Fjala ‘mrekulli’ është mënyra më e mirë për të përshkruar historinë e krishtlindjes. Në fakt, kishte disa mrekulli që përbënin krishtlindjen e parë.

Mrekullia e Nënës së Virgjër
Është një mrekulli, sigurisht, që Maria, nëna e Jesusit, ishte e virgjër. Bibla është shumë e qartë. Një engjëll i Zotit, i quajtur Gabriel, i njoftoi Marisë se ajo do të ngeli shtatzënë, se biri i saj do të quhej Biri i më të Lartit, dhe se kjo fëmijë do të ngjizej në të jo me anë të mënyrave njerëzore por nëpërmjet Frymës së Shenjtë të Perëndisë.

Ëndrra e Jozefit
Është një mrekulli gjithashtu që Jozefi e besoi Marinë. Është e vështirë për një burrë që të kuptojë se si e fejuara mund të jetë shtatzënë pa të. Por Jozefit i kishte folur Zoti. I foli një ëngjëll në ëndërr, që i tregoi se djali do të quhej Jezus, sepse ai do të shpëtonte popullin e tij nga mëkatet e tyre. Si rrejedhojë, Jozefi tregoi një kujdes të vazhdueshëm për Marinë dhe fëmijën e saj të veçantë.

Më shumë se rastësi
Është një lloj mrekullie që Jezusi lindi në Betlehem (vendi që u parashikua nga
profetët për lindjen e Krishtit). Prindërit e tij ishin banorë të Nazaretit, katër ditë
udhëtim për në veri. E vetmja gjë që shkaktoi këtë udhëtim në momentin e fundit është urdhri nga August Çezari që të gjithë të shkonin në vendlindjen e të parëve për regjistrim e popullsisë.

Përderisa Jozefi ishte pasardhës i drejtpërdrejtë i Mbretit David, ai u kthye në qytetin ku mbreti David kishte lindur. Kjo është fjala profetike që u përmbush: “Dhe ti, Bethlehem, tokë në Jude, nuk je aspak më e parëndësishmja ndër princat e Judesë, sepse nga ti do të dalë një udhëheqës, që do të kullotë popullin tim, Izraelin”

Ëngjëj të mrekullueshëm
Është mrekulli që në natën kur lindi Jezusi, barinjtë panë një vizion engjëjsh në qiell. Jo vetëm që panë engjëj, por ato i sigurojnë barinjtë se shpëtimtari i premtuar kishte lindur në Bethlehem.

Ja, mesazhi i lajmëtarëve ëngjëllor: “Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin; sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti. Dhe kjo do t’ju vlejë si shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellë me pelena, të shtrirë në një grazhd.”

Historia e Yllit

Lindja e fëmijës së shenjtë u shoqëruar me shfaqjen e një ylli të vëçantë në qiell.
Kjo ndodhi në mënyrë që dijetarët nga Lindja të merrnin vesh që kishte lindur
Krishti, mbreti i judenjve. Pastaj, që këta dijetarë (dhe shërbëtorët e tyre) udhëtuan mbi kurrizin e deveve afërsisht 1600 km për të parë Jezusin, që i sollën dhuratat më të shtrenjta, që ylli i drejtoi pikërisht te shtëpia ku familja e Jezusit po rrinte, dhe që këta princa të pasur ranë me fytyrë përdhe para fëmijës: këto janë mrekullitë e yllit.

Mrekullia më e madhe
Mrekullia më e madhe e krishtlindjes është ajo që quhet mishërimi. Fakti që Biri i Perëndisë u bë njeri dhe jetoi në botën tonë mëkatare. Është një mrekulli mahnitëse, një mrekulli që habiti si Marinë ashtu edhe Jozefin, që ishin pjesëmarrës në këtë histori.

Apostulli Pal shprehet kështu: “Edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi
si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten
e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit.” Dhe në jetën e fëmijës së shenjtë shohim mrekullinë e mrekullive.

Ashtu siç i tha engjëlli Jozefit: “Ti do t’i vësh emrin Jezus, se ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre.” Sepse foshnja e Betlehemit u rrit për t’u bërë shpëtimtari i botës. Tridhjetë e ca vjet pasi ndodhën ato ngjarjet e krishtlindjes së parë, Jezusi i mblodhi dishepujt në darkën e tij të fundit.

Në atë darkë ai e mori bukën, e bekoi dhe tha, “Merrni, hani, ky është trupi im”. Pastaj e mori kupën e verës, e bekoi, dhe tha, “Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, i cili është derdhur për shumë për faljen e mëkatëve.”

Pikërisht të nesërmen trupi i tij u shpua dhe gjaku i tij u derdh për të na shpëtuar nga mëkatet tona. Është e mrekullushme që në vdekjen e Jezusit kemi një jetë të re me Zotin.