HomeMesazhi 1Fjala juaj e fundit

Fjala juaj e fundit

Cilat do të jenë fjalët e tua të fundit? A do të mallkosh dhe të flasësh për gjëra që nuk kanë vlerë? A do të flasësh për takimin me Perëndinë, gjykatësin? A do të jenë fjalët e tua, fjalë frike apo shprese? A do të jenë fjalët e tua të fundit si ato të shenjtorit Stefan?

Ndërsa po vdiste ai u lut: “Zoti Jezus merre frymën time”. Po apostulli Pal? Në fund të jetës së tij tha: “Luftën e mirë e luftova, e mbarova garën, e mbajta besimin. Tani më pret kurora e drejtësisë të cilën Zoti, gjykatësi i drejtë, do të ma japë atë ditë”. Kjo është siguri e plotë shpëtimi.

Ndoshta mbështeteni në këto fjalë të fundit: “Kam jetuar një jetë të mirë”. Por nëse e bëni këtë, do të gaboheni. Duhet të besoni në Krishtin. Duhet të besoni në kryqin e tij që t’ju shpëtojë nga mëkati. Fjalët e tij nga kryqi janë fjalë jete dhe dashurie për këdo që lutet: “Perëndi, ki mëshirë për mua, mëkatarin”.

A ke besuar te Krishti? Shumë prej nesh jetojnë jetë moskokëçarëse. Nuk i kushtojmë vëmendje Perëndisë. Por shpejt do të na zërë ora e vdekjes. Duhet t’i thërrasim Perëndisë tani dhe t’i kërkojmë atij të ketë mëshirë për ne.

Previous article
Next article

Most Popular

Recent Comments