Çarlz Darvini – “njeriu që vrau Perëndinë”

160 vjet pas publikimit të librit “Origjina e Specieve” teoria e Çarlz Darvinit vazhdon të prodhojë më shumëpolemika sesa çdo hipotez tjetër shkencore. Debati zhvillohet mes dy grupeve kryesore.

Në një anë janë ata që besojnë se të gjitha gjallesat u formuan përmes ndryshimeve graduale pasi lindi jeta e parë në tokë në kushte të panjohura. Në anën tjetër janë ata që besojnë se Zoti solli në jetë të gjitha llojet e gjallesave në kohën kur e krijoi botën.

Padyshim që “Origjina e Specieve” është ndër librat që ka ndikuar më shumë në botën moderne. Ishte darvinizmi që e furnizoi Karl Marksin me shtyllën shkencore që ai kërkonte për idetë e tij politike. Më vonë, vendet komuniste do ta shfrytëzonin teorinë e Darvinit në propogandën e tyre kundër besimit në Zotin, duke e paraqitur fenë, gjoja si diçka anti-shkencore.

Ndonëse Darvini e popullarizoi idenë e evolucionit, dëshmitë historike tregojnë që idetë e tij nuk ishin aspak të reja. Zhvillimi i varieteteve të ndryshme brenda specieve (mikroevolucion) ishte pranuar gjerësisht pa u botuar libri “Origjina”.

Ajo që shkaktoi debat të madh ishte “teoria e përgjithshme” e makroevolucionit. Kjo ishte ideja që seleksionimi natyror mund të prodhojë specie të reja pa kufi si rezultat i ndryshimeve të rastit, dhe që këto kanë një paraardhës të vetëm të përbashkët. Ky është një skenar kaq i mahnitshëm, saqë edhe Darvini kishte “dyshime të tmerrshme” rreth tij.

Megjithatë, sot e dimë që këto nuk ishin ide origjinale. Mes mendimtarëve të tjerë që kishin propozuar diçka të ngjashme spërkat Erazmus Darvini, gjyshi i Çarlzit, i cili e parapriu nipin në veprën e tij shkencore “Zoonomia” (botuar në 1794).

Vini re sa të ngjashme janë pikëpamjet e Erazmusit me ato të Çarlzit në këtë pjesë të shkëputur nga libri i tij: “A do të ishte tepër e guximshme të imagjinonim se, në periudhën e gjatë të kohës, qysh kur toka filloi të ekzistonte, ndoshta miliona epoka para fillimit të historisë së njerëzimit; a do të ishte tepër e guximshme të imagjinonim se të gjitha kafshët gjakngrohta kanë dalë nga një fill i vetëm i gjallë, të cilin Shkaku i Parë madhor e pajisi me gjallëri, me fuqinë e përftimit të gjymtyrëve të reja, së bashku me prirje të reja…. për të vazhduar të përmirësohej me anë të veprimtarisë së vet të qenësishme, dhe për t’ia transmetuar këto përmirësime, me anë të lindjes, brezave të mëvonshëm, në jetë të jetëve?”

Gjithkush mendon se Darvini e formuloi teorinë e tij pasi pa faktet e pa kundërshtueshme në udhëtimin e tij nëpër botë.Por ja që, sigurisht, nuk ka ndodhur
kështu vërtetë. Darvini ishte njohur me idenë e evolucionit përpara se të vinte
këmbë në anijen Bigëll.

Gjithsesi, botimi i librit të Darvinit krijoi hapësira të reja
për teorinë e evolucionit që u kthye shumë shpejt në një bindje dominuese në qarqet shkencore. Sot, evolucioni shkon përtej biologjisë dhe pretendon të shpjegojë origjinën, rregullimin dhe zhvillimin e çdo gjëje në univers, pa patur nevojë për një Krijues.

Biologu britanik sër Julian Huxley e quante atë “idenë më të fuqishme dhe më të kuptueshme që është ngritur ndonjëherë mbi tokë.”Teoria e Darvinit i ka krahët e ngrohta. Mbështetës të fuqishëm sigurojnë që ajo të vazhdojë të dominojë në media
edhe sot. Pothuajse të gjitha emisionet për natyrën e marrin si të mirëqënë që
evolucioni është i vërtetë.

Pavarësisht presionit të fortë për të pranuar evolucionin, shumë shkencëtarë vazhdojnë të jenë mosbesues ndaj idesë që jeta ka lindur rastësisht në tokë. Në rradhët e kundërshtarëve të Darvinit gjenden disa prej studiuesve më të ngritur në botë.

Në librin “Evolucioni: një teori në krizë” Michael Denton thotë se çdo qelizë e gjallë është “një objekt kompleksiteti i pashoq” dhe kundërshton fort ata që mendojnë se qelizat e para mund të vijnë në ekzistencë nga një aksident i thjeshtë.

Në dritën e fakteve edhe astrofizikanti britanik Sër Fred Hoyle e braktisi idenë se jeta mund të ketë filluar spontanisht nga mosjeta. I quante argumentetkundër aq të mëdha, sa mjaftonin “për të varrosur Darvinin dhe gjithë teorinë e evolucionit”.Një tjetër ish-evolucionist, dr. Uilder- Smith (i nderuar me tri doktoratura) ka debatuar publikisht me shkencëtarë të ndryshëm të shquar mbi këtë temë në gjithë botën.

Sipas tij, teoria e evolucionit nuk përshtatet aq mirë me faktet e pranuara nga shkenca sa përshtatet modeli i krijimit që flet për një krijues inteligjent: “Modeli evolucionar thotë se nuk është e nevojshme të supozosh ekzistencën e ndonjë gjëje, përveç materies dhe energjisë për të prodhuar jetë. Ky hamendësim është joshkencor.

Ne e dimë shumë mirë se po t’ia lëmë në dorë materies, ajo nuk e organizon vetveten, pavarësisht nga përpjekjet që janë bërë vitet e fundit për të vërtetuar se ajo e bën”.

Vet Darvini e dinte se i duhej një dozë besimi lexuesit për të pranuar teorinë e tij, siç e tregoi me këto fjalë: “Të supozosh se syri, me gjithë mekanizmate pashoq për të përshtatur fokusin për distanca të ndryshme, për të pranuar sasi të ndryshme drite dhe ndreqjen e deformimeve kromatike dhe sferike, të mund të formohej nga përzgjedhja natyrore, duket, e rrëfej hapur, absurde në nivelin më të lartë.”

Nëse vërtetë ka dyshime të forta për teorinë e darvinit, përse shumë njerëz vazhdojnë ta mbrojnë me kaq vendosmëri? Dy vjet pasi ishte botuar “Origjina” Adam Sedgwik, profesor i Gjeologjisë në Universitetin e Kembrixhit, shkroi:
Nga fillimi deri në fund, kjo është një gjellë materializmi e gatuar me zgjuarsi… Dhe përse është bërë kjo? Jam i sigurt se për asnjë arsye tjetër, përveçse për të na bërë të pavarur nga një Krijues”.

Julian Huxley, e konfirmoi këtë në një konferencë për të shënuar njëqind vjetorin e botimit të “Origjinës”: “Arritja e vërtetë e Darvinit ishte të
hiqte gjithë idenë e Perëndisë si Krijuesi i organizmave nga sfera e diskutimit
racional”.

Qysh atëherë një grup shkencëtarësh të profilit të lartë, siç është fituesi i çmimit
Nobel Harold Urey, kanë pranuar hapur se përkushtimi i tyre ndaj ateizmit i ka çuar ata që të përqafojnë teorinë e evolucionit jo si një përfundim shkencor, por si një akt besimi:

Të gjithë ne që studiojmë origjinën e jetës besojmë si një artikull besimi se jeta evoluoi nga materie e vdekur në këtë planet”. Një gjë është e qartë. Teoria e Darvinit do të vazhdojë të mbetet mollë sherri edhe në të ardhmen.