HomeJehona 32I krijuar për të ADHURUAR

I krijuar për të ADHURUAR

Londër (CNC) – Feja vjen në mënyrë të natyrshme, madje instiktive te qeniet njerëzore. Kjo është ajo që del nga një studim masiv i kulturave të ndryshme në botë. Profesori i universitetit të Oksfordit Roxher Trigg shkruan: “Njerëzit kerkojnë të gjejmë kuptim në këtë botë, ne shikojmë që ka një dorë që i lëviz dhe drejton gjërat, dhe ne mendojmë se është dicka atje lart mëgjithëse ne nuk mund ta shikojmë.

E gjitha kjo na bën të mendojmë në mënyrë fetare.” Profesori Trigg mbodhi mbi 40 studime të bëra nga dhjetëra studiues të cilat përfshinin shtete që nga Kina në Poloni, Shtetet e Bashkuara e deri në Mikronezi. “Për fëmijët është shumë e lehtë të mendojnë në mënyrë fetare si për shembull në gjithëditurinë e Zotit”, tha ai. Me sa duket, adhurimi është pjesë e natyrës sonë njerëzore.

Njeriu ka qenë një adhurues gjatë gjithë historisë dhe vazhdon të jetë i tillë edhe sot. Më shumë se muzikë Adhurimi shpesh mendohet si pjesa muzikore e një shërbese në kishë, njerëz që i këndojnë këngë Zotit apo që luten me sytë të mbyllur. Muzika prek ndjenjat tona dhe tekstet e kengëve mund të mbushin zemrat tona duke bërë që ne të përqendrohemi në këtë eksperiencë.

Shpesh njerëzit duke dalë nga një shërbesë në kishë mund të thonë: “Adhurimi ishte i mrekullueshëm sot” apo “Predikimi ishte shumë i mirë por u mallëngjeva shumë gjatë adhurimit”. Të kënduarit dhe përkulja janë pjesë të adhurimit por vetëm njëra pjesë e tij. Adhurimi është më shumë se kaq. E gjitha ka të bëjë me qendrimin e zemrës. Ne të gjithë adhurojmë dicka ndoshta edhe pa e ditur as vet.

Ne ndoshta nuk i përulemi asaj që adhurojmë apo t’i këndojmë këngë dhe ti shfaqim admirim por çfarëdo gjeje që ne i kushtojmë shumicën e kohës dhe vëmendjen tonë, ajo është gjeja që ne adhurojmë. Ne mund të adhurojmë paranë, muzikën, kompjuterin apo dhe punën. Adhurimi është më shumë se një shenjë përulje ose nderimi, ai ka të bëjë me qendrimin e zemrës.

Njerëzit që adhurohen nga të tjerët shpesh mendojnë për veten e tyre se janë më lart se të tjerët, por Bibla e bën të qartë se vetëm Zoti është i denjë për tu adhuruar. Do të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, do t’i shërbesh dhe do të betohesh për emrin e tij. Nuk do të shkoni pas perëndive të tjera midis perëndive të popujve që ju rrethojnë.

I jepni Zotit lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij. (Bibla) Bibla thotë se një ditë çdo gju do të përulet dhe cdo gjuhë do të rrefejë se Jezu Krishti është Zot, vetëm Zoti është i denjë për adhurim dhe lavdërim. Një ditë të gjithë, ata që e kanë besuar atë dhe ata që e kanë refuzuar do të pranojnë se ai është Zot përmbi të gjithë.

Most Popular

Recent Comments