Çdo lindje, e mrekullueshme

0
56

Shumë e shumë njerëz të mëdhenj e të thjeshtë, e përshkruajnë lindjen e një fëmije si një mrekulli të vogël. Dhe sa më shumë mësojmë për sekretet e formimit të një jetë të re, aq më tepër zë vend kjo fjalë. Pas vetëm dymbëdhjetë javëve të para të rritjes së fëmijës në barkun e nënës, rrahja e zemrës mund të dëgjohet duke përdorur një pajisje të posaçme elektronike.

Të gjitha organet dhe indet – duke përfshirë zemrën, mushkëritë, trurin, sistemin e tretjes, veshkat dhe organet e riprodhimit – janë formuar dhe kanë zënë vendet e tyre të duhura. Kësaj situate i mungon vetëm koha: edhe gjashtë muaj të tjerë për rritjen.

Kur foshnja lind, ajo ka 305 kocka por disa prej këtyre shkrihen e bashkohen ndërsa rritet fëmija, duke lënë 200 e disa të cilat lëvizen nga 650 muskuj dhe 100 nyja, secila prej tyre është formuar në mënyrë të tillë si gjithë të tjerat. Fituesi i çmimit Nobel, Linus Pauling, deklaroi se “një qelizë e vetme e gjallë në trupin e njeriut është më e ndërlikuar sesa qyteti i Nju Jorkut.”

E gjitha kjo është dëshmia që jeta e njeriut është projektuar nga një mendje brilante, një skultor i pashoq dhe një krijues i gjithëdijshëm.