Pronari i Titanikut ishte firma White Star Line. U ndërtuar në Irlandën e Veriut, me punime që filluan në datën 31 mars 1909, dhe që përfunduan tre vjet më vonë, në datën 2 prill 1912. Udhëtimi i saj i parë filloi në datën 10 prill, kur u nis nga Anglia për në Nju York.

Titaniku ishte i gjatë 269 metër dhe kishte 11 kate. Ajo ishte anija më e madhe dhe më luksozja në kohën e saj. Furrat e Titanikut ishin aq të mëdha sa konsumonin 600 ton qymyr në ditë dhe kërkonte punën e 176 punëtorëve, me turne. Titaniku mund të mbante 2,435 pasagjerë (739 në klasin e parë, 674 në klasën e dytë, dhe 1,026 në klasën e tretë) dhe 892 persona si ekuipazh.

Ishte e pajisur me 20 varka shpëtimi për maksimumin 1,178 persona. 1,517 veta humbën jetën e tyre pasi Titaniku u përplas me një ajzberg, duke shkaktuar thyerjen e pesë prej gjashtëmbëdhjetë kompartimenteve të saj e cila shkaktoi fundosjen e anijes për një kohë relativisht të shpejtë. Përplasja ndodhi në orën 23:40, në datën 14 prill 1912, ndërsa Titaniku u fundos rreth orës 02:20.

Angazhimi për të shpëtuar gratë dhe fëmijët, duke i dhënë atyre prioritet në varkat e shpëtimit, do të thotë që pak burra shpëtuan. Karpathia ishte anija e parë që u erdhi në ndihmë të mbijetuarve, disa orë më vonë. Edhe përse anija Kalifornian ishte vetëm pak kilometra larg nga Titaniku kur po fundosej, ata nuk kuptuan gjë.

Tragjedia e Titanikut shkaktoi ndryshime në ligjet marinare, duke siguruar që anijet e reja të pajiseshin me varka shpëtimi të mjaftueshme për të gjithë pasagjerët. Titaniku u zbulua përsëri në vitin 1985, në një thellësi prej 3.784 metra. Mijëra objekte janë marrë tashmë prej anijes së fundosur të cilët ekspozohen nëpër muzeume.

Historia e Titanikut është ruajtur në kujtesën e njerëzve për shkak të librave, filmave dhe ekspozitave që trajtojnë fatin e saj. Për të shënuar 100 vjetorin e tragjedisë së Titanikut, anija me emrin Balmoral do të lundrojë në të njëjtën rrugë në det, duke u ndaluar në datën 15 prill mbi vendin ku shtrihet Titaniku në thellësinë e detit.