Rrethanat e lindjes së Jezusit nuk ishin të gjitha pozitive. I shtyrë nga frika, mbreti i vendit, Herodi, u përpoq ta zhdukte fëmijën e shenjtë duke urdhëruar masakrën e gjithë foshnjave meshkuj nën moshën dy vjeçe në
qytetin e Betlehemit. Kjo ngjarje makabre u quajt “masakra e të pafajshmëve”. Ajo s’mund të ndodhte sot, apo jo? Megjithatë mes nesh po ndodh diçka shumë e ngjashme: Aborti.

Me gjithë përparimin e mjekësisë sot, ekziston një ironi e hidhur. Në spitalet moderne një fëmijë që lind në fazën 25 javëshe ka një mundësi shpëtimi prej 50- 80 përqind. Përfytyroni situatën kur në një sallë operimi shpëtohet jeta e një fëmije në fazën 25 javëshe, kur në sallën tjetër mund të abortohet foshnja që është pothuajse në të njëjtën moshë.

A mund të imagjinoni një gjë më kontradiktore se kaq? Për fat të keq aborti është bërë një praktikë shumë e përhapur në shoqërinë moderne. Është akoma më shqetësuese që vetëm pak aborte kryen për arsye se rrezikohet jeta e nënës por mbi 95% të aborteve janë kryer vetëm për arsye shoqërore, d.m.th. sepse
fëmija është i padëshiruar.

Duke folur mbi këtë situatë, një mjek tha: “Më shumë të  drejta kanë balenat sesa fëmijët e palindur.” Dr. Stot shkruan se një shoqëri që mund të tolerojë gjëra të kësaj natyre nuk mund të quhet më e qytetëruar dhe pyet: “…a është shoqëria moderne më pak e degraduar vetëm se në vend që t’i hedhim bebet në plehra ne i hedhim në krematorët e spitaleve?”

Çështja kyç
Çfarë është një embrion? Si duhet të mendojmë për atë fëmijë në barkun e nënës? Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje do të përcaktojë qëndrimin tonë në lidhje me abortin. Nga dëshira për të zbutur zërin e ndërgjegjes
disa thonë që fetusi është veçse një ind. Kjo pikëpamje ështe plotësisht e gënjeshtërt. Ngjizja është momenti vendimtar kur fillon jeta e një qenieje të re.

Konferenca e parë ndërkombëtare për abortin u mblodh në Uashington, në vitin 1967 ku doli deklarata, “Ne nuk mund të gjejmë asnjë çast midis bashkimit të spermës dhe vezës dhe lindjes së foshnjës, kur mund
të themi që kjo nuk është një jetë njerëzore.”

Përse abortohet?
Atyre që kundërshtojnë abortin nuk u mungon keqardhja për situatën e vështirë që përballojnë disa familje. Dihet që mund të ketë rrethana të vështira, madje tragjike që bëjnë që një grua ose një vajzë të mendojë për një abort. Marrim parasysh një grua të lodhur me një familje të madhe, ose një nënë që duhet të shkojë në punë, ose një të pamartuar që s’mund të përballojë opinionin e shoqërisë.

Në këto raste, dhe shumë të tjera, ka gra ose vajza që e shikojnë abortin si të vetmen rrugëdalje. Por a është kështu? Doktori i famshëm anglez Sër Stalworthy tregon që disa nga njerëzit më të lumtur që ai ka njohur janë ato gra që i kanë thënë: “Ndofta ty nuk të kujtohet, por herën e parë që kam ardhur tek ti, kërkova një abort.

Sa mirë që ti nuk ishe dakort sepse kjo fëmijë ka sjellë gëzimin më të madh në shtëpinë tonë!” Dhe për ata që e ndiejnë se nuk e përballojnë rritjen e fëmijës, ka një radhë të gjatë njerëzish që presin të adoptojnë një fëmijë.
Adoptimi është gjithmonë një alternativë ndaj abortit.

Çfarë pasojash mund të vijnë prej abortit?
Çdo doktor i përgjegjshëm është në dijeni të problemeve që vijnë pas abortit. Pasojat emocionale më të njohura janë: ndjenja e fajit, depresion, të qara, paaftësi për të falur veten, problem seksuale, ulje e vetëvlerësimit, përsëri, edhe që shkaktojnë çrregullime të të ngrënit, dhe abuzim me substanca si alkooli
dhe duhani.

Pasojat e mundshme të menjëhershme pas abortit janë të ndryshme: dhembjet e forta, gjakrrjedhje e madhe, infeksione, pjesë embrionale të mbetura në mitër, gjendje shoku, apo dëmtim të organeve të tjera. Duhet të mendohet mirë meqënëse aborti mund të rezultojë në paaftësi për të mbetur përsëri shtatzënë, aborte spontane, dhe shtatzani jashtë mitre.

Ndryshova mendjen
U kryen dy sondazhe të ndryshme mes grave që kishin menduar të abortonin fëmijën por që nuk arritën ta bënin. Në një raport 73%, dhe në raportin tjetër 83% e grave thanë që ishin të kënaqura që nuk e kishin abortuar foshnjën. Pranohet që gruaja shtatzënë ka ndjenja të paqëndrueshme dhe mund të ketë
mendime negative për veten dhe foshnjën. Në këtë gjendje ajo ka nevojë të këshillohet nga një njeri i besueshëm.

Jeta është e shenjtë
Duhet theksuar fakti që jeta është e shenjtë. Ajo është një dhuratë prej Perëndisë, dhe ne nuk kemi të drejtë ta ndërpresim atë: “Perëndia e ka krijuar njeriun simbas shëmbëlltyrës së tij.”

Nënë Tereza tha: “Vetëm Zoti mund të vendosë jetën dhe vdekjen. Ja përse aborti është një mëkat kaq i tmerrshëm. Ti jo vetëm që vret jetën, por po e vendos veten mbi Zotin; megjithatë njerëzit vazhdojnë të vendosin se kush duhet të jetojë dhe kush duhet të vdesë.

Ata duan ta bëjnë veten Perëndi. Ata duan ta zënë fuqinë e Perëndisë në duart e tyre. Duan të thonë, “Unë mund të vendos.”