HomeJehona 33A e ka hequr qafe shkenca Perëndinë?

A e ka hequr qafe shkenca Perëndinë?

Shkenca dhe feja janë dy nga ndikimet më të fuqishme që shoqëria ka njohur ndonjëherë. Ideja se shkenca dhe feja janë në kundërshtim, është propaganduar me forcë, sidomos gjatë shekullit të fundit, por a ka ndonjë bazë? A jemi të detyruar të mbështesim njërën apo tjetrën? A duhet të pranojmë që ato do të jenë gjithmonë kundër njëra-tjetrës?

Këto janë pyetjet e diskutuara në librin ‘A e ka hequr qafe shkenca Perëndinë?’ Në veçanti, dr. Gjon Blançardi, sqaron se shkencizmi nuk është shkencë e vërtetë, por një sistem besimi. Ai e ilustron këtë më së miri duke treguar për një vizitë që ka bërë në Afrikën e Jugut: “Disa vite më parë, më ftuan të merrja pjesë një një program radiofonik në Keip Taun (Cape Town).

Ditë më parë programi ishte shënuar si “Besimtari kundrejt jobesimtarit”. Shf­a­q­ja njëorëshe filloi me prezantuesin (një ateist) që më prezantonte mua si besimtar dhe veten si jobesimtar, por në komentet e mia hyrëse, vura në pikëpyetje gjithë bazën e programit dhe këm­bëngula se ai gjithashtu ish­te një besimtar.

Ai e sfidoi fuqishëm këtë, por unë vura në dukje: “Me gëzim e pranoj që jam besimtar, unë besoj në ekzistencën e Perëndisë. Por edhe ti je besimtar, ti beson në mosekzistencën e Perëndisë. Ajo që do të doja t’u tregoje dëgjuesve është dëshmia në të cilën mbështet besimin tënd në mosekzistencën e Perëndisë”. Ai nuk dinte çfarë të thoshte. Kjo gjë ishte befasuese, sepse dikush duhet të zotërojë gjithë dëshminë në dizpozicion, para se të jetë i sigurt se asnjë nuk të çon në ekzistencën e Perëndisë.

Disa nga argumentat më të forta të këtij libri janë organizuar rreth deklaratave të thjeshta dhe të qarta si: Shkenca nuk është në gjendje të na tregojë se përse filloi të ekzistonte universi. Shkenca nuk është në gjendje të shpjegojë se përse ka ligje shkencore apo natyrore, ose përse ata janë kaq në harmoni dhe të varur nga njëri-tjetri. Shkenca nuk mund të shpjegojë se përseuniversi është i akorduar në mënyrë aq të mahnitshme, sa të mbështesë jetën inteligjente në planetin tonë.

Shkenca nuk mund të shpjegojë se përse, si qenie njerëzore, ne jemi persona dhe jo thjesht objekte. Shkenca nuk mund të na thotë asgjë për faktin se pse mendja ekziston dhe funksionon. Shkenca nuk mund t’i shtojë asgjë cilë­ sisë së brendshme të jetës. Shkenca nuk mund të përkufizojë, ose shpjegojë parimet etike. Shkenca nuk është në gjendje t’u japë përgjigje pyetjeve më të thella të jetës.

Dhe dr. Blançardi citon një numër pothu­ajse të pafund autoritetesh nga bota e shkencës në mbështetje të argumentit të tij kundër ateizmit materialist: “Steve Jones, materialist i betuar, e pranon lirshëm këtë në librin e tij “The Language of the Genes” (“Gjuha e gjeneve”): “Shkenca nuk mund t’u përgjigjet pyetjeve që bëjnë filozofët ose fëmijët: përse jemi këtu, çfarë kuptimi ka të jesh gjallë, apo se si duhet të sillemi.

Gjenetika nuk ka pothuajse asgjë për të thënë rreth asaj se çfarë na bën ne më shumë se makina të shtyra nga biologjia, çfarë na bën ne njerëzorë. Këto pyetje mund të jenë interesante, por shkencëtarët nuk janë më të kualifikuar se ndonjë tjetër për të komentuar mbi to”.

Sër John Eccles, pionier i fitimit të çmimit “Nobel” në kërkimin e trurit, theksoi disa nga këto çështje: “Shkenca nuk mund të shpjegojë ekzistencën e secilit prej nesh si një vetvete e papërsëritshme, as nuk mund t’u përgjigjet pyetjeve të tilla themelore si: kush jam unë; si u ndodha në një vend dhe kohë të caktuar; çfarë ndodh pas vdekjes. Këto janë të gjitha mistere përtej shkencës”.

Psikiatri i shquar Paul Tournier arriti në të njëjtin përfundim: “Sot, kushdo po kërkon përgjigje ndaj atyre problemeve të cilave shkenca nuk u kushton vëmendje, problemi i fatit të tyre, misteri i së keqes, pyetja e vdekjes”. Këto janë mes pyetjeve më themelore që ne mund të pyesim ndonjëherë dhe, në përgjigje të tyre, shkenca vetëm sa mund të mbledhë supet dhe t’i kalojë ato diku tjetër.

Madje edhe filozofi dhe matematikani austriak i njohur botërisht Ludwig Wittgenstein pranoi: “E ndiejmë se, edhe kur gjithë pyetjet e mundshme shkencore kanë marrë për­gjigje, problemet e jetës mbeten tërësisht të paprekura”. Libri i dr. Gjonit është mbushur me citime mbreslënëse të shumë prej kokave të shkencës që shfaqin hapur besimin e tyre te Zoti.

Përfundimi i dr. Gjonit lidhur me çështjen e shkencës dhe besimit vijon: “Shkencëtarë të panumërt, në gjithë disiplinat shkencore, i janë përkushtuar një botëkuptimi që shikon një univers që shkon sipas një rendi të caktuar që i bindet ligjeve të varura të vendosur nga një Krijues, i cili e ka zbuluar veten në faqet e Biblës.”

Most Popular

Recent Comments