A është e vërtetë feja?

Krishti tha: “Ky brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por asnjë shenjë nuk do t’i jepet, përveç shenjës së profetit Jona”

Një besimtar qëndroi një natë me një shok jobesimtar, një mjek, i cili thoshte se i vetmi realitet ishte ai që kapnin shqisat.

Mjeku i tha: “A e ke parë ndonjëherë fenë?”, “Jo.” “A e ke dëgjuar ndonjëherë fenë?” ,“Jo.” “A e ke nuhatur ndonjëherë fenë?”, “Jo.” “A e ke shijuar ndonjëherë fenë?”, “Jo.” “A e ke ndjerë ndonjëherë fenë?”, “Po.”

“Tani pra,” – tha mjeku me pamje triumfi, “Kam provuar me anë të katër dëshmitarëve të respektuar që feja nuk shihet, dëgjohet, nuhatet apo shijohet; dhe vetëm te një dëshmitar, pra tek të ndjerët, je mbështetur ti. Pesha e fakteve është kundër teje, dhe duhet ta pranosh.”

Atëherë besimtari i tha mjekut: “Si doktor, ti mendon që të paturit shpresë është e rëndësishme për shëndetin fizik. Por veçse ke mashtruar veten dhe njerëzit e tjerë.”

Kur mjeku protestoi me indinjatë, besimtari i tha, “Epo mirë, doktor, a e ke parë ndonjëherë shpresën?” “Jo.” “A e ke dëgjuar ndonjëherë shpresën?”, “Jo.” “A e ke nuhatur ndonjëherë shpresën?” “Jo.” “A e ke shijuar ndonjëherë shpresën?” “Jo.” “A keni ndjerë ndonjëherë shpresën?” “Sigurisht” tha doktori.

“Megjithatë,” tha besimtari me ironi, “katër dëshmitarë të respektueshëm kanë dëshmuar kundër ekzistencës së shpresës.”