Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir’ e një qëllim,
Të gjith’ atij duke iu betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtar,
Kush është burrë nuk frikësohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Flamuri
Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e cdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë?
Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjëve, nuk janë kujtime lakmirash dhe rrëmbimesh: janë kujtime vetembrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurma në letersinë e gjithë popujve të qytetëruar.
Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, sic është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët” Faik Konica