HomeJehona 33Historia e Pashkës sipas Ungjillit

Historia e Pashkës sipas Ungjillit

Kur arritën në vendin që quhet “Kafka”, aty e kryqëzuan Jezusin dhe keqbërësit, njërin në të djathtë dhe tjetri në të majtë. Dhe populli rrinte aty për të parë; dhe kryetarët me popullin e përqeshnin, duke thënë:

“Ai i shpëtoi të tjerët, le të shpëtojë veten, po qe se me të vërtetë është Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë”.

Edhe ushtarët e tallnin. Njëri nga kriminelët e kryqëzuar e fyente:

“Po a nuk je ti Krishti?! Shpëto veten edhe ne!”

Por ai tjetri e qortoi shokun:

As ti nuk e druan Perëndinë që po vuan të njëjtin dënim si ai? Sa për ne kjo është drejtësi: po marrim ndëshkimin e merituar për veprat tona! Por ky s’bëri asnjë të keqe!” Dhe tha: “Të të bjerë ndër mend për mua, o Jezus, kur të arrish në Mbretërinë tënde!”

E Jezusi i tha: “Për të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë.”

Ishte rreth orës gjashtë e terri e mbështolli mbarë tokën deri në orën nëntë. Atëherë Jezusi bërtiti me zë të lartë e tha:

“O Atë: në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim!”

Si tha këto, dha shpirt. Centurioni, kur pa ç’ndodhi, zuri të lëvdojë Perëndinë dhe tha:

“Ky njeri ishte me të vërtetë i drejtë!”

Tani ditën e parë të javës, gratë shkuan te varri. Dhe gjetën që guri ishte rrokullisur nga varri. Por, kur hynë, nuk e gjetën trupin e Zotit Jezus. Dhe, ndërsa ishin shumë të hutuara nga kjo, ja, iu paraqitën atyre dy burra të veshur me rroba të ndritshme. Dhe, mbasi ato, të tmerruara, e mbanin fytyrën të përkulur për dhe, ata u thanë:

“Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve? Ai nuk ështe këtu, por është ringjallur.”

Previous article
Next article

Most Popular

Recent Comments