I ringjallur!

0
67

Provat e ringjalljes janë të forta: varri bosh, shfaqjet e tij të shumta pas ringjalljes, transformimi i besimtarëve të tij nga njerëz të thyer në besimtarë sypatrembur, si dhe vërtetësia e Biblës.

Tomas Arnold, Profesor i Historisë në Oksford, tha: “Nuk di ndonjë fakt tjetër në historinë e njerëzimit për të cilin kemi prova kaq të qarta dhe kaq të plota, sesa shenja e madhe që Perëndia na ka dhënë se Krishti vdiq dhe u ngrit prej së vdekurish”.

Prandaj nuk e teprojmë kur themi se ringjallja e Krishtit është po aq e sigurt sa mund të jetë çdo fakt i historisë.

Nëse ka ndonjë gjë në të cilën mund të besojmë me siguri të plotë, është fakti se Jezu Krishti vdiq, u varros, u ringjall dhe sot jeton!