën kohë, unë shikoja sesi ata jetonin dhe si e shpenzonin kohën e tyre. Ata ishin njerëz të punës, dhe shmangnin ato gjëra që janë moralisht të dëmshme. E dija që edhe unë doja një jetë të tillë”.

Më lart sesa shahu

Siç mund të merret me mend, ka shumë njerëz në botën e shahut që e ngacmojnë Wezlin për besimin e tij të çiltër: “Miqtë e mi në botën e shahut më pyesin nëse më ndihmon Perëndia të fitoj.

Përderisa Ai është Zot mbi gjithçka, përgjigja ime është që Zoti më bën edhe të fitoj edhe të humbas. Edhe nëse fitoj një lojë, edhe nësë e humbas atë, përsëri Zotit i takon lavdia. Patjetër që unë dua të fitoj, por njeriu nuk merr gjithmonë atë që do. Në vend të shqetësohem për të ardhmen, mundohem të jem i fokusuar mbi gjërat që unë kam në dorë.

Lidhur me shahun, përgatitem dhe luaj aq sa mundem. Prej Zotit më kanë ardhur më tepër bekime sesa meritoj të kem.” Si ndikon praktikisht në jetën e tij besimi? “Dua të them se unë kam një jetë të thjeshtë. Punoj me shahun, studioj Biblën, stërvitem, merrem me punët e shtëpisë dhe në fundjavë shkoj në kishë dhe shikoj filma.

Në krahasim me të tjerët jeta që unë bëj nuk ka shumë adrenalin, por kështu më pëlqen. I qëndroj larg debateve në Internet sepse nuk është vullneti i Zotit të flasim keq për të tjerët dhe më duket se Interneti nxit komunikim negativ.

Përfshihem disi duke ndihmuar të varfërit sepse edhe unë kam qënë i varfër dhe jam përgjëgjës për ato të mira që më ka besuar Zoti.” “Ka nga ata që thonë se jam “me fat” [në sensin e rastësisë]. Por ç’domëthënë kjo fjalë? Unë mendoj se të duhet më shumë besim të mendosh që rastësia shpjegon jetën se sa të besosh te Zoti që ka zbuluar veten në shumë mënyra.”

Pasi arriti të vendin e dytë në klasifikimin botëror, u pyet nëse mund të arrinte vendin e parë. Wezli u përgjigj: “Nuk bëj parashikime. Është e kot të vrasësh mendjen për atë që mund të mos bëhet. Unë punoj fort çdo ditë dhe merrem me lojën e rradhës.”