Thënie origjinale të Krishtit
Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin.
Po të doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?
Mos u brengosni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet.
Gjithçka, pra, që ju dëshironi t`ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre.
Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: Duaje të afërmin tënd porsi vetveten.
Kushdo nga ju që do të dojë të jetë i pari, do të jetë shërbëtor i të gjithëve. Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t`i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave.
Ç`dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet?
Mbretëria ime nuk është e kësaj bote; po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos u dorëzohesha Judenjve; porse tani mbretëria ime nuk është prej këtej.
Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin; dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t`i rrëmbejë nga dora ime.
Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.
Kushdo që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej, më është vëlla, motër dhe nënë.
Në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!
Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët.
Unë nuk erdha t`i thërres të pendohen të drejtit, por mëkatarët.
Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t`ju jap çlodhje.
I jepni, pra, çezarit atë që i përket çezarit, dhe Zotit atë që i takon Zotit.